Hillary Clinton po e përshkallëzon më tej fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale.
Të dielën, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e njëkohësisht edhe ish-shefe e diplomacisë amerikane ndaloi në Ajoua, në përpjekje për të regjistruar vullnetarë politikë për fushatën e saj.
Ajoua e priti ftohtë zonjën Clinton në presidencialet e vitit 2008, por në mitingun e djeshëm, pjesëmarrja e njerëzve ishte mjaft e madhe.
Ky konsiderohet si tubimi i parë i rëndësishëm i Hillary Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Ore se s’po te marim vesh, ku bie kjo “Ajoua” se ngela 1 ore ne google dhe, s”po gjej asnje gje??????!!!!!!!!