Ku të (mos) shkojmë? Ja harta e plazheve të pastra

redaktor

Sezoni veror ka filluar zyrtarisht në vendin tonë. Janë të shumtë ata që po mendojnë se ku do të shkojnë për pushime këtë verë. Nëse zgjidhni Shqipërinë, është mirë të merrni informacion se ku të shkoni, në mënyrë që, mos të ktheheni në shtëpi me ndonjë infeksion të mundshëm për shkak të ndotjes që ka uji i detit.

Shëngjini, Velipoja, Borshi, Ksamili dhe Himara janë 5 plazhet që mund të zgjidhen pa frikë për të kaluar pushimet, pasi rezultojnë 100 për qind të pastër. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, raporton se nga cilësia e plazheve është përmirësuar ndjeshëm në 12 plazhet të monitoruara.

Vija bregdetare shqiptare këtë vit ofron më shumë siguri se një vit më parë, megjithatë ka ende plazhe me probleme, sa i takon ndotjes. Raporti i monitorimit të cilësisë së ujërave, ka nxjerrë në pah se faktor kryesor i ndotjes së ujërave bregdetare mbeten shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara dhe që derdhen në det.

Për të mësuar më shumë mbi këtë situatë, e cila prek shumë njerëz që zgjedhin bregdetin shqiptarë për të pushuar ketë verë, ne kemi folur me Ledia Gjergjin, Specialiste në Drejtorinë e Gjendjes dhe Cilësisë së Mjedisit pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

 

Ledia, nga agjencia juaj sapo kanë dalë rezultatet për nivelin e ndotjes të plazheve në vendin tonë. A e ka përfshirë të gjithë vijën bregdetare, ky monitorim?

Agjencia Kombëtare e Mjedisit çdo vit kryen monitorimin e cilësisë së ujërave bregdetare të larjes. Ky monitorim është pjesë përbërëse kryesore e Planit të Veprimit për Mesdheun. Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi dhe njohja e cilësisë mikrobiologjike të ujërave bregdetare të larjes në 12 plazhet kryesore të vendit tonë ku përfshihen plazhet: Velipojë, Shëngjin, Durrës, Gjiri i Lalzit, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Ksamil, Dhërmi, Himarë, Qeparo, Borsh. Aktualisht është realizuar një seri monitorimi para fillimit të sezonit për periudhën 11-25 Maj 2015.

A ndikon koha kur bëhen këto analiza, dua të them, ndryshon niveli i ndotjes në raport me stinën, apo periudhën, verë- dimër?

Monitorimi ndahet në 3 seri të ndryshme: seria e parë para sezonit turistik 11-25 Maj 2015 (monitorimi i secilës për vitin 2015 ka përfunduar), seria e dyte përgjatë sezonit turistik 1 Qershor-15 Shtator 2015 dhe seria e tretë pas sezonit turistik 15 Shtator-30 Shtator 2015. Nga monitorimet e bëra përgjatë viteve të mëparshme ka rezultuar se nuk ka ndryshime të ndjeshme nga seria në seri dhe pse përgjatë sezonit turistik fluksi i pushuesve është më i madh.

Çfarë ka dalë nga raporti, sa e pastër është vija jonë bregdetare?

Nga analizat mikrobiologjike për cilësinë e ujërave të larjes në plazhet e mësipërme, për serinë e parë të monitorimit para fillimit të sezonit turistik të larjes rezulton se është ulur numri i plazheve me ndotje të lartë, e krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky përmirësim është ndjerë më shumë sidomos për plazhin e Kavajës dhe të Durrësit, pas futjes së shkarkimeve urbane në sistem kanalizimesh dhe dërgimi i tyre në impiantet e trajtimit të ujërave urbane të Durrësit dhe të Kavajës. Përmirësime në largimin e ujërave urbane janë bërë edhe në qytetin e Sarandës, ku Impianti i Trajtimit të Ujërave urbane është vënë në funksion, ç’ka u vërtetua edhe nga analizat mikrobiologjike të ujërave të marra në piken e monitorimit në Kanalin e Çukës, ku ndotja mikrobiologjike rezultoi shumë herë më e ulët se një vit më parë, në periudhën para fillimit të sezonit turistik.

Cilat janë ato plazhe ku mund të shkosh e të lahesh pa problem? A mund të na tregoni një plazh, ku nuk ka rrezik infeksioni?

Përgjithësisht gjithë vija bregdetare e vendit tonë ofron jo vetëm plazhe me një panorame të bukur, por edhe me një cilësi shumë të mirë të ujërave larës. Pikërisht për të dhënë një tablo të qartë të ujërave larës agjencia jonë i jep mundësinë qytetarëve të informohen rreth gjendjes së këtyre ujërave nëpërmjet monitorimit dixhital, në faqen online të agjencisë kombëtare të mjedisit.

Ju keni nxjerr vetëm pesë plazhe të pastër, po më të tjerët, çfarë ndodhte?

Raporti i klasifikon plazhet në katër grupe: cilësi shumë e mirë, cilësi e mirë, cilësi e mjaftueshme dhe cilësi e keqe. Ky klasifikim bëhet pas monitorimit të secilit plazh në disa pika të përcaktuara. Plazhe që ju përmendni sigurojnë një cilësi shumë të mirë në të gjitha pikat e monitoruara ndërsa pjesa tjetër e plazheve ofron pika me një cilësi shumë të mirë dhe pika me cilësi të mirë.

Ledia Gjergji
Ledia Gjergji

Cili është plazhi më i ndotur?

Fatmirësisht nuk mund te flasim për plazh të ndotur po vetëm për pika problematike në disa plazhe kryesore të vendit. Kështu aktualisht kemi një pikë problematike në plazhin e Vlorës dhe disa pika ne plazhin e Durrësit dhe Kavajës.

Cilat janë këto pika në plazhin e Durrësit?

Në 21 pika të monitoruara në dy vite 2014 në 2015 ka përmirësime të dukshme në cilësinë e ujërave, kështu në qoftë se në vitin 2014 për plazhin e Durrësit kishte 13 pika problematike, në 2015 kemi vetëm 5 pika për sa i përket serisë së parë të monitorimit. Një përmirësim i dukshëm në plazhin e Durrësit është bërë në drejtim të disiplinimit të shkarkimeve urbane, ku shkarkimet urbane të lëngëta me anë të stacioneve të pompave të ngritura përgjatë bregdetit , kalojnë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave Urbane të Durrësit, për t’u trajtuar.

Po në Vlorë, cila është pika problematike?

Pjesa më e madhe e pikave të monitoruara rezultojnë të pastra. Me një cilësi jo shumë të mirë ashtu si dhe një vit më parë rezulton pjesa në zonën tek Shkolla e Marinës.

Sa problematike janë ujërat e zeza që shkarkohen në det dhe në cilat plazhe vazhdon ky fenomen?

Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të ujërave bregdetarë të larjes. Në plazhet në të cilat janë ngritur dhe funksionojnë sistemi i kanalizimeve të shkarkimeve urbane vërehet përmirësim i cilësisë së ujërave, siç janë plazhi i Kavajës, Durrësit, Sarandës, Qeparoit, Shëngjinit, Velipojës. Mos funksionimi i Impianteve të Trajtimit të Ujërave urbane në Vlorë sjell një gjendje jo të mirë vetëm në një pikë (Shkolla e Marinës)

A i keni kërkuar ju institucioneve përkatëse të marrin masa për këtë gjendje?

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka rekomanduar marrjen e masave nga pushteti lokal në zonat e cilësuara të ndotura për dezinfektimin e ujërave urbane përpara shkarkimit dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane. Gjithashtu është rekomanduar me forcë edhe marrja e masave të menjëhershme për përmirësimin dhe ngritjen e infrastrukturës së përshtatshme të rrjetit të ujësjellës- kanalizimeve, sidomos në ato zona të cilat cilësohen si problematike.

Nga eksperienca juaj, si është ky vit, a jemi në një sezon më të pastër?

Nga rezultatet e mara nga përfundimi i serisë së parë të monitorimit vihet re një përmirësim i ndjeshëm në masën 20 për qind, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duhet theksuar se një vlerësim më i plotë i cilësisë së ujërave bregdetare do të bëhet pas përfundimit të analizave të të gjitha serive dhe përpunimit statistikor të tyre. Dhe si përfundim doja të shtoja se është shumë i rëndësishëm sensibilizimi, si një përgjegjësi qytetare, për respektimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Me këtë rast dua tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve të kujdesen për mjedisin si një hapësirë e përbashkët e cila ndikon dhe përmirëson cilësinë e jetës së gjithsecilit prej nesh.

artur-malinowski-7-jpg

harta-durres
Harta Durres
harta-shengjin
Harta Shengjin
harta-velipoje
Harta Velipoje
harta-gjiri-lalzit
Harta Gjiri i Lalzit

 

Share This Article
9 Comments
  • Specialisti duhet te flase me shifra per tregues te caktuar papastertishe dhe jo me fjale te pergjitheshm! Vetem keshtu do te dime se ku ishim, ku jemi dhe ku do te shkojme. Kjo eshte menyra per te rritur edhe kerkesat e popullates. Ne vende siSHBA, Kanada,Angli, njoftohet permes medias cdo dite gjendja e pastertise se ajrit, sipas komponenteve kimik te percaktuar.

  • Cfare thote kjo Idiote, ne shkollen e marines ne vlore vjen era HALE…afer turizmit po ashtu,…NUk jemi budallenj e dime mire…Shikoni andej nga Himara dhe ne plazhin e qytetit keni kanalin e ujrave te zeza qe derdhet…Mos genjeni per propagante me shendetin e qytetareve…

  • Gabim.
    Ky eshte nje info., gabim ne prag te sezonit. Sepse nenkupton klientelizem, para te dhena per nje shkrim qe godet pjeserisht zonat e turizmin shqiptar. Dhe perkedhel nje tjeter pjese te turizmit. Mos harroni se keto te dhena do te shfaqen per nje kohe te gjate, si njolla te zeza, ne sajtet e agjensive turistike ne bote, per shqiperine. Edhe kur ato zona te mos jene me “problematike” sipas studimit, shkrimit. Ca gjera jane edhe per konsum te brendshem. Bota e jashtme, turistike, nuk eshte me e paster se sa ajo shqiptare.
    E vetmja gje qe ne dime fare mire te bejme eshte: ti gjuajme me shkelma kokes tone, pafund.

    • leji me budallalleqet, mos ja hidhni fajin te tjereve…plashin e keni qelbur me ndertime pa leje e me kanale haleshe e tani doni leke e turiste…pocaqi

  • Ne Currila nuk ka asnje m2 plazh publik. Cadrat jane 500 leke (stacioni fundit, Currila), dhe me keqja eshte se te nxijne jeten motorrat e ujit dhe tallavaja. Po deshet te beheni me nerva dhe te rrezikoni nga motorrat e ujit, shkoni ne Currilat e administruara nga bashkia e Durresit.

  • E kush u afrohet plazheve kur vjen koha e ramazanit ne shqipni e kosove e maqedoni!
    Te cvishet femra me roba banje kta e quajn haram,sidomos kta qe mbahen si islame ekstreme!

  • Sa e presim me bast qe ledia ka maru juridikun e sia pret fare per mjedisin?

    Klientelizmi fillon qe ne punesimin e gomereve ne pozicione specialistesh te mirefillte!

  • Kjo vajze mund te kete eksperience per qendrim para pasqyres (sikurse tregon fotoja ne artikull), por jo ne klasifikimin e treguesve te cilesise se plazheve. Pune partie!

  • Ju sikur flisni per nje planet tjeter.Per dijeni i breg deti eshte sot ne administim te PS.Boll ju ndigjuem per 50 vite Shqiperia fanar ndricues ne brigjet e AdriatikuBuze Adriatikut rreze leshon shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *