Elseid Hysaj gjithmonë e më pranë Napolit.
Në këtë skuadër trajner tani është Maurizio Sarri, i cili i njeh aftësitë e mbrojtësit shqiptar. Sarri ka qenë trajner i Empoli deri sezonin e kaluar ku arriti objektivin e caktuar qëndrimin në Serie A.
Shtypi sportiv italian e çon Hysajn te skuadra napoletane si një mundësi për të zëvendësuar Christian Maggio.
Hysaj kërkon një ekip më të madh, pas paraqitjes befasuese të kampionatit të kaluar, por dhe aktivizimit si titullar në kombëtaren e Xhani De Biazit.
Mbrojtësi ka zhvilluar 36 ndeshje në sezonin që debutoi në Serie A duke spikatur në disa takime, veçanërisht përballë Milan ku dha pasimin për gol Massimo Maccarones.
Kartoni i Elseid Hysaj vlen rreth 5 milionë euro. Nga Empoli te Napoli mund të transferohet edhe Mirko Valdifiori. Mesfushori pritet të jetë një tjetër përforcim për Napolin që në këtë sezon zhgënjeu si në kampinat edhe Champions League.
