Në orën 07:00 të ditës së sotme janë hapur qendrat e votimit për rreth 3 milionë e 370 mijë e 206 shqiptarë, të cilët kanë të drejtën për t’u shprehur me votë në zgjedhjet për pushtetin vendor.
Këto janë zgjedhjet e para lokale me ndarjen e re territoriale. Nga rreth 400 njësi vendore, gara këtë herë bëhet vetëm për 61 bashki, të rritura në territor dhe numër zgjedhësish.
Në garë janë 63 parti politike. Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryesuar nga PS, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga PD me 15 subjekte zgjedhore në të.
11 parti garojnë më vete jashtë koalicioneve të mëdha. Në garë për 61 bashki janë 158 kandidatë.
Risi e këtyre zgjedhjeve janë gjithashtu një numër jo i vogël i kandidatëve të pavarur, 36 të tillë. Numrin më të lartë të kandidatëve në këto zgjedhje e ka Tirana me 6 të tillë, paradoksalisht edhe Memaliaj, me po këtë numër kandidatësh në garë.
Risi janë gjithashtu kandidatet femra. 16 të tilla, mbështeten nga partitë e mëdha, për karrigen e kryetarit të bashkisë. Spikat Shkodra, me të dyja kandidatet në garë femra.
Risi e kësaj gare zgjedhore gjithashtu janë numri i barabartë i meshkujve dhe femrave që do të ulen në karriget e këshilltarëve bashkiakë.
Rreth 41 mijë komisionerë, është trupa që do të administrojë këto zgjedhje në terren, si anëtare të ZAZ-ve, qendrave të votimit apo numërimit të votave.
6699 janë forcat policore të vendosura në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.
Gara elektorale e së dielës monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues. Numrin më të lartë të vëzhguesve ndërkombëtarë, e ka ODIHR me 274 vëzhgues, misioni që do të hartojë edhe raportin përfundimtar dhe do të vendosë notën zyrtare për standardet e këtyre zgjedhjeve.
Ambasadat perëndimore, ajo e SHBA dhe ambasadat e vendeve fqinje gjithashtu kanë akredituar vëzhgues në garën që nis me hapjen e qendrave të votimit në orën shtatë të mëngjesit të së dielës.
Ashtu si edhe në proceset e tjera zgjedhore, vlerësimi nga ndërkombëtarët për 21 Qershorin, është gjithashtu një nga kriteret e forta për Shqipërinë që do të mbahet parasysh në Bruksel për kërkesën për hapjen e negociatave.

Po dihet kush do fitoj mo se aleanca e krimineleve te djathe ka vene 61 hajdut e kriminela, dhe nje qe medemek mbahet si e ndershme eshte kokrra e te paaftes qe di vetem te bertas kshuqe besoj se dhe rezultati eshte komplet i qart.
Mire qe jan 158 po ca jane thuaj, vetem naten e sotme 4 asistenta kandidatesh te PD kapen duke bere presion, duke bere terror, me arm te ftohta, imagjino ca beteje do te beje PD keto zgjedhje, nejse i mbyturi kte synim ka te mbysi dhe tjetrin po sdo tja dal.
Po duke pare platformat e shumices prej tyre besoj se eshte e qarte fitorja se kemi ne njeren ane kandidate me platform te qarte te unifikuar qe te con ne drejtimin e duhur me te vertet dhe nja ca te tjere qe jane hedhur aman vetem te jene se skemi si rrime pa to ca pret tani ti te votohet Pd?!
Te shkojme ne zgjedhje e te votojme sot eshte momenti ku do caktohen nga populli drejtuesit e qyteteve. Une votoj ne Tirane dhe kam shume arsye per te votuar me qellim qe te shporr nga Bashkia kryebashkiakun aktual qe per kater vite vetem fjeti gjithashtu votoj per kandidatin e ASHE z. Veliaj pasi ka aftesite e duhura per te bere pune te mira per kryeqytetin.
Alternativa me e mire per te gjithe ne eshte alternativa e majte. Askush te mos qendroje ne shtepi te gjithe ato qe kane te drejte vote le te votojne. Ka ardhur momenti qe mjaft qytete te shkojne ne drejtimin e duhur nje nder keto qytete eshte pikerisht Tirana e cila mbahet peng nga nje pertac te quajtur Lulzim Basha.
cdo nje nga keto 3,3 milion te regjistruar me te drejt vote duhet te dalin neper votime ne menyre masive edhe te peshojn voten e tyre drejt drejtimit te duhur, partine socialiste dhe aleancen per shqiperine evropiane!! cdo vote ka rendesi madhore prandaj qytetaret nuk duhet ta shpordorojn ate ne drejtim tjeter, ta shesin ose mos ta vejn ne perdorim!
Te gjithe shqiptaret duhet te shkojne ne zgjedhje e te votojne kandidatet e Aleances per Shqiperine Europiane. Ka ardhur momenti qe Tirana per shembull te shkoje ne drejtimin e duhur. Ka ardhur momenti qe ne kryeqytetin qe eshte lene ne meshire te fatit te investohet. Erioni eshte i duhuri per Tiranen ka aftesite drejtuese e menaxhuese dhe vizion te qarte, do e ktheje ne normalitet ate.
Me ne fund pas 4 vitesh te erreta per Tiranen erdhi momenti qe secili nga ne te beje nje zgjedhje per te ardhmen
ne te vetmen dite ku mendimi eshte i lire, dhe votimi nje e drejte per te gjithe
pa dallim feje,krahine,gjinie etj
njerezit duhet te votojne sepse eshte nje detyre kombetare, dhe nese dikush nuk voton
nuk ka te drejte te ankohet me per 4 vitet ne vazhdim!
ndaj votoni drejtimin e duhur dhe 23 dhe 6!