Veliaj: I provuam 4 vjet se ç’dinin të bënin, kemi një javë kohë t’i ndërrojmë

Bledar Lumani

Problemet e shumta me ujësjellës-kanalizimet dhe rrugët e shkatërruara ishin shqetësimet e banorëve të njësisë nr.6 në Kombinat, të cilët kërkuan më shumë vëmendje nga kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, pas zgjedhjeve të 21 qershorit, i cili shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Banorët u shprehën se në këto 4 vjet nuk e kishin parë asnjëherë kryebashkiakun aktual në zonë, ndërkohë që pusetat dhe ujërat e zeza janë dy çështje që kërkojnë zgjidhje të menjëherëshme nga bashkia.

Kemi bërë një investim këtu. Këta të ujësjellës-kanalizimeve nuk marrin masa fare për ujin e pijshëm. Imagjinoni se çfarë bëhet, tallen me taksat e popullit. Uji rrjedh në 4-5 vende dhe në 2-3 vende i kemi eliminuar vullnetarisht. Kanë 5000 vetë atje në ujësjellës dhe thonë s’kemi punëtorë”, thotë njëri nga banorët e lagjes.

Se si mund të jetë depo e ujit në majë të kodrës dhe këtu mos të ketë ujë, se uji del në rrugë, kjo është e paimagjinueshme. Katër vjet i provuam se çfarë dinin të bënin këta. Një javë kohë kemi: të ndajmë mendjen t’i ndërrojmë”, tha kandidati Veliaj.

Një banor tjetër shprehu shqetësimin për ujërat e zeza në zonë:

Po qe e mundur të vije të shikoje ujërat, atje ku janë pusetat e ujërave të zeza të hapura, në sipërfaqe, në rrugë. Nuk hapim dot dyert e shtëpisë ose dritaret për të ajrosur shtëpitë”, tha ai.

Ndërsa një banore u ankua për mungesën e ujit:

Këtu kemi patur ujë Selite. Tani ujin e Selitës na e morën, se ku e çuan? Tani ujin e blejmë sepse ky që na kanë sjellë nuk bën as për të larë rrogat”.

“Dy mundësi kemi: O të qahemi edhe 4 vjet të tjera, ose të përdorim këtë javë për t’i hequr këta e për të sjellë ca njerëz që bëjnë punën. Kaq e thjeshtë është. Unë besoj te kjo e dyta. Unë dhe Sajmiri çdo fjalë që kemi dhënë, e kemi mbajtur. Aty ku kemi pasur përgjegjësi, në Ministrinë e Rendit dhe në Ministrinë e Mirëqenies, i kemi shkuar deri në fund”, tha Veliaj.

Ndërkaq, ministri Tahiri tha: “Të gjithëve na kërkohet që këtë javë t’i japim një mundësi Tiranës që të vijë në drejtimin e duhur. Erioni është këtu të angazhohet, bashkë me mua dhe ju, që ta bëjmë këtë rrugë dhe gjithë problemet që ka lagja”.

Share This Article
37 Comments
  • Me vullnetin e ketij kandidati, me perkushtim e pune, kam shume besim se do realizohen. Ne shqiptaret duhet te vrapojme drejt puneve e te ardhmes.
    Boll me shkaterrime e pritje dembelash…

    • Veliaj eshte kandidati i duhur ai qe Tirana ka nevoje per te nisur nga puna . e kemi vete ne dore qe te mund te sjellim ndryshimin me voten tone. u qame mjaftueshem per kater vite ne harrese tani eshte koha qe me voten tone te tregojme qe duam vertete te shkojme ne drejtimin e duhur.

    • Shume e vertete! Ne 4 vite ai genjeu dhe zhgenjeu! Le ti denojme me voten e 21 qershorit, duke ju treguar

    • Shume e vertete! Ne 4 vite Luli genjeu dhe zhgenjeu! Le ti denojme me voten e 21 qershorit, duke ju treguar qe nuk mund te tallen me voten tone! Pasi ne sic i votojme ashtu dhe i largojme!

    • Shpresojme shume qe kandidati Erion Veliaj te beje pune te mira ne Bashki. Ka aftesite e duhura per ta transformuar qytetin e per ti dhene zhvillim zonave qe perfshihen perreth tij. Ka projekt konkret per Farken, Dajtin, Kasharin e mjaft zona te tjera qe i bashkangjiten Bashkise. Po ashtu edhe ne cdo njesi do kete investime ne ujesjelles e jo vetem. Qyteti ka kater vite qe eshte lene ne harrese, bashkia ka bere 0 investim.

    • pas nje mandati te deshtuar te kryebashkiakut ne arrati, qyteti i tiranes ka probleme te pafund te cilat mund te gjejne zgjedhje vetem me programin konkret dhe realist te Erion Veliaj i cili ka te gjithe mundesite, ambicjen dhe vizionin per te cuar qytetin ne drejtimin e duhur!

    • Erion je i duhuri per Tiranen tone qe keta te mjeret e kane lene ne harrese,, dhe tani kane goje e flasin, po kush dreqin ju beson me njeri?? Jane bere shume te urryer nga njerezit, nuk do njeri ti shikoje me sy madje as ne televizor kur dalin nderrojme stacionin e tv… perpara me drejtimin e duhur…

    • Te gjithe se bashku per nje qellim me te mire, me drejtimin e duhur , me Erion Veliaj ne krye vendi jone do perparoje shume, fitorja eshte e jona, ju duam vetem juve ne krye te bashkise se tiranes,,, jeni me i miri dhe vetem me ju ky vend do ndricoje…

    • Banoret e kombinatit me te drejte shprehen per me shume vemendje dhe mbeshtetje nga bashkia e tiranes eshte per te ardhur keq fati qe ne lagjet e kesaj njesi ku banojne shume famijle nuk ekzsiton rruga me asfalt por rruge e mbushur e gjitha me zhavor dhe pellgje me uje dimer e vere, ky nje fakt dhe jo nje genjeshter mjafton ta vizitosh dhe te jepet ideja qe nuk ka lidhje me zone te kryeqytetit, prandaj kryebashkiaku i radhes Erion Veliaj duhet ti kushtoje me shume vemendje kesaj zone te braktisur.

    • kam besimin se erioni do beje dicka te mire jo vetem ne kombinat por ne gjithe tiranen duke plotesuar dhe permiresuar ndjeshem mungesat e shumta ne kryeqytet, fitorja e erionit ne tiranen nuk diskutohet ka mbeshtetje te gjere popullore, ka te gjitha mundesite per te cuar tiranen ne drejtimin e duhur

    • asgje te hajrit nuk bene ne keto kater vite,, e harruan vendin e lane si mos me keq dhe tani ngrejne zerin per te blere voten e popullit por ata se dine qe populli ka krijuar nje urrejtje per ta… ne jemi drejtimi i duhur me ty erion…

  • Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur

    • po populli nuk mundte jete aq jo dasahmires per veten ,e pane qe ne kater vite askush nuk u kujdes per asgje dhe per asnje , nuk ka me te voglin dyshim qe jane me po te njejta parime dhe e vetmja gje qe u intereson eshte karrigia dhe si te rrezojen qeverine po qe do ti vijne anash se populli ehset aq i zgjuar sa te dije te vleresoje

      • Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate

        • besimplote qe veliaj do ti riaktivizoje dhe zoant e lena ne harrese, fashatrat perreth tiranes. po ne fakt problemi eshte qe ne kater vite eshte kthyer e qendra e qytetit , tirane brenda ne nje katrahure qe nuk merr vesh i pari te dytin

          • Patjeter qe je fitues i padiskutueshem. tiran duhet te zgjoeht bol fjeti e shkaterrua per kater vite . kater vite nje tirane e keqtrajtuar , nje tirane qe lengon. basha ka qene thjesht nje lider pa vizon nje pertac qe as qe i interesonte ky qytet. e me kandidatin e rradhes Kosova , pertej te qenit i derguari i zotit ne toke e si njeri qe di te mbaje mire sekrete nuk di te bej gje tjeter.

          • Nje lider i vertete , shpresedhenes per Tiranen e harruar . Ka hyre ne kete gare me nje plan elektoral te qarte e ide te qarta per ndryshime reale.

          • kenaqem kur e degjoj kete djale , eshte shume vizionar e energjik . i duhet tiranes dhe ketij vendi shume elemente te tille . forca pas fitores per te nisur shnderrimin e kesaj katrahure te lene pas

          • Njerezit jane mjaftueshem inteligjent , kane perpara tyre 2 kandidate nejri qe tregon barsaleta, mban planin elektoral sekret se ne te vertet nuk e ka nje te tille ndersa nga ana tjter Erioni qe del me nje plan elektoral konkret e me zgjidhje reale per banoret e zonave perkatese

          • Bravo Eri ti je i duhuri per ta kthyer ne drejtimin e duhur qytetin e Tiranes. besimplote qe do tregosh seriozitet e perkushtim per problemet e nevojat e qytetareve te cilet realisht jane lene ne harrese.

      • Erion Veliaj do ti ktheje Tiranes frymen qe ka patur dikur, pastertine qe kishte dikur ky vend,, me ju ne krah vendi do perparoje me shume,, jeni me i miri dhe ne e dime qe ju do beni me te miren per vendin tone, me ju bashke ne drejtimin e duhur…

    • Erion Veliaj do ti ktheje Tiranes frymen qe ka patur dikur, pastertine qe kishte dikur ky vend,, me ju ne krah vendi do perparoje me shume,, jeni me i miri dhe ne e dime qe ju do beni me te miren per vendin tone, me ju bashke ne drejtimin e duhur…

  • Kemi 4 vjet humbje per Tiranen, 4 vjet pergjumje, 4 vjet harrese ndaj cdo problematike ndaj qytetarit, 4 vjet ku qytetari ndihet i pambrojtur nga ato cfare konsumon, 4 vejet perbuzje, tani rruga e duhur dhe e vetme eshte absolutisht Erioni.

  • qytetaret 4 vite me para nuk i zgjodhen keta lulushat , lulushi saliu dhe ristani i vodhen zgjedhjet pasi i vodhen demostruan qe jane deshtak dhe nuk dinte te bejne asgje nuk kane vizion per asgje dhe kjo me 21 qershor do i denoj teper rend me nje fitore historike ne favor te Erion Veliaj sepse ai do e sjelli Tiranen ne Drejtimin e Duhur,

  • Te kandidonte Erioni si i pavarur s’do merrte as 0.1% vota, Erin nuk e duan te vete e jom me njerzit e thjeshte!

  • Nuk mund te votohet Erion perball nje kandidati si Halim Kosova> Nuk mund te votohet nje kalama i llastura nga partia, perball nje burri i cili shquhet per suksesin ne pune, perkushtimin, per fisnikerine per miresine, zotesine. Vetem po te manipulohen votat fotin Erioni, se ndryshe nuk ka shans tjeter!

  • ne keto 4 vite thjesht u vertetura qe pd ka vetem fjale fjale dhe vetem fjale qe i mer era dhe ngelet hicc.. me 21 qershore eshte dite historike per qytetaret e tiranes dhe jo vetem qe ta rikthejne ne Drejtimin e duhur sepse tirana ka dale nga shinat dhe duhet energjia dhe vizioni erionit ta ktheje tiranen ne binaret e duhur!

  • sepse fitorja e erionit eshte e pa diskutuar , askush nuk e voton shqupin pavarsisht se ata dalin ne medja dhe shajne Ps-Lsi ata dhe vete do votojne ASHE sepse e dine qe jane te pa aft , lulushi nuk di te lozi spathi e jo me te drejtoj nje vend. Suksese Erion Fitore se e meriton!

  • Qe do nderrohen, do nderrohen zoti Veliaj, por shterngoje fort prapanicen se nuk eshte Tirana vetem brenda Unazes se Madhe, por gjithe Tirana me kodra, fusha e kanale se perseri edhe ti do hedhesh zarfin e dyte menjehere qe nuk po ja dalim se po nderqim gabimet e Lulit se nuk do kaperdihen me keto karramele dhe do i leshe kusure fushates se ardheshme te shtetit.

  • keta banoret e paskan mesuar permendesh reciltalin e veliajt keshtu do thone edhe keta, si nuk paska uje ne tirane se jane bere instalimet e reja nga bashkia basha qysh kur erdhi ne fillim, por keto mashtrime elektorale nuk e genjejen dot votuesin se at e dine shum mire se uje ka dhe ska munguar asnjeher.po veliaj nga deshperimi ka filluar tu puthi kemben votuesve.

  • puthja doren ,kemben, edhe bythen po deshe, se per halim kosoven do votojne, nuk voton njeri ty dhe ajola xoxen qe ta ktheni bashkine e vater pastrimi parashe, bashkia e tiranes eshte e qytetrave dhe ajo ka nevoje per nje qytetare si halim kosova. ti vazho dhe shit fiq se po vjen edhe koha e tyre tashme.

  • Ne fakt ne kater vjet jane bere shume pune po per nje njeri te pa afte si puna jote qe nuk e di se cfare eshte puna normal qe do flasesh ashtu. Erjoni eshte kanditatura me e deshtuar qe mund te kete tirana. Nje njeri komplet te pa afte

  • Ti per dy vjet nuk bere asgje sa ishe ne krye te ministris thjeshte rrezultove qe ishe nje nder ministrat me te deshtuar te qeveris se piktorit. thjeshte je nje mashtrues dhe nje hajdut i pa pare.

  • Ky njeri mashtrues dhe hadut do e katandisi qytetin si mos me keq po erdhi ne krye te bashkise. Prandaj me 21 qershor nuk duhet ta lejojm qe zari i rames te vazhdoi punen e piktorit per betonizimin e ketij vendi. Duhet ti themi stop rrenimit te piktorit

  • Ky njeri sa ishte minister i mirqenies sociale te vetmen gje qe beri ishte realizimi i dasmes dhe vjedhja e 40% e fondit te ministris. Ky njeri per dy vjet beri vetem show televiziv dhe asnje pune me shum. Ky nuk mbajti asnje nga premtimet i cili u zotua te mbante.

  • Eri sa ishte minister i hoqi njerezve ndimen sociale. La shume familje ne deshperim dhe pa buke. Imagjino se cfare mund te bej ky po erdhi ne krye te bashkise se tiranes.
    E vetmja alternative e duhur eshte Dr. Halim Kosova nje menaxher dhe administrator i sprovuar. Njeriu i duhur i cili duhet te drejtoje qytetin e Tiranes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *