EKSKLUZIVE DITA – Zëri i tij është si një monument i gjallë kulture. Edhe kur thotë gjënë më të thjeshtë, të imponon ta dëgjosh.
Reshat Arbana, sot 75 vjeç, është operuar dy herë nga zemra, por kjo gjë e nuk e ka trembur.
“Zemra ka aftësi të të japë një mundësi të dytë në jetë, këtë gjë e ka bërë me mua. Jam çarë dy herë në kraharor, por ndihem më mirë këto kohë”.
Mëngjeseve ai e pi kafen prapa ministrisë së Arsimit, aty e gjen së bashku me miqtë e tij.
Në kontaktin e parë duket i vrazhdë, por mjaftojnë pak minuta bisedë për të kuptuar që ke përballë jo vetëm një ikonë të artit shqiptar, por edhe njënjeri me zemrën të bardhë e të pastër.
“Si natyrë dukem i rëndë në dukje, por nuk jam. Kam ndenjur e rri me të gjitha kategoritë e njerëzve dhe më pëlqen kështu. Unë kam qenë vetë punëtor dhe e dua punëtorin. S’e harroj një punëtor, mikun tim, që kish vënë te tornoja e vet parullën: Djersa nuk bëhet kurrë ujë, nëna ime”.
Reshati është një zotëri krenar i tërhequr në revoltën e vet. Tregon si i shkaktojnë tension padrejtësitë, gënjeshtra, mashtrimi, aq të zakonshme në Shqipërinë e sotme.
“Acarohem shumë. Por imagjinoni sa gjëra nuk shkojnë në këtë vend. Shpesh gruaja më thotë; pse more Reshat ti do e rregullosh këtë botë. Po ja që unë jam i pandreqshëm, por ajo m’i ka gjetur telat. Është e qetë, e dashur… Por di të kërkoj edhe falje kur e kuptoj që e kam gabim. E kam burrërinë ta bëj edhe këtë”.
Përpos roleve të jashtëzakonshme si aktor, e pyesim për recitimin e poezisë së Ali Asllanit “Hakërrim”, një hit në internet.
Frymëzimi për të ekranizuar diçka të tillë i erdhi pikërisht nga zemërimi me realitetin.
“Ishte diku pas vitit 2005. Isha shumë i ngarkuar emocionalisht nga të gjithë ato që na rrethojnë. E kam fjalën këtu për politikanët. Do doja t’ua thoja disa gjëra në sy, po ku kapen ata, ecin vazhdimisht me makinë. Mendova po bëj një përmbledhje poetike. “Hakërrimi” është njëra prej tyre. Sot e kësaj dite njerëzit më ndalojnë e më përgëzojnë. Mesa duket gjejnë veten. Ato vargje duken kaq aktuale. Ndoshta kështu do të mbesin gjithmonë”.
Aty nis e na reciton një varg: “Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’. Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!”.
Edhe pse me ton të ulët, kumbimi i zërit të njohur i bëri njerëzit të kthenin kokën nga disa tavolina më tutje. Nisën ta përgëzonin aty për aty.

Je i kënaqur nga jeta? – e pyes papritur dhe i kujtoj ndoshta pa takt, pensionin 30 mijë lekë në muaj që merr një aktor i brezit të tij në Shqipëri.
“Jam. Jam shumë i kënaqur. Jo për pensionin 300 mijë lekësh që marr. Për dashurinë që më japin njerëzit. Më ndalojnë, më kërkojnë të pi një kafe me ta, të bëj një bisedë. Kjo gjë më jep një kënaqësi të madhe. Vjen një moshë kur ke nevojë për njerëzit. Mua kjo vëmendje nuk më mungon. Për këtë jam i lumtur. Jam i lumtur kur mendoj se kam lënë diçka pas.
Për të, arti dhe kultura ka patur shumë mangësi në gjithë këto vite. Gati-gati ndjen dhimbje për gjendjen ku ndodhet.
“Kultura vetë më dhimbset. Mënyra sesi ajo paraqitet. Show. Më dhemb mediokriteti. Fjalori i shëmtuar dhe komunikimi aspak dinjitoz më tremb. Habitem sesi publiku aty prezent i duartrokit, apo sesi qeshin. Si Reshat pyes veten: Çfarë po ndodh?! Arti s’bëhet me grimasa dhe duke thënë fjalë të ndyra. Arti s’bëhet duke bërë kërcime si pelivan. Arti s’bëhet kurrë kështu”
Aktori, i cili mban titullin “Nder i Kombit” shton megjithatë se kohët e fundit ndjen se diçka po ndryshon për mirë.
Befas i kujtohet teatri i viteve të shkuara, ai teatër i kohëve të arta.
“Më ka mbetur në mend ai oborr plot. Plot me aktorë të mëdhenj. Personalitete të larta. Aty mblidheshin personazhet e mëdha, që nga Kadri Roshi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Gjon Karma, Ndrek Luca. Kam mall t’i shoh dhe njëherë ata, të rindjej seriozitetin me të cilin punohej. Le të mblidhen dhe ta vënë dhe një herë në skenë “Arturo Ui-n”. Nuk e bëjnë dot. Nuk jam pesimist, por nuk bëhet dot më ashtu si “Luiza Miler” e Agollit. Janë drama të fuqishme. Duhet punë. Duhet pasion, pasion dhe vetëm pasion”.
Nuk dëshiron të hapim biseda politike. U paraqit në takimin që kandidati Erion Veliaj mbajti me artisët disa ditë më parë.
“Më thirri Luftar Paja dhe shkova. I thash nja dy gjëra atij djalit”.
Si tirons i vjetër i vjen keq për degradimin që ka pësuar qyteti.
“Më vjen shumë keq për Tiranën që është degraduar në këtë far feje. Ndërtime pa fund, mungesë hapësirash të gjelbërta, mungesë parkimesh, ky nuk është një qytet normal. Por, megjithatë mendoj se tironsi i sotëm, e ka të keqen me veten. Ai grindet me të vëllain për hiç gjë dhe kur e zapton një tjetër, as nuk ndihet. Nuk do siklete për vete dhe për familjen e vet. Nuk mendoj se është aq në rregull, kjo”.
Për t’u rikthyer të karriera e tij, i kërkojmë Arbanës rolet që ka më shumë përzemër dhe ndoshta një peng në këtë drejtim.
“Nëse insistoni, po ua them se rolet që i kam më afër zemrës janë ato të Isa Boletinit te “Nëntori i Dytë”, roli i Samiut në filmin “Fije që priten”, “Gjeneral Gramafoni”, por ka edhe shumë role të tjera në teatër, film dhe seri televizive.
Mirëpo, pengu im më mbetet roli i Dardan Kosovës, i cili nuk u realizua kurrë. Ishte një projekt shumë serioz dhe shumë afër realizimit, por dështoi dhe kurrë nuk i kam kuptuar arsyet dhe shkaqet pse nuk u finalizua.
Është fjala për një film mbi luftën në Kosovë dhe roli i Dardan Kosovës (Adem Jasharit) më ishte besuar mua, por nuk u realizua dhe nuk kam shpjegim pse ndodhi kështu. Ky rol do të më mbetet peng tërë jetën time”- tregon Arbana duke tundur kokën e duke shtuar më tej se koha ka kaluar e ai rol ka për të mbetur përgjithmonë peng.
Përpara se ta mbyllim bisedën kthehemi sërish te shëndeti dhe te zemra. Ndoshta e nuhat ku do të dalim dhe pa një pyetje konkrete ai nis e flet…
Burri kur arrin 70 vjeç, apo 75 vjeç, qoftë edhe 80 vjeç, duhet ta quajë trimëri që u bë kaq. Nuk e di se ku do shkojë më shumë. Do shkojë në një botë tjetër, po në fund kjo s’ka rëndësi. Është një cikël që do mbyllet, gjithsesi.
Deri para dhjetë vjetësh s’më shkonte mëndja, por tani kur shikoj ndonjë varr dhe kujtoj se e kam njohur të zotin, më tretet vështrimi në sarkofagun e tij dhe mendoj sesi është transformuar. Nuk vuaj shumë për këtë. Dua ta mbyll me nder e faqe të bardhë dhe të thuhet se e la diçka ky njeri…”.
Minutat ikin dhe timbri i tij i veçantë të bën të mos ndahesh nga ai, por kafja jonë me të madhin Reshat Arbana këtë të martë qershori në Tiranë kaq ishte.
E plotë mund të lexohet sot në DITA
I lindur me 15 shtator 1940 në Tiranë, Reshat Arbana shpejt u bë artisti më popullor i kinematografisë shqiptare. Ai, më zërin e tij të fortë, u dha shpirt roleve, duke i lartësuar e himnizuar artistikisht. Karrierën prej artisti Arbana e nisi më 1963. Në karrierën artistike pothuaj gjysmëshekullore ka interpretuar në më shumë se 45 filma që realizoi ish-Kinostudio. Pas mbarimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike “Aleksandër Moisiu” të Tiranës për aktor, një kohë punoi në Radio Tirana, kurse që nga viti 1974 e derisa doli në pensioni ishte aktor i Teatrit Kombëtar.


Reshat Arbana eshte nga monumentet e vertete te artit te skenes Shqiptare si te Theatrit po ashtu edhe te filmit. Reshat Arbana ka qene dhe do te mbetet nje “vullkan” i transmetimit te sinqeritetit emocional jo vetem ne rolet qe ka interpretuar.Ai eshte nje person qe perfaqeson me mire se kushdo tjeter at vend qe quhet Atdhe! I urojm ketij aktori me dimensione internacionale , vetem shendet, lumturi ne familje e qetesi shpirterore , se e ka bere detyren maksimale edhe si nje qytetar i ndershem i kryeqytetit tone Tiranes, duke treguar qe ndergjegjja e vertete kombetare nuk eshte shuar ne Shqiperi.
Respekte o burre flokebardhe dhe artist i nderuar.
Nuk kthehet me ajo kohe kur vlere nuk kishte vetem paraja
Shpresoj te kesh rritur femije te denje
Mjere ne ku ne cfare Shqiperie po i rrisim tanet
Aktoret e kalibrit te Reshat Arbanes jane per fatin tone te keq specie te rralla ne zhdukje.
Si çdo gje tjeter ne Shqiperi pas viteve 90, edhe arti eshte mbushur me aktore e artiste te patalentuar, eshte mbushur me pornostare, qe duke “shitur” trupin duan te mbushin vakumin e talentit.
Dhe jam e sigurt se Z. Arbana, mbas nje jete te tere ne skene, merr nje pension supermodest, qe nuk i del per te jetuar denjesisht, siç i ka hije te jetoje nje artisti te vertete.
Ky eshte nje turp qe duhet ta mbajne mbi kurriz te gjithe pseudopolitikanet tane, ata qe trumbetojne me te madhe reformat e pensioneve, kur vetem nje bluze e tyre kushton sa pensioni i dy muajve i Z. Arbana. Kur nje kollare e topmodelit Rama, kryeministri yne i nderuar, kushton sa pensioni i nje viti i Z. Arbana.
Z. ARBANA ESHTE NDERI I KETIJ VENDI. Ketij vendi, qe duke cituar vargjet e recituara aq mrekullisht nga ai vete (I referohem spotit te AP-se ne kete gazete) qe rriti dhe dendi te gjithe sharlatanet e politikes shqiptare dhe la ne hije artistet e medhenj si ai vete.
Gjenerata e arte dhe Reshat Arbana eshte nje nga perlat e saj. Po ce do asgje nuk po mesojne keta tutkunet e rinj nga kjo gjenerate. Njahere nuk e besoj dot si mund te kete nxjerre kaq burra (dhe gra) fisnike dhe intelligente ky vend.
Po te kishte drejtesi ne vlersimin e artit realist,sa “Oskar” i jepen ketij aktori,i nje vendi te vogel si Shqiperia?Nga rolet qe ka luajtur pese.”Hakerrim” eshte “oskar”i fundit qe i takon.Mos vdeksh kurre o Reshat Arbana!E njeh jeten,dhe e sheh qe lumturia nuk eshte vetem para,por mbi te gjitha , respekti i njerzve qe te rrethojne ne kete moshe,dhe ai e ndjen kete respect.Na ben te ndihemi krenar ende, se ai vend ka njerez me vlera.Jete te gjate aktorit te madh,nje prej te fundit e te medhenjve.
ARTIST ME PERMASA BOTERORE , ME TALENT , PREZENCE E ZE POTENT , I LINDUR PER T’U BERE ARTIST. JA KALON EDHE HOLLIVUDIANEVE , POR FATKEQESISHT JETON NE SHQIPERI ME NJE PENSION QESHARAK.
Artist me permasa boterore?!? Ia kalon edhe hollivudianeve?!? Po, edhe une jam Napoleon Bonaparti.
Rrespekte i modhi Reshat. I mrekullushem ne spotin televiziv per zgjedhjet. Ta morin vesh politikanet se te tille jon pa dallim feje, ideje dhe krahine I pa arritshem z Reshat Arbana tironc 24 karatsh.
Moj Entela, po kush te ka thene ty o xhan qe po u bere 75 vjec duhet te shkurtohesh pa tjeter dhe na u cuditke qe Shati qenka akoma i gjate. Hajde shkruaj te shkruajme, kodra pas bregut.
po tironc nga fshati ama.
O popull, me gjithe repektin per zotin Arbana, superlativat qe perdorni ju ketu jane tej cdo lloj permase reale. Dikush thote “gjenerata e arte”….. e arte? per cfare apo se luajten ato filmat e shpifura te socrealizmit me “beji shurren baces” etj. etj. Apo se spiunuan njeri tjetrin? Tjetri flet per Oskaret, pse jo per Gomaret??? Ikni o nostalgjike e freskojuni me ndonje shishe uje “Glina” e mos harroni qe gjithe “artiste e medhej” nuk ishin gje tjeter vecse lakej te rregjur te rregjimit te mutit qe shyqyr qe kaloi. Per ata qe shajne brezat e sotshem qe nxjerrin bythe e shale, cfare kujtoni ju or derdimene se po t’i lejohej “gjenerates se arte” nuk do ta bente ate pune?!? Te gjithe vdisnin per t’i nxjere nga pak po nuk i lejonin. A nuk e shifni cpo punohet ne shtyp per dy te puthura the njeres e tjetres aktore te “gjenerates se arte”? E spo zeme emra po edhe ca nga ato qe jane sot plaka, apo qe kane vdekur, e s’ka nevoje per emra, edhe ne mos i nxirrnin ne skene, prapa skenes ia luanin fene me keq se keto sot, qe te pakten kane c’kane i bejne hapur. Katunare komunista nostalgjike!
Shahisti klasik, mendoi se vertet klasik, komentit tende brilant, do ti shtoja: Reshati ben mire te thote qe po recitoi vargjet e Ali Asllanit dhe jo te thote pergatita vargjet……….mendoi se te besh punen apo ti thuresh lavde nje jete te tere, qoftelargut, boll burr i mire je. Edukim i sterholluar komunist ka Reshati dhe brezi i tije nga u bem pise edhe shume nga ne te tjeret qe rrinim me zor atje dhe i degjonim keta papagaj te pederastit..E.H…..
Qe kur ka filluar te komentoje ky budallai klasik, u bene edhe komentet te bezdiseshme.Ky jo vetem nuk e ka njohur Reshat Arbanen si njeri, por nga shpellat nga vjen ai, nuk ka pare as film e as teater, per ta pare ate si artist dhe nese ka pare ndonje film, nuk ka kuptuar gjuhen. Din vetem gjuhen e egersirave.
O Gregu, ti mor bir merre shtruar, hic mos i lexo komentet e mia po t’u duken te merzitshme, po nuk te rrihet o qerrata, se te krruhet, nejse. Kur e kam njohur une Reshatin, e kur e kam pare une te bente thiatro e me pas filma, ti ishe akoma ke bolet e babit. Dhe pikerisht se e njoh shume mire, po te them qe pse e ka zerin e trashe akoma dhe pse nuk eshte bere me i shkurter tani qe eshte 75 vjec, nuk dmth qe automatikisht eshte artist i MADH, apo GJIGAND sic ia fusin pordhes ca komentues ketu e atje. Dhe e fundit, jo vetem ti po verej qe shume morra te kuq andej ketej, kur u shajne ato gjerat qe u vijne era Enver Qeni, menjehere zene me goje egersirat, shpellat e ku di une c’tjeter. Mire pra, ja po ta them une qe egersira nr 1 dhe shpellari nr 1 shqiptar ka qene e mbetet Enver Qeni, te dytin po deshe vere ti. Edhe po vure Saliun, Zogun, Edvin Pallen, Like Metelikun mua nuk me ngel hatri. Ne rregull o Pallosh?
Kur te hapen dosjet do e marrin vesh se kush esht ky artist i madh prisni deri ne dhjetor po u hapen.
i modhi tmdhejve reshat arbona, nuk jom tkrahasu me florinin , se ta humbas vleren. ke gjith respektin e tironcve te para 90 tes.qofsh i neru e i respektu
Normal qe Reshati e pi kafen afer Ministrise se Arsimit sepse ajo eshte lagjja e tij ku ka jetuar e jeton ne Tirane e ku akoma ka shume miq e shoke me te cilet pi kafen. Do te kishte qene interesante ta kishe pyetur edhe per ndonje kujtim nga kohet e hershme ne ate lagje. Une si femije i asaj lagjeje e mbaj mend akoma ashtu me ate hijen e rende qe te impononte respekt.
Ndryshe nga keta capaculet qe karkatisen me epitete si “cuna Tirone”, Reshatin mund ta quajme me plot goje nje “zotni Tirone”. Mbaj mend edhe te ndjerin Ndrek Luca me bicikleten e tij te pandare qe ndalej fliste e bente batuta me kedo miq, te njohur, te panjohur. Njerez me vlera te harruar nga harbuteria e politikes dhe e maskarenjve.
e admiroj si gur i cmuar i thesart si aktor, si thesar ne filozof,per te gjithe njerezit e thjeshte kudo qe jetojne,pervec atyre
lakenjeve e sherbetoreve te tyre, qe dine vetem te thurrin lavde per antivlerat qe shkaterruan dhe e rropen vendin e kombin,e qe paguajne servilat qe hedhin balte ne te vertete jo kundra kolloseve,por pinjolleve tepolitikes denigruese te vlerave e historise .
Ketyre artisteve te medhenj, si Reshat Arbana, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Sander Prosi, Naim Frasheri, Ndrek Luca, etj… meritojne t’u ngrihet nje monument bust ne cdo shesh te Tiranes. Keshtu ata mbeten te respektuar e te perjetesuar nga populli…
SHUME RESPEKT DHE DASHIRI
Fiku i Erionit je ti mo gaz?
Per shaistin klasik mos u shqetesoni se aqe ka aqe thote
Me siguri eshte nga ata te vicidollit
E ke gabim, s’kam te bej fare me Vicidolin, bile gruan e kam nga Dardha.
Zoti Arbana nuk duhet te lejoni kurre te perdoreni per interesa te castit nga njerez te caktuar qe mund te shrytezojne staturen tuaj per te perfituar.
RESHAT ARBANA KOLLOS I ARTIT SHQIPETAR. PER TE GJITHE ATA INJORANTE E FSHATARE, E ZILIQARE QE NDOSHTA EDHE SOT NUK KANE PARE NDONJEHERE TEATER NE SKENE, NUK KANE ASNJE TE DREJTE TE ZENE ME GOJE EMRIN E KETIJ AKTORI TE PAPERSERITSHEM.RESPEKT DHE JETE SA ME TE GJATE TE MADHIT E NJERIUT QE SOLLI SA E SA ROLE NE TEATER E KINEMATOGRAFI, MJESHTRIT RESHAT ARBANA.
Ja cdo te thote te jetosh me nder e me faqe te bardhe. Ne varr asgje nuk merr askush. Prandaj kot vrapojne kaq fort te marret duke harruar se ajo qe vlen me shume dhe pasuria e vertete qe prindi mund ti lere femijeve eshte EMRI I MIRE. Respekte!
I MADHI RESHAT ARBANA , TALENT I LINDUR NE TRUALLIN SHQIPTAR , NE ”Tironen ” E TIJ , QE I DHA POPULLIT SA E SA PERSONAZHE E KARAKTERE TE NDRYSHEM , NUK U LARGUA NGA SHQIPERIA , POR I KALOI VITET KU KA RRENJET E VETA . UNE JAM I LUMTUR , QE KAM JETUAR NE TE NJEJTEN KOHE ME TE E KAM POTHUAJSE TE NJEJTEN MOSHE . KAM NDJEKUR E SHIJUAR TALENTIN E TIJ . I UROJ SHENDET E JETE TE GJATE !!
Pah, cfare arritje e mrekullueshme te jesh moshatar me Reshatin, te kesh jetuar ne nje vend me te e te mos jesh larguar nga vendi, e pamundur te perseritet.
Reshat Arbana eshte pjese e atyre qe kane ngelur monumente te gjalle te filmit dhe skenes shqiptare.
Atyre ju takon piedestal per artin e madh qe realizuan.
Respektet dhe dashurine tone te pafundme.
vini re shprehje:zihet me te vellain per hic gje ,dhe kur e zapton nje tjeter nuk ndihet fare….
shume e vertete por sa e trishtueshme
Shahist! Behesh shume qesharak dhe i vogel me keto komente idiote! Ske ngelur ti te japesh vleresimin per njerez gjigande si Reshat Arbana ! Qe jo vetem artin e percollen tek populli por edhe zemren e tyre ! Ti qenke kokrra e ” burit ” apo e mashkullit ” bole ” qe mundohesh te tregosh qe s’je nga Vicidoli , dhe tregon se nga ke gruan ( nga Dardha ) , po ti fole per vete lere gruan , ce perzjen ne kete pune ! Po pse pak , te mangut ka ketej ( ti dukesh qe e ke “ngrene ” nga ai sistem , sepse flet gjithe “vrer” , dhe paska pasur te drejte se ti qenke shume ” gjakprishur ” !
Po nuk arrin ti ” infektosh ” komentet sepse ” shok ” ke vec veten tende !
Kam nje keshille per ty : – Beji hyzmet trupit se mendja te paska lene shendene !!!
Miremengjez o Patriote, une nuk mundohem te tregoj qe nuk jam nga Vicidoli. Pergjigja ime ishte ironike per dardhakarin, dhe per dijeni gruaja ime nuk eshte nga Dardha. Si burre qe jam, bole kam po bole s’jam. Ti po ke ngel pa bole, me jep adresen se po ta kryn lala nji sherbim gratis, po vetem heren e pare se po deshe prape duhet ta paguash. Perseri, per dijeni, une nga ai regjim nuk kam ngrene gje, se edhe per nje liter qumesht cohesha si kelysh ne 2 te mengjezit. Ju morrat e kuq, pjese e te cileve dukesh se je edhe ti o patriote, nuk mund ta kuptoni qe ai rregjim ishte sa i kalbur, aq edhe i eger dhe une nuk flas gjithe vrer sic thua ti, vrerin e kishte ai rregjim, dhe aq te forte sa u ak lene ne tru akoma edhe juve pjestareve te ushtrise se morrave te kuq. Aq e vertete eshte kjo saqe ju mendoni se vetem ata qe e kane ngrene ne ate rregjim kane mllef me Enver Qenin dhe zagaret qe i shkonin prapa. E ketu e keni gabim…..s’ka nevoje ta kesh ngrene per ta urryer ate rregjim gjakatar. Nejse, kohe e humbur me ty, po thjesht u mundova te ta sqaroj pak turbulliren e trurit tend te rreshkur nga perrallat e Reshat Arbanes me shoke qe i sherbenin regjimit me mish e me shpirt e benin be per koken Enver QENIT. U morrem vesh, o Patriote e Buzes se Lanes, qe akoma vjen era kake?
shahistet ne pergjithsi jane te zgjuar por ti si duket vetem te pelqen shahu e jo se di ta luash.
Me gjithe negativitetin e tij nje nga gjerat pozitive qe prodhoi sistemi i enverit ishte kinematografia.
Nuk them te gjitha filmat e para viteve 90 jane cilesor por nje pjese e mire e tyre ne thelb jane filma te arte.
E sa per komentet tuaja te pakten nese nuk ke respekt per Reshatin si aktor te kesh per moshen dhe thinjat e nje te moshuari.
turp per ty.