Vlorë, MSH shkarkon drejtorin e Higjienës, akuzohet për korrupsion

anazapta

Pushohet nga puna drejtori i Higjenës në Vlorë. Vendimi për pushimin nga puna të Gazmir Bundos, shef i Drejtorisë së Higjienës, është konfirmuar nga drejtori i Politikave Shëndtësore, Pëllumb Pipero, i cili doli sot në një konferencë shtypi.

Mësohet se pushimi nga puna është bërë pas arrestimit nga policia e Vlorës për korrupsion. Krahas Bundos, në pranga janë vënë edhe Afroviti Gjyli, inspektore sanitare dhe Pandeli Bilbili, ndihmësinspektor sanitar.

“Kemi ndjekur me kujdes ushtrimin e përgjegjësive të Inspektoratit Sanitar dhe inspektorëve sanitarë, veçanërisht për mbrojtjen ndaj duhanit. Duke e konsideruar figurën e inspektorit sanitar si figurë dhe punonjës të shtetit, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar rast pas rasti. Ditët e fundit kemi pasur disa ankesa për disa inspektorë sanitarë nga subjekte të ndryshme të qytetit të Vlorës, për të cilat është në dijeni edhe Policia e Vlorës”, u shpreh Pipero në konferencën për shtyp.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *