Ishte betuar se kishte hequr dorë, por në të vërtetë George Michael nuk ia del. Droga është fiksimi i tij dhe ashtu siç shkruan gazeta gjermane “Bild”, këngëtari është shtruar kohët e fundit sërish në një qendër të specializuar rehabilitimi në Zvicër.
Pas arrestit për drejtim të makinës nën efektin e substancave të drogës, kishte premtuar se do të hiqte dorë, por nuk i ka rezistuar tentativës. Tashmë gjendet në një klinikë shumë të shtrenjtë për rehabilitimin e personave të kësaj kategorie.
George, në një intervistë, kishte treguar se ka qenë i varur para së gjithash nga drogat e lehta, duke pirë brenda një dite edhe 25 cigare me marijuanë.
