Incident me makinë në Santiago të Kilit për Arturo Vidal. Ferrari i tij 458 është përplasur me dy vetura të tjera. Sipas mediave lokale, policia kiliane ka ndaluar dhe arrestuar mesfushorin e Juventusit, sepse kishte drejtuar makinën në gjendje të dehur. Lojtari ka mbetur i dëmtuar lehtë nga përplasja dhe është dërguar në spital për një mjekim më të specializuar. Me të në makinë ishte edhe e shoqja.
Vidal po kthehej nga një resort familjar në kompleksin sportiv “Huan Pinto Duran” të Santiagos, ku stërvitet kombëtarja kiliane, e cila po luan si vend organizator i Kupës së Amerikës.
Pasi kishte shfrytëzuar pasditen, në 01:00 të natës, futbollisti nuk ishte kthyer akoma në stërvitje, ku Kili është grumbulluar nga trajneri Horge Sampaoli.
Alarmi për incidentin është dhënë nga policia lokale. Burime spitalore kanë konfirmuar se mesfushori juventin është mjekuar për plagë të lehta në urgjencën e spitalit.
Imazhet e televizioneve kanë shfaqur pastaj lojtarin ndërsa linte spitalin në sedijen e pasme të një makine policie, por nuk janë dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.



