Një 32-vjeçar nga fshati Orgjost i komunës së Zapodit u arrestua ditën e sotme, pasi akuzohet për thirrje me qëllime terroriste.
Sipas njoftimeve nga policia, shtetasi Likajes Alidini dyshohet se me anë të propagandës ka bërë thirrje publikisht për terrorizëm . 32-vjeçari rezulton i dënuar për vjedhje në Holandë.
Akuza që rëndon mbi 32-vjecarin është “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Policia po punon për sqarimin e rrethanave lidhur me aktivitetin e këtij shtetasi.
