Rama: Belshi, model i shkatërrimit të PD-së

Dita

Kryeministri dhe njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte sot një miting elektoral në Belsh, ku mbështeti kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Arif Tafani.

Duke folur për opozitën, Rama u shpreh se, “dy herë që patën mundësinë ta qeverisnin Shqipërinë, një herë e fundosën në gërmadhën e piramidave dhe herën e dytë, për pak na hodhën në humnerën e borxheve dhe kolapseve energjetik. Por, akoma më keq, akoma më për turp, nëpër komunat ku drejtojnë, drejtojnë nëpërmjet ca agallarësh ordinerë, të cilët nuk kanë bërë asnjë punë tjetër përveçse janë marrë me grabitje pyjesh, me grabitje kullotash, grabitje tokash, me tjetërsime pronash, me grabitje fondesh. Unë po ju siguroj për një gjë, që pas 21 qershorit, kryetarët tanë të bashkive do të bëjnë auditimin e gjithë veprimtarisë së komunave dhe këta agallarët e Belshit do të ballafaqohen me drejtësinë”.

Agallarët e Belshit vazhdojnë të vijnë vërdallë e kërcënojnë njerëz dhe kujtojnë se njerëzit do ju shkojnë nga mbrapa. Nuk ju shkon askush nga mbrapa, kush dëshiron që ta investojë votën e vet për t’u bërë ndonjë punë e mirë për familjen e tij dhe për komunitetin”, theksoi Rama.

Unë, vijoi kryeministri, “jam shumë i kënaqur për një fakt, që e bën këtë fushata më të bukurën që unë kam parë dhe unë kam parë jo pak fushata. Kjo është një fushatë ku si asnjëherë tjetër më parë ka një prani të jashtëzakonshme grash dhe vajzash, si asnjëherë tjetër më parë, gratë dhe vajzat edhe në zonat më të thella nuk po i presin zgjedhjet në shtëpi, por janë bërë pjesë e kësaj fushate. Ato janë kudo nëpër takimet e kandidatëve, nëpër dëgjesat publike, nëpër takimet e mëdha edhe nëpër sheshe, sepse si asnjëherë më parë, këto zgjedhje janë zgjedhje për gratë dhe për vajzat”.

Share This Article
13 Comments
  • Belshi si gjithe qytetet e tjera te shqiperise do zgjedhin ate kandidat qe do ta administroj shqiperine ne drejtimin e duhur. edhe jo ate kandidat qe jane shymbylltyra te shkatrimit te shtetit nga keq qeverisja edhe nga keq administrimi!

    • Kjo qeveri premtoj qe ne 2013 do te rilindte qytet shqiptare edhe ne pjesen me te madhe te tyre e ka mbajt premtimet. kjo qeveri po e con shqiperine ne drejtmin e duhur si nje nga obligimet kryesore qe kane marre ne 23 qershor 2013 nga vota e 1 milion shqiptarve!

      • Shqiptaret e dine shume mire se cila eshte e mira edhe e keqa. kush eshte Pd qe ne 8 shkatroj shqiperin edhe kush eshte Ps qe ne 18 muaj po e rilind ate. prandaj vota e tyre ne 21 qershor do jete per ta cuar vendin ne drejtimin e duhur jo drejt drejtimit te gremines!

    • Belshi votebeson kandidatin e Aleances per Shqiperine Europiane, z. Arif Tafani. Edhe Belshi ashtu sikurse te gjitha qytetet e tjera te Shqiperise e ka mese te nevojshme investimin pasi transformohet pamja e qytetit por ne te njejten kohe investimet krijojne vende pune dhe sjellin zhvillim.

    • se mos vetem belshi eshte modeli i shkaterrimit,keta te shqupit nuk kane sanje modeli suksesi.i gjithe modeli ketyre eshte i deshtuar.sepse keta nuk dihet te bejn pune por thjesht dine te rrine te flene gjume dhe te bejne zhurme.

    • belshi eshte mundesia per ti treguar te gjithe shqiptarve se pd do vetem deshtimin dhe te mbushi xhepat e tyre dhe jo te punoje per popullin.te jete ne krye dhe te fleje gjume por jo te beje pune.te tregojne arrogancen e tyre ne zyrat e bashkise dhe te vene gangstera per drejtora dhe jo njerez te kualifikuar.

    • modeli i pd eshte vetem deshtimi dhe gjume.madje dhe modeli i bashes eshte inexistenca ne sektoret e bashkive dhe te vendosi drejtora si ganstera.jo vetem belshi por e kemi provuar 8 viote ne kurriz se cdo te thote te jesh inexitent dhe te mos perfaqesohesh nga qeve3ria madje dhe ne rajon te jesh lolo.

    • modeli qe ofron pd eshte vrasja njerzve privatizmi i shqiperise nga shkelzen berisha,dhe eshte degjenerimi i jetes politiko-sociale dhe informaliteti qe te ofron pd dhe mosperfaqesimi i nevoja ne politika.pra keta mendojne vetem per vete.

    • alternativa e vetme e nje mireqeverisje dhe e venies ne binare te jetes politike dhe ekonomike ne shqiperi eshte vetem e majte.historia e ka treguar kete qe nga 97 e gjer sot ku mbas cdo krize ne vend e majta ishte pergjegjse per te rregulluar jeten e vendit.

    • dita e zgjedhjeve te 21 qershorit do japi mundesin te gjithe qytetareve te shqiperise perfshire ato te belshit per te zgjedhur partine socialiste dhe kandidatet e aleances per shqiperine evropiane per te rilindur teritorin e vendit pas nje qeverisjeje skandaloze te partise demokratike.

  • pd-ja per belshin eshte kujtuar kur ka pas nevoje per vota tete vjet ne pushtet nuk beri asnje investim qofte dhe minimal per qytet, kandiadti i propzuar nga e majta ka gjithe potencialin per te bere me te miren duke punuar dhe ne bashkupnim me qeverine te realizojne projekte konkrte dhe me perfitim per belshin

    • shume suksese dhe fitore te thelle kandidati Arif Tafani per garen e bashkise se belshit eshte i duhuri per te bere me te miren per ta ndryshuar dhe drejtuar ne drejtimin e duhur kete bashki te braktisur dhe te drejtuar ne menyren me te keqe te mundshme duke celur rrugen e ndryshimit per belshin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *