Ish të përndjekurit mbështesin Erion Veliajn

Bledar Lumani

Pas drejtuesve të klubit të futbollit “Tirana”, edhe grupimi i ish të përndjekurve politikë kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për kandidatin e koalicionit të majtë në garën për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim me kandidatin Veliaj, ish të përndjekurit politikë kanë dhënë vlerësimet e tyre pozitive veçanërisht për nisjen e procesit të dëmshpërblimit për këtë shtresë, e cila për 8 vjet kishte mbetur në vendnumëro, si dhe hartimin e ligjit historik për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Duke e konsideruar punën e kandidatit Veliaj si ministër i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, në dy vitet e fundit, si një mbështetje të madhe për shtresën e ish të përndjekurve politikë, Drejtori i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, tha se “arriti që me një skemë të re solidare, të shpërndajë 5 këste për të gjithë ata ish të përndjekur që jetojnë sot dhe bëri të mundur që shumë prej atyre që janë në grahmat e fundit të jetës të paktën të marrin ato lekë që u takojnë si e drejtë ligjore”.

Ndërkaq, ish i përndjekuri Ilir Vata e falenderoi kandidatin Veliaj për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë, si dhe për transparencën për ligjin e dosjeve, çka sipas tij do t’i japë fund një kalvari 25 vjeçar.

Tani njerëzit flasin se si morën këstin e pestë, nuk flasin pse nuk morëm asgjë. Të falënderoj edhe për transparencën për ligjin e dosjeve, një kalvar gjatë 25-vjeçar, ku ish persekutorët, ish komunistët, mëkatarët, na drejtonin, na merrnin ne votën, na degjeneruan si na kanë bërë deri më sot. Ne të mbështesim, do t’ju bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve të votojnë Erion Veliajn si një risi në Tiranë”, tha ai.

Edhe shkrimtari dhe ish i përndjekurit politik, Daut Gumeni, tha se “për ata që kanë shumë merak pse ka edhe ish të përndjekur që e urojnë z.Veliaj të bëhet kryetar Bashkie, unë u them vetëm kaq: e marr unë përgjegjësinë, jo vetëm timen por edhe tuajën, se kemi 25 vjet mes dy të majtave dhe unë pëlqej gjërat reale, më mirë me të majtën që s’i vjen turp të thotë e majtë, sesa me repartin më të qelbur të Partisë së Punës që hedh valle mbi varrezat e së djathtës”.

Në bisedën me ish të përndjekurit, kandidati Veliaj vuri në dukje se edhe Tirana ka nevojë që të jetë dëshmi e faktit se ne nuk harrojmë, por në fakt prej historisë mësojmë se çfarë nuk duhet të bëjmë në të ardhmen.

Dua t’ju falënderoj për mbështetjen në këtë sipërmarrje të re dhe do të propozoja të kishim një përfaqësi të shoqatës, e cila bashkë me bashkinë, si pjesë e një komiteti që vlerëson idetë që vijnë nga artistët, arkitektët apo urbanistët, të gjejmë një hapësirë, ku edhe të kemi një memorial për ish të përndjekurit, si një simbolikë e fortë dhe e fuqishme”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ish të përndjekurit propozuan që Piramida e diktatorit të jetë një multimuze, ashtu si vendet e tjera të lindjes, për të gërshetuar historinë e komunizmit, në mënyrë që të gjithë të mësojnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

Share This Article
22 Comments
  • eshte kendshme dhe unike te degjosh se ish te perndjekurit mbeshtesin ate parti qe ‘para tranformimit te saj ishte perndjekesi’, ndersa tani eshte e vetmja parti qe i mbeshtet realisht ato duke dhene kestet e demshpremblimeve qe partia ”demokratike” kur nuk dha ne tete vite qeverisje plot me mashtrime!

    • Ish te perndjekurit u braktisen nga Partia Demokratike, ju premtua per 23 vite rresht demshperblimi i plote i tyre mirpo asnjehere nuk u demshperblyen. Demshperblimi i ish te burgosurve politike por edhe hartimi i ligjit per hapjen e dosjeve jane dy nga shume punet e mira qe Erion Veliaj ka bere gjate periudhes qe drejtoi MMSR.

    • Ne mbeshtetje e Erion Veliajt eshte e gjithe Tirana. Puna e bere ne ministri nga Erioni i jep atij shume pike ka aftesite e duhura per te punuar mire edhe per Tiranen ashtu si beri me ish te perndjekurit apo me trajtimin qe u beri ndihmave ekonomike ku i dha fund abuzimit te skemes, kthimi ne trend i arsimit profesional ishte teper i rendesishem, e mjaft e mjaft pune te mira.

  • nje nga suskeset me te madhe te Erion Veliajt ne kohen kur drejtonte ministrine e mireqenies sociale, ishte mbeshtetja ndaj ish te perndjekureve te cilet deri para 23 qershorit u sorollateshin pa marre asnje keste demshpremblim ndersa ne 18 muaj ata morren 5 raunde demshpermblimesh!!

  • ish te perndjekurit politik tashme e kane kuptuar qe partia demokratike gjithe keto vita ka mashtruar me ata duke i genjuer dhe duke mos i dhene atyre asnje demshpremblim per vitet e burgur dhe internimit. tashme ne pak kohe si minister, erion veliaj tregoj qe eshte njeriu i duhur per te dhene zgjedhje per kete njerez dhe ata duke e vleresuar ate, e mbeshtesin fuqishem!

  • ….ish te perndjekurit mbeshtesin Erion Veline habi e madhe qe me beri ta lexoi shkrimin dhe kur pashe disa nga emrat atehere u binda se ketu tek ne ka shume pake ishe te perndjekur por ne shumice ish spiuna si Gumeni qe u mos ne lidhje mga babai i velise, apo te tjeret qe mbushen punen e sigurimit duke futur ne burg shoket dhe familjaret e tyre por edhe u futen vete mbrapa shtate penxheret….njrez pa shtylle kurrizore ku nekrye te tyre qendrij ky gumeni etj etj….sa turp pe kete popull qe u paguan ketyre funderinave parat e burgut gje qe ne shumice e kane kerkuar vete…..

    • O “vertete” genjeshtare dhe ju te tjeret qe po pellcisni Nga marazi- ju jeni spiunet e sigurimit qe perçate te perndjekurit dhe i sherbyet kriminélit dhe komunistit Berisha ! Ju kujtohet ai shkodrani gjate permbytjeve qe mbante dy gishtat lart me ujin deri ne gryke? Ashtu do perfundoni po do ju mbulojne ujrat e zeza !

  • Erioni ka bere vertete shume per ish te perndjekurit. Si asnjehere ne keto 23 vite Veliaj arriti te jape kestet per te gjithe kategorite qe perfitojne. Hartimi dhe miratimi i ligjit per hapjen e dosjeve eshte nje tjeter pune e mire e kryer nga Erioni lidhur me ish te perndjekurit politike. Te mos harrojme qe keto e shume te tjera Erioni i realizoi vetem per nje vit e gjysme.

    • Te lumte Erion Veliaj!
      Ke punuar fuqishem qe ish te perndjekurit te marrin MILIONAT e burgut,pavaresisht se shumica e tyre ishin burgosur per vjedhje apo llapje,ndersa ish ushtaraket i ke lene akoma te vuajne per buken e gojes,sic i la ARMIKU I BETUAR Sali Berisha!
      Mos thoni me se jeni parti e majte,por EKSTREMISTE E DJATHTE!
      SHKURT:FASHISTE!!!

  • Cfare hipokrizie! PArtia e ish sigurimsave qe do te shperblej te perndjekurit!!! Te perndjekurit e vertet jane te paket, vijne nga familjet me te mira, jane njerez prej te cilve mund te mesosh shume! Nuk besoj qe keto zoterinj i perkasin kesaj kategori!

  • Si minister i mireqenies Erioni persekutoi gjithe ato familje duke i hequr asistencen dhe qeverisur ne menyren me te keqe te mundshme! Borxhi qe ju keni ndaj ish te perndjekurve politik eshte kaq i madh sa nuk mundeni ta lani ndonjehere. Eshte e kollajshme te genjesh hallexhinjt, por Shqiperia nuk ka vetem hallexhinj, ka njerez qe di t’i njohi mire fytyrat e poshtra si puna juaj Eri!

  • Ju socialistet jeni te papare per te bere show, se per pune…..po ja mbathin te gjithe nga keqqeverisja!

