Qiraja për objektet jo banesa, vlerë e re e llogaritjes së saj

redaktor

Qeveria shqiptare ka marrë një vendim që tashmë është zyrtarizuar për vlerën minimale të pagesës së qirasë, për objektet për qëllime tatimore (pra ato objekte që nuk jepen për banim).

Nëse deri më parë nuk ishte e përcaktuar zona, apo vlera e saktë e qirasë, vendimi i qeverisë jep specifikime se si do të bëhet pagesa e qirasë, cila vlerë do të tatohet referuar ndryshimeve në ligjin për “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Çfarë specifikon vendimi?

Sipas vendimit qeveritar vlera e dhënies me qira të ndërtesës e cila përcaktohet në kontratën e noterizuar të qirasë, veç të tjerave duhet, detyrimisht, të përcaktohet qartë adresa ku ndodhet ndërtesa, sipërfaqja, në metër katror, dhe vlera mujore e qirasë së objektit.

Në asnjë rast, vlera e dhënies me qira të ndërtesës, nuk do të jetë më e vogël se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në këtë vendim.

Vlera minimale mujore, për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira, është e barabartë me 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj, e përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Vlera e tatueshme për Tiranën

Në bazë të këtij vendimi për dhënien me qira të ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, në qytetin e Tiranës, vlera minimale e qirasë mujore, për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet në pesë kategori të ndryshme dhe kjo sipas zonave të qytetit.

Për 1m2 sipërfaqe për dyqan mallrash apo shërbimesh, vlera minimale e qirasë mujore është 2 (dy) herë më e lartë se vlera minimale e qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës. Për 1m2 sipërfaqe për garazh të mbuluar, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit.

Për 1m2 sipërfaqe për zyrë dhe magazinë, vlera minimale e qirasë mujore është e barabartë me vlerën minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit. Për 1m2 sipërfaqe parkim të hapur, vlera minimale e qirasë mujore është 30 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit.

Për 1m2 sipërfaqe bodrumi, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit. Për 1m2 sipërfaqe të ndërtesave të privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit.

Vlera e tatueshme për qytetet e tjera

Po sipas këtij vendimi për rrethet e tjera specifikimi i dhënies me qira dhe vlera e tatueshme e saj do të bëhet për 6 kategori sipas specifikimeve përkatëse, duke u marrë si bazë krahasimore sipërfaqja e banimit.

Për 1m2 sipërfaqe për dyqan mallrash apo shërbimesh, vlera minimale e qirasë mujore është 1.5 (një pikë pesë) herë më e lartë se vlera minimale e qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit.

Për 1m2 sipërfaqe për garazh të mbuluar, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit. Për 1m2 sipërfaqe për zyrë dhe magazinë, vlera minimale e qirasë mujore është e barabartë me vlerën minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit.

Për 1m2 sipërfaqe parkim të hapur, vlera minimale e qirasë mujore është 30 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit.

Për 1m2 sipërfaqe për bodrum, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind evlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit. Për 1m2 sipërfaqe të ndërtesave të privatizuara me ligjin nr. 7652, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, vlera minimale e qirasë mujore është 70 për qind e vlerës minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit.

Si llogaritet vlera minimale?

Vlera minimale e qirasë mujore, për çdo metër katror të këtij apartamenti, është:

81 000 x 0.3% = 243 lekë për metër katror.

Vlera minimale e qirasë mujore, për këtë apartament të dhënë me qira, është:

70 m2 x 243 lekë për metër katror = 17 010 lekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *