Arrestohen vrasësit e shqiptarit nga policia italiane

Dita
Consegnate due autovetture Lotus Evora S all'Arma dei Carabinieri - Consegnate due autovetture Lotus Evora S all'Arma dei Carabinieri. foto mario proto - fotografo: Mario Proto

Pas tre muajsh hetime të vazhdueshme, policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Mikel Leskaj, 29 vjeç, i cili është vrarë brenda makinës së tij, në mars.

Në pranga kanë rënë një vajzë rumune, 17-vjeçe dhe një shqiptar 23-vjeçar.

Sipas policisë italiane, 17-vjeçarja ditën e ngjarjes i ka lënë takim Leskajt dhe në vendin e takimit ka qenë shqiptari 23-vjeçar, i cili pas një zënke e ka goditur atë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia italiane thotë se Leskaj është shoqëruar për në spitalin e Romës, aty ka ndërruar edhe  jetë.

Dy të rinjtë të cilët jetonin ilegalisht në Itali janë treguar shumë të kujdesshëm duke fshirë çdo provë, dhe pas krimit ata u larguan nga Italia.

Hetimet për dy të akuzuarit u shtrinë në Slloveni, Kroaci, Rumani dhe Shqipëri, ku është monitoruar çdo lëvizje e tyre.

Ata u rikthyen në Itali pas 10 ditësh me idenë se tashmë ngjarja ishte harruar, por në fakt janë arrestuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *