Policia e Shtetit thotë se deri në orë 14:00, nuk ka pasur asnjë incident serioz.
Në një deklaratë për shtyp, ajo thotë se ka ndërhyrë vetëm një herë gjatë ditës së sotme, pasi në një qendër votimi ka pasur shumë njerëz.
“Policia e Shtetit në të gjithë vendin është në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave që ligji i ngarkon në kuadër të procesit zgjedhor dhe për garantimin e rendit e të sigurisë publike.
Situata në të gjithë vendin paraqitet e qetë. Deri në orën 14:00 nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë gjatë procesit zgjedhor.
Ndërkohë nga KQV-të gjatë kësaj periudhe është kërkuar ndërhyrja e policisë me vendim sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative vetëm në 1 rast, ku policia ka ndërhyrë sipas vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe ka kryer detyrën për rivendosjen e gjendjes. Konkretisht:
Në KZAZ Nr. 6, Qendra e Votimit Nr. 142, në orën 10:30, në Shkollën 9 – Vjeçare Koman, me Vendimin 7, datë 21. 06. 2015, Komisioni i QV, ka vendosur të kërkojë ndihmën e policisë për ndërhyrje në QV, pasi ka pasur një fluks shumë të madh të qytetarëve për të votuar. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për rivendosjen e rregullit dhe pas normalizimit të situatës janë larguar me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.
Gjatë procesit zgjedhor strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë dhe për disa incidente të vogla për të cilat Policia është thërritur nga Komisionet përkatëse të qendrave të votimit por që kanë gjetur zgjidhje pa ndërhyrjen e forcave të policisë dhe nuk është kërkuar më me vendim nga komisionet ndërhyrja e policisë.
Siç ju kemi bërë me dije në komunikimin e mëparshëm, me fillimin e punës nga Komisionet e Qendrave të Votimit punonjësit e Policisë së Shtetit sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative janë larguar nga të gjitha Qendrat e Votimit, të cilat ishin marrë në ruajtje gjatë natës së mbrëmshme.
Policia e Shtetit është duke ndjekur në vazhdimësi procesin zgjedhor dhe është në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në respekt të plotë të ligjit”, thuhet në deklaratën e policisë.

bravo policise se shtetit.kjo erdhi fale rilindjes normalisht se te ishte per pd do ishin vjedh e do ishin rraf kushdo qe perpiqte ti vinte ne dukje vjedhjet e tyre
Me ne fund zgjedhje te qeta! Shqiperia kishte kohe qe meritonte nje proces te tille zgjedhor. Bravo Policise per ruajtjen e rendit dhe sigurise!
qetsi tamam europian po e tregojm !! po cti besh atyre demokrateve qe bojn kot rremuje per te treguar sikur jan te ndershem !! ka ardh dita qe policija te bej detyren e saj dhe pa nderhyrje politike , kjo eshte ajo qe na duhet dhe ju uroj per kete pune te veshtire dhe kaq te bukur qe keni shok police
policija ben punen e saj dhe eshte super aktive mesa kam pare!! kam lexuar shume lajme dhe po shikoj qe policija po arreston dhe po kontrrollon shume qendra qe ne vitet e kaluyara kan qen shume problematike !! urime policija dhe super pune cuna
Uroj qe keshtu te jete deri ne numerimin e votes se fundit,kudo ne Republike.
me ne funde nje polici e denje per shqiptaret.kjo pra eshte prova qe shqiptaret avash-avash po shkojne ne drejtimin e duhur