Ekspozitë fotografike për edukatoret në institucionet e përkujdesit social. Kjo është përzgjedhja e veçantë që Shërbimi Social Shtetëror ka bërë në nderim të punës së bërë nga mësuesit dhe edukatorët që për vite me radhë janë kujdesur për kategoritë në nevojë.
Çelja e ekspozitës fotografike në ambientet e këtij institucioni, me portrete të edukatorëve, kujdestarëve dhe kategorive në nevojë, si persona me aftësi të kufizuara e fëmijë jetimë do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit. Në një vlerësim paraprak të kryer nga ky institucion rezulton se kjo pjesë e stafit, e cila përbëhet kryesisht nga gra, ka nevojë për më shumë motivim në punë, për më tepër vlerësim dhe stimul emocional, për më shumë impakt dhe solidaritet social me vështirësitë që hasen gjatë procesit të trajtimit, edukimit dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuar e fëmijëve jetimë.
Publikimi i fotove të përzgjedhura të përfituesve së bashku me stafin e tyre, do të shërbejë, si një apel social për mbarë shoqërinë, për të kujtuar edhe njëherë se kategoritë në nevojë dhe edukatorët
