Ndërkohë që shanset për daljen e Greqisë nga Eurozona shtohen, gazeta Bild shkruan se në rast falimentimi, kostoja për çdo qytetar gjerman do ishte shumë e lartë. Nëse negociatat dështojnë, Gjermania do mbajë përsipër 85.2 miliardë euro të borxheve greke. Në këtë mënyrë Gjermania është kreditori me shumën më të madhe të borxhit. E thënë ndryshe, çdo gjermani do t’i kushtojë 1055 euro falimentimi i Greqisë.
Më të prekurit do jenë luksemburgasit. Atyre do t’ju kushtojë 1637 euro falimentimi i Greqisë. Holandezëve do t’ju kushtojë 1099 euro, francezëve 989 euro dhe letonezëve 250 euro.
Por, çfarë duhet të bëjë Greqia për të fituar besimin e kreditorëve.
“Një hap mund të jetë shkurtimi i ndjeshëm i shpenzimeve për armatimin”, tha shefi i KE-së, Jean-Claude Juncker.
“Buxheti për mbrojtjen në Greqi është monstruoz”, tha një politikane gjermane, Claudia Roth.
“Pse nuk i shet Greqia tanket,” pyet gazeta Bild.
Sipas të dhënave të NATO-s, Greqia shpenzoi në vitin 2013 rreth 4.27 miliardë euro për mbrojtjen, një rënie e lehtë në krahasim me një vit më parë, kur shpenzonte 4.38 miliardë euro. Në vitin 2010 shpenzoheshin plot 5.97 miliardë euro.
Në total bëhet fjalë për 2.3 për qind të buxhetit. Në BE, vetëm Britania shpenzon më shumë, 2.4 për qind. Gjermania shpenzon vetëm 1.3 për qind.
Sipas Bild, shumica e shpenzimeve bëhen nga frika e grekëve nga Turqia, e cila për ironi është në NATO.
Së fundmi Greqia është angazhuar në shpenzime ushtarake edhe për kufirin me Shqipërinë.
Edhe pse vendi është në krizë, Greqisë i pëlqen të ekspozojë Ushtrinë e saj në parada, thekson Bild. Më 25 mars pati një paradë të tillë. 3.1 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të tilla parada në një vit. /Mapo/

Shkrimi nuk thote se sa do t’i kushtoje shqiptareve renia ne fait e Greqise…
E pakta 300 mij vende pune
Gjynah zezot, kane frike se i vjen e i … Erdogani! Po akoma s’e ka morr vesh Erdogani qe jevgjit ua japin me deshire!!
Si kushton hic fare…Sepse I orienton shqiptaret drejt perendimit qe ne afatmesem e afatgjate do te thote perfitim…
Santana deri sa ke marre mundimin te komentosh duhet ta dish se sa do i kushtoj Shqiptareve renia nga fiku e Greqise,shkurt nje qime bythe,pasi Shqiptaret vetem kane marre nga Greqia si para dhe dajak,tani radha e Greqise eshte te shkurtoj deri ne zero buxhetin per ushtrine,fundi do jete i dhimbshem,do behn si ne ne kohe te xhaxhit.
ORE’ KUSH ME SHPIEGON MUA QE EDHE TANI QE U HAPEN RRUGET ME QINDRA-MIJRA SHQIPTAR VAZHDOJN TE QNDROJN OSE TE EMIGROJN NE GREQI.PO PSE KAQ BUDALLENJ QENKAN KOSOVARET QE SE DIN FARE NGA BIE GREQIA , POR EMIGROJN DHE SI KLANDESTIN DREJT VERIUT TE EVROPES.GREQIA SI NGA POZITA GJEGRAFIKE DHE EKONOMIKE ESHT PERIFERIA E EVROPES.
Grek esapi vari janullen…kur Po i shet dhe serbi te gjitha T-55 ( tek website i ministris srbija),Po dhe Italia lexoja tek espresso parà 1 muaj i ka nxjerr 3000 cope
koken thyefshin plerat grek.
Greket nuk e kane problem qendrimin ne Europe.Greket duan detin e Shqiperise,duan Konispolin,duan Himaren.Per keto vazhdojne te investojne,le ti shkoje borxhi deri sa kokrrat e reres ne Sahara.Nuk kemi asnje strategji kombetare per mbrojtjen nga shovinizmi grek.Armet qe kishim ja shitem grekeve,ja lame ne dore Zenit, te kolopucit te Liries,.Greket kane filluar te flasin per mbrojtje te kufijve kombetare nga pretendimet e shqiptareve.Kush i kercenon greket?
Autobuzet qe nbushen ne Athine dhe mesyjne te votojne per greket ne Shqiperi?
Epo the grekerit ballkanas jane po marrin shembullin e Shqiperise barku boshbpor ne duar kemi fisheke te shohim I dalte perb hajer strategjia e borxheve
Bild nuk eshte gazete. Ja kane hequr te drejten per te mbajtur titullin gazete. quhet thjesht bild. Pra sjane per tu mare seriozishte shkrimet e bildit se kam vene re qe keto kohet e fundit eshte mare shume si baze. Bild eshte nje gazete populiste, qe lexohet shume nga njerezit me intelekt te ulet. Ka me shume fotografi se text, dhe textin qe ka e ka me shkrim gjigand.