  • DISA KETU NE KOMENTE SHURDHMEMECA,,QE I JAN ERRUR SYTE DHE SHOHIN NE ENDERR VETEM SALIUN ME KUROR NE KOKE DHE E IMAGJINOJNE MBRET,, DHE FLASIN PER ERIONIN QE NE 90 ISHTE VETEM NJE FEMIJ DHE E AKUZOJNE PER GENOCID,, HARROJNE QE MBRETI SALI DHE TURMA E TIJ QE E NDJEK NGA MBRAPA KAN QENE SUPERKOMUNISTA DHE SPIUNA TE REGJIMIT,, ME TESER PARTIE DHE ME FOTO BASHKE ME FAMILJEN E DIKTATORIT NEPER PUSHIME VERORE,,, KETA TE PERNDJEKUR POLITIK KERKOJNE DEMSHPERBLIMIN QE U TAKON,, MUND TA KISHTE DHENE DHE SALIU QE I PERDORI VETEM PER PROTESTA KUNDER OPOZITES PER QELLIMET E VETA,, SALIU DEMSHPERBLEU VETEM ATA TE BURGOSUR HAJDUTORDINERE E MILITANT QE I SIGURONIN VOTAT NEPER ZGJEDHJE ME DESHMI BURGU TE FALLSIFIKUAR,,,,,

    • Nuk e di nese ka turp ky Erion Veliaj, ky gjirokastriti, ky pasaardhesi i xhaxhit Enver, ky djali i ish – oficerit te sigurimit te ulet e te beje kontrata me ish – te perndjekurit. Me turp duhet te kene keto te ” ashtuququjturit ” te persekutuar, qe shumica jane hajdute ordinere. Por keta komunistet e rinj jane te zote te bejne paqe dhe te paguajne me parate e shqiptarve edhe fetaret qe ju prishen tempujt e fese, me ish – te perndjekurit, edhe me dreqin e te birin, dhe me djallin mjafton qe t’u hapen rubinetat te hakmerren per permbysjen 24 vjecare te komunizmit qe persona perverse si ky dhe mjeshtri tyre Edvin Kerstaq Rama ( Matilda, Delina, Rudina, Linda & co ), te kthejne bustin e Enverit te prodhuar nga babi Kerstaqi t’a kthejne perseri ne mes te Tiranes.

  • Po kete nga e nxore more Eri Rondelja e zogu i Rames per Tiranen ! Ty jo vetem qe nuk te mbeshtesin ish te perndjekurit po as nuk te shofin dote me sy pale te te votojne per kryetar bashkie . I jep shume rendesi vetes Zoti Zymbyl por fitorja eshte e Doktor Halim Kosoves .

  • VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NUK MUND TE PUTHEN ME XHELATET E TYRE

    Edi Rama dhe Rilindja e tij socialiste nuk u ka kerkuar falje shqyptareve per krimet e komunizmit duke e anashkaluar kete problem madhor me perbatje te thelle morale dhe qytetare. Perkundrazi Edi Rama me Liken e tij te Florinjte sapo morren pushtetin me mashtrime ordinere nje shtet si PARAJSE enveriste, pra keta aleate te ryshfetit dhe korrupsionit i meshuan me buje festimeve per 29 nentorin e ZI jugosllav dhe LANCIN kriminal te Enver Hoxhes, ministrat te PS-se dhe LSI-se shkonin dhe benin homazhe me fotografine e Enverit ne dore, ndersa shume deputete dudume si Pandeli Majko dhe Ben Blushi benin betimin bolshevik te Partise se Punes me shallin e kuq komunist ne qafe me grushtin lart mbi koke.

    Fadromisti i Edvinit me pare se te kerkoje vendin e Kryetarit te Bashkise se Tiranes duhet te tregoje se ka intelekt te mjaftueshem per kete post duke mbaruar nje shkolle sagllame te lare me kur te marre nje dipllome prestigjoze ne xhep, ndryshe do te thonim se eshte i afte vetem te mashtroje me llafollogji boshe ordinere perdersa kaq vjet ne SHBA nuk arriti te mbaronte asnje shkolle te hajrit.

    Turp dhe rezil per te perndjekurit politike qe i kane zbathur breket para xhelateve te tyre komuniste. Po a i harruan keta te perndjekur legalizimet bolshevike te Edvinit dhe Erionit qe grabisin pronen private njesoj si Enver Hoxha me reformen e tij agrare ne vitin 1946?

  • Po ca kujton ti More Erjonka i mamit e rondelja i Rames , se populli eshte budalla qe te besoje keto qe thua ti per te perndjekurit politik . Nuk ka nevoje te besh takime me te perndjekurit apo qe ata te te mbeshtesin pasi te pame kurr ishe minister i mirqenies sociale dhe ju hoqe ndihmat edhe aty qe ishin veretet ne nevoje dhe qe trajtoheshin me ndihme . Jua hoqe njerezve ne nevoje dhe jua dhe simpatizanteve te Ps. Te te vije zor dhe turp se ja cfare njeriu katil je ti .

  • Te gjith ata qe jan mbledhur ne perkrahje te Veliajt vertet ishin ne burk,po ishin te gjith spiunj te sigurimit te shtetit.Tani po ajo parti po i perdor si leck ne fushat elektroale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *