Shërbimi turistik britanik, “Teletext Holidays” ka përpiluar një listë të turistëve më të bezdisshëm, duke u bazuar në një anketim të përdoruesve të rrjetit. Vendin e parë e zënë udhëtarët që bëjnë foto të ushqimit të tyre për ta publikuar më pas në Instagram.
Fotografët e pjatave dhe të pijeve për t’i publikuar më pas në Instagram: 32 % të votave
Fëmijët që luajnë me aparate, me zë shumë të lartë: 31%
Përdoruesit e shkopit të selfie-ve: 28 %
Përdoruesit e bokseve me bluetooth në publik: 25%
Pasagjerët e avionit që fillojnë të bëjnë telefonata menjëherë pas zbritjes: 21 %
Përdoruesit e aplikacionit “Face Time” që bëjnë video – telefonata me atraksionet turistike në sfond: 12 %
“Peshkuesit” e miqve që disa minuta pasi njohin dikë në bar i dërgojnë një kërkesë për miqësi në rrjetet sociale: 11%
Turistë me tableta që mbulojnë bukuritë me aparatet e tyre dhe pengojnë që të tjerët t’i shijojnë:10
Të afeksionuarit e xhirimeve nën ujë me kamerën Go-Pro: 7%
Përdoruesit e dronëve pa eksperiencë që lëshojnë dronët të filmuar që nga ajri dhe pengojnë të tjerët të shohin muzgun, apo të gëzojnë bukuritë e natyrës: 6%
/DITA
