Ish ushtarakët, shteti dhe gjykatat

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

DITA! Falenderoj me gjithë zemër z.Ismet Isufi për këtë shkrim tepër të saktë dhe mëse profesional të përgatitur nga ana e juaj dhe që hap dritë që kushdo që nuk ka ditur apo kuptuar, le ta lexojë dhe rilexojë, dhe të kërkojë atë çfarë i takon dhe ja kanë marrë duke gjetur format dhe masat e duhura, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore “që kanë lënë”. Gjykatat Shqiptare duhet të heqin dore nga përdorimi politik i tyre dhe gjyqtarëve që i shikojnë ish ushtarakët si armiq të shtetit. Ka raste kur përdorin në gjyq edhe shprehje “Nuk ta jap” dhe “sa të jem unë nuk e merr”, po kush janë këta m…?
Në një seancë gjyqësore kam bërë debat me gjyqtarin Gjin Gjoni dhe zotin Brozi dhe Kalaja që vepronin me dy standarte për të njëjtin ligj dhe me persona të ndryshëm, ata në fund të zënë ngushtë, thanë mos e kërko këtu por tek shteti?! Kë duhet të besojmë, shtetin apo gjykatën? Po Parlamenti ynë i nderuar çfarë thotë për këtë që nuk ndihet? Zoti Kryeministër duhet te thotë të vërtetën siç është dhe çfare mendon për zgjidhjen e këtij ngërçi që i vihet emri “Cirk me pensionet e ish ushtarakëve”, të cilët bëjnë luftë me bukën e gojës dhe nuk përfillen nga askush.
Pavarësisht se artikujt nuk zgjidhin problemet, ato sensibilizojnë ata që duan dhe kuptojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *