Arrestohen dy vëllezërit korçarë, armë dhe drogë në banesë

Dita

Policia e Korçës ka arrestuar dy vëllezër për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit Gëzim Zeqo, 37 vjeç dhe Indrit Zeqo, 42 vjeç që të dy banues në Elbasan.

Gjatë sezonit veror, vëllezërit Zeqo shkonin në banesën e tyre, në fshatin Këmbëthekër të Libonikut. Nga kontrolli i ushtruar në tokën e mbjellë, në pronësi të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan 30 rrënjë, bimë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në vazhdim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesë u gjetën si dhe sekuestruan 600 copë fishekë, model 56, kalibri 7.62 mm dhe 60 copë fishekë,model 54, kalibri 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kryer në bashkëpunim”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *