Magani, trajneri i ri i Kukësit

redaktor

Gugash Magani do të jetë trajneri i ri skuadrës së Kukësit. Gjërat kanë lëvizur me shpejtësi në klubin verilindor. Dje paradite, drejtuesit e klubit kuksian kanë larguar nga detyra trajnerët serbë, Radanoviç-Gvozdenoviç. Boshllëkun e krijuar presidenti Gjici ka nxituar menjëherë për ta plotësuar. Mësohet se oferta për t’i besuar që sot drejtimin e skuadrës së Kukësit i është bërë Gugash Maganit, ish-trajner i bardhebluve të Tiranës.

“Po, do të vij në Kukës!”, mësohet të jetë shprehur trajneri Magani, i cili pritet që të nënshkruajë edhe kontratën me presidentin Gjici për të drejtuar skuadrën kuksiane në Europa League, por edhe në sezonin e ardhshëm.

Trajneri peqinas Gugash Magani përpara se të pranonte ofertën e klubit kuksian, paraprakisht kishte gjetur akordin me presidentin Edmond Hasanbelliu, për të drejtuar ekipin e Teutës në sezonin e ardhshëm. Besohet, se ky akord “xhentëlmenësh”, duke patur parasysh raportet miqësore që ekzistojnë midis Maganit dhe Hasanbelliut, nuk do të bëhet pengesë që tekniku peqinas të firmosë sonte kontratën me presidentin Gjici.

50-vjeçari Gugash Magani konsiderohet si një nga trajnerët më seriozë dhe të suksesshëm të brezit të tij. Në CV-në si trajner, ai është më jetëgjati në krye të pankinës bardheblu të Tiranës të këtyre viteve të fundit, që e drejtoi skuadrën kryeqytetase për një sezon e gjysmë. Ndërkohë Magani e ka nisur trajningun si profesion më 2008 me skuadrën e qytetit të tij, Shkumbinin, për të provuar më pas të drejtojë edhe Flamurtarin, Besën dhe Teutën, para se të ulesh së fundmi në krye të skuadrës kryeqytetase të Tiranës.

Share This Article
2 Comments
  • O bo bo iku dhe kukesi per lesh tani qe shkoi Gugashi. Kudo qe shkon ai ka vetem humbje dhe degradim skuadre e klubi bashke. Uroj qe mos vene keshtu si po shkruaj por realiteti e ka treguar te kunderten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *