Trupi i pajetë, pa kokë, krahë dhe këmbë, i gjetur më 9 qershor në Belgjikë, i përket një studenti shqiptar.
Policia belge arriti të zbulonte identitetin e personit që, u gjet i masakruar.
Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, por ekspertët thanë se 22-vjeçari ishte skeduar më parë për rrahje dhe trafik kanabisi.
Prokuroria e Brukselit tha se trupi i cunguar i përkiste shqiptarit Xhuliano. B, 22 vjeç.
Ai ishte student në vitin e parë të Universitetit Libre në Bruksel, ku studionte për Drejtësi.
Ishin pikërisht punëtorët e Komunës Jette, atë të cilët në orën 11:55 të së martës, më 9 qershor 2015, bënë zbulimin e tmerrshëm në një pyll, në kufirin midis Jette dhe Wemmel.
Punëtorët gjetën një valixhe të madhe sportive, e cila kishte brenda një bust njeriu, të cilit i mungonte koka, parakrahët dhe një pjesë e këmbëve.
Punëtorët ishin duke pastruar mbetjet e një ndërtimi prej druri që po bëhej në atë zonë, në momentin kur gjetën valixhen sportive.

Shume lajm i keq! ngushllime familjareve dhe shpresoj se me te rinjte Shqiptar mos te jene viktima te krimit.
Nje keshille per redaksine (nuk thuhet bust por TORSO)
Kanibalizmi denohet por ja ku te sjell droga pa koke pa kembe pa duar ky eshte realiteti I ketij bisnesi
E kan masakruan ne shpi , autoret dihen qe jan njerez qe viktima I njef Mir , per ta nxjerr nga shtepia ku e vrane e kan bere copa copa …. Ngushellime familjes …
AI STAN ATE BULMET KA
Ndaj dhe SALIU E LEJOI DROGEN NE lAZARAT …………QE TE RINJTE TE PINE DROGE ,E TE PERFUNDOJNE SI KY STUDENTI………… ,PER saliun kishte rendesi pushteti…….
EKZAKT,”sokoli”,per te rinjte drogen,,,per te rriturit mireqenia e kafshates dhe e ngrirjes se buzeqeshjes,,,ja keto ishin objektivat dhe praktikat e mortjes brekedhjere ne 23 vite,,,armikut me te perbetuar te shqiptareve ,ne mijra vjet histori.
Trishtim ,pa fund,per humbjen e jeteve te reja ne vorbullen e marrezise se nje pasurimi te shpejte;pa pune e djerse.
TUNG.
Me vjen keq per lajmin por te jesh duke studiuar ne nje vend te tille per nje dege te tille dhe te meresh me pune kaq te keqia eshte mekat and perfundimi dihet I’m sorry
Ngushllime Familjes
skam pergjigje