Grekët flasin me superlativa për Kacen

redaktor

Sport24.gr” i ka kushtuar një artikull “supergolit të Kaçes” ndaj Francës, duke i nxitur lexuesit e saj ta rishohin disa herë videon e golit.

“Ergys Kaçe i detyroi të shtunën tifozët kudo që ata ndodhen t’i heqin kapelen, pas goditjes së lirë që solli edhe golin fitues në miqësoren e Shqipërisë kundër Francës.

Edhe pse përballë kishte një nga portierët më të mirë në Europë, Hugo Loris, ai ishte i paaftë të ndalte goditje fatale. Ai e çoi topin saktësisht atje ku a donte”, shkruante portali grek.

“Kaçe i dha një fitore historike Shqipërisë ndaj Francës. Ai ishte ‘golashënuesi i artë’, duke ekzekutuar mjeshtërisht faullin në minutën e 43-të ndeshjes”, përfundon Contra.gr.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *