Katër vjet burg për vrasje me paramendim. Vetëm se viktima mbijetoi?

anazapta

Dënohet me katër vjet burg burri që hodhi gruan në plehra, pasi mendonte se e kishte vrarë. Gjykata e Korçës ka dënuar me vetëm katër vjet Romeo Babanin, i cili një vit më parë dhunoi barbarisht gruan e tij Eriselda Rizvani, të cilën e hodhi në kazanin e plehrave, duke menduar se e kishte vrarë. Vendimi i gjykatës është pritur me shqetësim nga familjarët e gruas. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, nënë e Erisledës thotë se dënimi është qesharak, pasi akuza ishte vrasje me paramendim.

“Nuk kemi se ku të drejtohemi dhe ku të ankohemi për këtë gjë. Si ka mundës që të dënohet vetëm me katër vite burg, kur e çoi në buzë të vdekjes vajzën time. Edhe një kafshë të ishte  keqtrajtuar dhe plagosur kaq rëndë sa vajza ime, do të jepej një dënim më i rëndë, pasi akuza ishte për vrasje  me paramendim”, shprehet Dallëndyshja, e ëma e Eriseldës.

Ndërsa vetë Erisleda, e cila është gjallë vetëm për shkak të fatit, kujton natën e ngjarjes.

“Burri më rrihte me tel pasi konsumonte alkool dhe më pas bëhej xheloz. Herën e fundit që më plagosi, ka qenë diku nga muaji shtator i vitit të kaluar. Isha në shtëpinë e nënës sime dhe Romeo, duke ditur se mamaja ishte natën në punë, erdhi dhe më nxori në rrugë. Më kërkoi që të kthehem në shtëpinë e tij. Nuk  pranova, sepse kujtoja se çfarë kisha hequr më parë, dhe pas kundërshtimit tim, ai u bë agresiv”, thotë 26-vjeçarja.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *