Kjo fushatë elektorale do të mbahet mend për përmendjen e shumtë të fjalës fik. Fillimisht ishte kandidati Erion Veliaj, i cili tha se në adoleshencën tij ka shitur fiq për të siguruar të ardhurat.
Më pas Fiqo i Vorës u bë një personazh shumë mediatik, pasi ai, votat për zgjedhjet e së dielës kishte vendosur t’i siguronte nëpërmjet miellit. Fiqos iu bllokua fabrika për disa ditë dhe më pas u kallëzua penalisht në prokurori pasi u kap duke shpërndarë miell me aflatoksinë për qytetarët.
Mirëpo historia e fikut nuk do të mbyllej këtu, pasi në tregjet e Tiranës ka dalë në shitje këto ditë… fiku. Por ajo që bie në sy është fakti se çmimi i tij është vërtet mbresëlënës. Të blesh një kilogram fiq duhet të paguash katër mijë lekë. E ç’kusur kanë njerëzit që për shkak të fushatës të blejnë këtë frutë më shtrenjtë!?

I lumt Veliajt se me fitimet nga shitja e fiqve,si dhe nga kusimet e se jemes,arriti te beje dasmen me dy seri.Me vjen mire se Veliaj nuk po ngelte pa pune mbas humbjes ne Tirane,do shesin fiq.
Ti MARKUK , je komentuesi me i peshtire , me siguri je vicidolas !!
Pse vetëm Veliaj të bëhet milioner duke shitur fiq?Duan edhe fshatarët e vërtetë të bëhen ministra e kryetar bashkie.