Policia e Tiranës ka arrestuar sot një person që dyshohet se është pjesë e bandës së “Babagjyshave”, e cila grabiti një argjendari në një qendër tregtare të njohur në kryeqytet në 24 dhjetor 2013.
Burime policore thonë se forcat “Shqiponja” kanë vënë në pranga të dyshuarin, emri i të cilit deri tani nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe policia ka vënë në pranga anëtarë të tjerë të kësaj bande, përfshirë dhe kreun e saj, Ilir Kupa. Të gjithë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe grabitje me dhunë.

Po babagjyshet e politikes kush do ti arrestoje dhe mbi te gjitha kur?
http://www.lapsi.al/lajme/2015/06/20/gazeta-gjermane-p%C3%ABr-shqip%C3%ABrin%C3%AB-pa-rryshfet-nuk-ka-jet%C3%AB#.VYZHj0YXf2w