Ronaldo kritikon sjelljen e Neymar

Dita

Disa e mbështesin ndërsa disa të tjerë jo. Sjellja e Neymar në ndeshjen ndaj Kolumbisë, nuk i ka pëlqyer aspak një prej legjendave të futbollit brazilian, fenomenit Ronaldo por për ti dalë në mbrojtje 23-vjecarit ka menduar shoku i tij skuadrës te Barcelona Javier Mascherano që në Kupën e Amerikës me Argjentinën është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Neymar.

Ylli i Brazilit u ndëshkua me karton të kuq në përfundim të sfidës pasi në lojë të ndaluar goditi një kundërshtar me top ndërsa më pas u grind me Carlos Baccan. Neymar tashmë do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Venezuelës duke qenë një mungesë e madhe për Selecaon, që nuk e ka siguruar ende kualifikimin. I pyetur për këtë cështje Ronaldo fenomeni ngriti gishtin e akuzës mbi talentin e Barcelonës duke deklaruar se Neymar u soll në mënyrë shumë agresive dhe e meritonte ndëshkimin me karton të kuq.

Gjeste të tilla në një ndeshje futbolli janë të papranueshme shtoi më pas ish sulmuesi i Interit dhe Realit të Madridit, ndërkohë që theksoi se Neymar aktualisht është duke kaluar një periudhë të vështirë. Sipas Ronaldos një lojtar në momentin që mban veshur fanellën e Brazilit nuk duhet të sillet kurrë në atë mënyrë.

Por teksa një brazilian e kritikon, një argjentinas i del në mbrojtje 23-vjecarit. Për Javier Mascheranon arbitrat duhet ti mbrojnë më shumë lojtarët si Neymar.E godasin 20 herë dhe kundërshtarët ndëshkohen me vetëm 1 karton të verdhë nënvizoi Mascherano në intervistën e tij. Nuk mund të harrojmë që Neymar është vetëm 23-vjec dhe e ka të pamundur ti përballojë të gjitha këto gjëra deklaroi në përfundim mesfushori i Përfaqësues së Argjentinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *