Aplikuesit e Lotarisë 2015, duhet të kontrollojnë sërish statusin pasi mund të dalin fitues. Të gjithë qytetarët shqiptarët që aplikuan për Lotarinë Amerikane 2015, por nuk janë shpallur fitues, kanë akoma një shans të fundit për t’u përzgjedhur. Bëhet fjalë jo për ata persona që kanë aplikuar vitin e fundit, por për të gjithë ata që e kanë hedhur Lotarinë më herët, në nëntor të vitit 2013, për të fituar Lotarinë e Vitit 2015. Këta persona e kanë marrë përgjigjen më datë 1 maj 2014, por pavarësisht se përgjigja ka dalë negative, ata duhet ta kontrollojnë edhe një herë për t’u siguruar nëse kanë fituar ose jo.
“Qendra Konsullore Kentucky (QKK) ka shpërndarë një postë elektronike (e-mail) të gjithë personave që janë regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2015. Ky mesazh citon që për shkak të një problemi teknik në faqen e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve më datë 1 maj 2014, disa të regjistruarve, të cilët kanë vizituar këtë faqe për të mësuar rreth statusit të aplikimit të tyre, u ka dalë informacioni i gabuar.
Ju duhet të kontrolloni përsëri statusin tuaj për të mësuar nëse jeni përzgjedhur ose jo. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entry Status Check), në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov nga 1 maji 2014 deri të paktën më 30 qershor 2015. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë për përzgjedhjen dhe do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë”, sqaron Ambasada Amerikane.
