Kryeministri Sali Berisha, në një takim me gazetarët, pranoi se në fakt referendumi i tij është një populizëm.
I pyetur se çfarë mendon për reagimin e ndërkombëtarëve kundër referendumit, Berisha u përgjigj duke sulmuar Ramën. Kryeministri tha se Rama duhet të interpretojë mesazhet si një thirrje për të votuar ligjet.
“Nëse zoti Rama nuk do referendumin, është i lutur të vijë të votojë ligjet dhe siç kam deklaruar në parlament, jemi të gatshëm që t’i votojmë në çdo kohë.
Uroj që zoti Rama të mos e interpretojë mesazhin e Fyles si një thirrje për të mos votuar ligjet, por si thirrje për të votuar ligjet,” tha Berisha.
Kryeministri u shpreh se kryetari i PS po përgatitet për të mos njohur zgjedhjet.
Duke iu referuar zgjedhjeve, Berisha tha se as armikja e tij, Audrey Glover, që ishte në krye të vëzhguesve të vitit 2009, nuk e shpëtoi Ramën.
“Në vitin 2009 ishte në krye të misionit një grua që sa nuk e kisha shpallur non grata, por nuk e shpëtoi Ramën ajo,” tha Berisha.
Duke komentuar çështjen e fotos së kupolës së policisë me të akuzuarin për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Berisha tha se fotos po i bëhet një politizim primitiv.
“Nikolinit nuk i them dot që të mos rrijë me presidentin e futbollit të Pukës.
Nëse mendoni se një foto e bërë kohë më parë, kur ai nuk ka pasur asnjë aktivitet kriminal, kjo pastaj është një politizim primitiv dhe ia padenjë,” tha Berisha.
“Po të nisemi nga fotot, Edi Rama del kryetar i “Hakmarrjes për Drejtësi”,” vijoi kryeministri.
Kryeministri u pyet edhe në lidhje me akuzat e selisë rozë se ai po u vjedh programin.
“Britmat e socialistëve se po na vjedh programin do i përgjigjem me sugjerimin që më bëri një mik në Facebook. “Aman doktor jepu një copë program për sevap”. Nëqoftëse keni dëgjuar për më shumë unë them se PS nuk ka program tjetër përveç taksës progresive, taksës së Karl Marksit e Spiro Kolekës. Ka mbetur i vetmi njeri që qarkullon me këtë taksë. Kjo do të thotë që t’ia vendosësh sot sipërmarrësit, ai i bie me gërshërë borderotë dhe 1/ 3 e punëtorëve e nxjerr në rrugë. Sot debati për taksat është më i gjallë se kurrë ndonjëherë. Taksa progresive është taksa që nxit evazionin fiskal, shton urrejtjen klasore. Programi i tyre përveç taksës progresive nuk ka asgjë reale, por vetëm fiktive. Ka thënë se do kthejë sistemin shëndetësor të Enver Hoxhës, pa sigurime. Sistemi i Enver Hoxhës s’mund të kthehet kurrë është një mjerim”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha ka akuzuar më tej kryesocialistin Rama se po mbledh në Partinë Socialiste vetëm miliarderë, ndërsa tha se po i pret një nga një kokat e deputetëve. Rama ironizoi më tej Braçen e Ruçin.
“Zoti Rama ka vendosur që të fuqizojë në këtë parti krahun miliarder. Po të marrësh Asllan Dogjanin, ai ishte një ish-polic, nuk kam dëgjuar të ketë pasur shkallë inkriminimi, por miliarder nuk ishte ai. Për të terrorizuar Partinë Socialiste e nisi me Kukësit, kur ia preu atij kokën, imagjino që për Erion Bracen s’ua ndjen fare. Po bën prerje kokash, shkoi gjeti Celibashin për t’i prerë kokën Gramoz Ruçit. Kjo është një politikë terrori mbi deputetët, është miliarderizim i PS. Unë do paraqes deputetët e qarkut, jo të kap një këtu një aty pa bërë të paqenë të gjithë listën. Rama po përgatit humbjen e radhës dhe mbijetesën nëpërmjet bojkotit të parlamentit”, tha Berisha më tej.

Ky eshte nje i marre qe po tragjizon nje komb. Fatkeqsi.
Ne pjesen e pare te konferences ka qene ne gjendje shoku. Fliste percart.
Zot na ruaj !
Rama ne 24 qershor nuk duhet ne asnje menyre ta coj Saliun ne spitalin psiqatrik per kurim. Ky pleh do groposur diku ne shkretetiren e Saharas qe mos te qelbi me kete vend. Ky eshte burri me kurve qe ka pasur ndonjehere ky vend.
Ky psikopati po te njejtat genjeshtra ka vetem u kthen anen. E kam gabim une apo dje tha qe Rama merr urdhra te prera nga Hakmarrja, kurse sot Rama qenka kryetari i Hakmarrjes. Por dhe ata vellezrit Shyti nuk ja kane lene mangut pergjigjen. I kam njohur prinderit e tyre qe jane njerez model. I mori me qaf si familje ky psikopati sic na ka marr me qaf te gjitheve. Populli thot ne kete bote laen te gjitha. Mase e hedh AK ne date 7 prill se dhe ky si fashizmi do luftuar.
Lexova ne adresen e me poshteme pergjigjen e vellezerve Shyti:
http://www.ama-news.al/2013/03/saliu-hakmarrja-dhe-theodhoriu/
Sali Berisha nuk është as psikopat, i lajthitur jo se jo. Ai është një anti shqiptar i betuar dhe një sherbetor i zellshëm dhe shumë fanatik, i serbëve, qysh në kohën e Titos, dhe zë fill qysh nga 8 nëntori i vitit 1968, kur u ,,bë” komunist ! Spektri i veprimtarisë tij, nga një kohë në tjetrën, nga një veprimtari e tij në tjetrën, e vërteton katërcipërisht këtë. Imperativi i sotëm i gjithë shoqërisë shqiptare në nivel kombëtar, është ndalimi i veprimtarisë të më tejshme armiqësore i këtij njeriu, në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve. Hapi vendimtar, duhet bërë me 23 qershor 2013. Por Fronti Opozitar duhet të vej në lëvizje të plotë të gjithë mekanizmat demokratikë për ta hequr qafe para 23 qershorit. Në këto zgjedhje, elektorati shqiptar duhet të shkojë pa këtë shkatrrimtar të pa ndreqshëm.
thone se ky i laithitur kur ish i vogel bente gropa me sqepare vetem kete preferonte
thone se dhe prinderit e tij ishin te shqetsuar se i vetmi argetim i tij ishte in gropat
ishin munduar per t ia hequr kete vese por nuk kishin mundur
i kish rene ne sy nje plaku dhe ai kishte thene ky djale mos u befte perpjet se ky vetem gropa do hapi
shikoheni sa varre ka hapur ky