Ai ka botuar muajt e fundit, në Dita një numër shkrimesh që kanë të bëjnë me Greqinë, kryesisht denoncime të veprimeve dhe deklaratave të mbështetësve linjës ekstremiste në vendin fqinjë, duke i shoqëruar me foto.
Lexuesit na kanë pyetur rreth Arben Llallës dhe këtë të shtunë kemi vendosur që ta njohim atë pak më shumë. Ai është stërnip i Bajram Ligut, një nga gjirokastritët që më 1908 vrau bimbashin turk të Gjirokastrës. Është kushëri i kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të cilin Arbeni thotë se, janë ngrohur pranë një oxhaku. Nëpërmjet kësaj bisedë mësojmë diçka rreth këtij publicisti
Arben, na tregoni diçka për veten, ku keni lindur, rritur…?
Kam lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1972. Si mijëra shqiptarë kam emigruar në Greqi në vitin 1991 deri më 2004, kur edhe u largova për në Maqedoni.
Nga Tetova është bashkëshortja ime, Teuta Kamberi e cila është profesore në gjimnazin e Tetovës dhe ka qenë pjesëmarrëse në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në luftën e 2001-it në Maqedoni bashkë me vëllain e saj. Kemi një djalë 10 vjeçar, Priamin. Prej vitit 2004 jetoj dhe punoj i pavarur në Tetovë duke u marrë me histori dhe publicistikë.
Në vitet 1998-2000, kam qenë kryetar i Forumit të Emigrantëve Shqiptarë në Greqinë e Veriut dhe Sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”.
Në vitin 2004, u ngarkova nga lobi shqiptaro-amerikan si drejtues në Maqedoni për të realizuar mbledhjen e nënshkrimeve në bazë të rezolutës të Kongresit Amerikan nr.28, “Pavarësia e Kosovës TANI”. Nga vitit 2011-2013 kam qenë koordinator i zyrës së Binjakëzimit midis Bashkisë së Elbasanit dhe Bashkisë së Tetovës.
Cili është profesioni juaj i parë, për çfarë i keni përfunduar studimet?
Jam i diplomuar në degën e Historisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me titull Master shkencor. Jam autor i tre librave, dy në lidhje me historinë e shqiptarëve në Greqi dhe njëri publicistikë. Pas vitit 2010 kam hequr dorë nga pjesëmarrja në simpoziumet shkencore, kam refuzuar çdo ftesë me respekt.
Historia ka qenë preferenca juaj e parë, apo ju u futët rastësisht kësaj rruge?
Studimeve historike u kam hyrë nëpërmjet gazetarisë, në fillim me shkrimet për Fan Nolin pasi në Greqi gjeta bashkëfshatarët e tij dhe më tej, për arvanitasit. Ka qenë nxitja dhe përkrahja e të ndjerit Aristidh Kola dhe më vonë e historianit të njohur çam, Ibrahim Daut Hoxha për të vazhduar me këmbëngulje studimet shkencore për historinë e kombit tonë.
Ishte koha kur shqiptarët ndodheshin në pozicion të keq ekonomik dhe politik 1997-2000, unë botoja shkrimet për çamët dhe arvanitasit. Ato vite nuk janë vërejtur shumë shkrimet për arvanitasit, ndërsa tashmë të gjithë duan të shkruajnë, të lexojnë për ta.
Çfarë përfaqëson Aristidh Kola për ju?
Aristidh Kolën e kam patur mik të ngushtë, mësues. Më ka mësuar për gjendjen e arvanitasve, historinë e tyre dhe gjatë kohës që ishte i sëmurë rëndë, më besoi një arkivë me materiale për arvanitasit. Materiale që unë i kam shfrytëzuar dhe i shfrytëzoj në bibliografitë e librave që kam botuar. Aristidh Kola mbetet propaganduesi më i madh i çështjes shqiptare në Greqi, ai ishte avokat, studiues, publicist dhe botues. Aristidh Kola, bashkë me disa intelektualë të tjerë arvanitas, si: Jorgo Miha, Jorgo Gjeru, Jorgo Korizi, Taso Arvaniti, etj., janë propaganduesit e çështjes së Kosovës në Greqi, për të sqaruar të vërtetën e tragjedisë së popullit tonë atje. Aristidh Kola është Marathonomaku i shekullit 20 i çështjes shqiptare në Greqi.
E përmendni shpesh në shkrimet tuaja… Cili është versioni juaj për vdekjen e tij?
Unë besoj se ai vdiq i helmuar nga agjenturat sllave në bashkëpunim me ato greke. Sllavët kanë një ndikim të madh në Greqi. Ishte koha e egër e përplasjeve midis politikës amerikane dhe asaj sllave gjatë viteve 1998-2000, e raprezaljeve të përgjakshme të Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe sulmeve të NATO-s. Aristidh Kola ishte njeri nga avokatët mbrojtës të luftës shqiptare në Kosovë.
Cili është historiani që vlerësoni më shumë më hapësirat shqiptare?
Nuk kam ndonjë idhull, por publicistët, studiuesit dhe historianët e kohës së Rilindjes Kombëtare e deri në vitet 1944 kanë qenë realistë dhe të pavarur. Vlerësoj shumë Konicën dhe Nolin si dy figura brilante.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina mbetet shqiptari më i madh pas Skënderbeut për kontributin kombëtar.
Gjatë kohës së komunizmit, por edhe sot, historianët ndikohen nga politika dhe partitë. Kjo është tragjike, pra nuk kemi në përgjithësi historianë të pavarur. Kemi historianë shtetërorë, që marrin rroga nga institucionet dhe qëndrojnë gjithë ditën nëpër zyra dhe kafene. Kopjojnë andej-këtej, vjedhin punimet e të tjerëve dhe i botojnë si libra të tyre.
Për fat të keq titujt shkencorë po blihen si kur shkon të blesh gazeta në kinkaleri. Me 10 mijë euro brenda dy viteve i fiton të gjithë titujt shkencorë Mr, Dr, përjashto raste të rralla kur fitohen me meritë.
Po familja juaj, cila është? Në bisedën që bëmë paraprakisht më përmendët stërgjyshin…
Shteti shqiptar i ka shpallur Nderi i Qarkut të dy stërgjyshërit e mi. Stërgjyshi im nga mëma, Bajram Ligu nga Gjirokastra me Hito Lekdushin, më 1908 vranë Bimbashin turk kur nuk kishte shtet shqiptar. Balrami ka qenë anëtar i çetës së Çerçiz Topullit.
Stërgjyshi tjetër, gjyshi i babait, Beqir Llalla, bashkë me djalin e tij, Haxhi Llalla, janë themeluesit e Klubit Bashkimi në qytetin e Gramshit më 1909. Në fis kemi shtatë të shpallur Qytetar Nderi për kontributin e tyre kombëtar.
Kam patur fatin që edhe bashkëshortja ime rrjedh nga një familje me tradita kombëtare që kanë ndihmuar çështjen shqiptare në Maqedoni.
Një kuriozitet: Ju keni një mbiemër me Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Keni lidhje gjaku me të?
Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, është djalë xhaxhai i babait tim. Pra, jemi ngrohur në një oxhak.
Për t’u rikthyer te historia e te vendi ku ju jetoni momentalisht. Si i shikoni marrëdhëniet e Tiranës zyrtare me politikanët shqiptarë të Maqedoninë?
Shqipëria mundohet ta ndihmojë Maqedoninë, por klasa politike e Tiranës gjithnjë i këshillon politikanët shqiptarë të Maqedonisë që të jenë të qetë dhe të durueshëm, andaj shqiptarët janë të shkelur në Maqedoni.
Duhet t’ju them diçka të hidhur. Shumica e deputetëve, ministrave apo funksionarëve shqiptarë në Maqedoni zgjidhen me një certifikatë që e jep zbulimi dhe kundërzbulimi maqedonas, pra individët duhet të rrjedhin nga familje bashkëpunëtore e shtetit të ish-Jugosllavisë dhe të Maqedonisë të pas viteve 1990. Kjo është tragjike.
Pa pastruar oborrin e tyre, shqiptarët në Maqedoni do mbeten të shtypur, qytetarë të dorës së dytë. Janë rreth 20.000 shqiptarë që u mohohet e drejta e shtetësisë së Maqedonisë edhe pse shumë prej tyre kanë nga 50 vite që jetojnë ligjërisht në atë shtet.
-Ju shkruani shpesh për projekte të Greqisë në dëm të Shqipërisë. Lexuesit e Ditës shpesh na pyesin: Mos ndoshta jeni duke e ekzagjeruar?
Shqipëria dhe shqiptarët gjithnjë kanë qenë dhe janë nën presion të vazhdueshëm nga Greqia dhe aleatët e tyre sllavë për asimilim apo zhdukjen e tyre. Grekët punojnë për asimilim e shqiptarëve ashtu siç kanë bërë gjithnjë. Pas vitit 1990, Greqia ka asimiluar 50.000-100.000 shqiptarë. Grekët janë shumë të aftë për të mohuar të vërtetën dhe sajuar gënjeshtrën, për t’u besuar më tej. Është ironike po edhe tragjedia e ekonomisë së sotme të këtij vendi është pikërisht si pasojë e gënjeshtrave ndër vite të qeverive greke.
-Për këto arsye i jeni qepur këmba-këmbës Greqisë?
Jo jo, nuk i jam qepur këmba-këmbës Greqisë, unë jam një njohës i mirë i marrëdhënieve greko-shqiptare pasi kam jetuar disa vite dhe kam patur mundësinë të njoh personalisht figura greke nga presidentë, kryeministra, deputet, intelektualë. E njoh shumë mirë kulturën, psikologjinë e tyre.
Ende ruaj shumë lidhje në Greqi, jo të gjithë grekët pajtohen me politikën e egër të shtetit grek ndaj shqiptarëve. Ka zëra në Greqi që pranojnë përzënien e çamëve me dhunë pa asnjë faj, pranojnë se shqiptarët janë shtylla kryesore që i dhanë lirinë Greqisë dhe që e mbajnë atë në këmbë edhe sot.
Ky vend edhe ka pritur shumë emigrantë shqiptarë në fillim të viteve ’90, u ka dhënë punë dhe i ka strehuar…
Ardhja e emigrantëve shqiptarë në Greqi u bë në bazë të një marrëveshjeje ku në këtë rast u dëmtua shumë Shqipëria. Z.Muhamet Kapllani me z.Andonis Samaras si dy ministrat e Jashtëm, më 27.6.1991, në Korfuz nënshkruan marrëveshje që Greqia i pranonte refugjatët shqiptarë me statutin ekonomik dhe jo politik, por si haraç Shqipëria duhej të pranonte z.Anastas Janullatosin si drejtues i përkohshëm i Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Pa folur se Greqia ka përfituar miliona dollarë fonde nga pranimi i emigrantëve.
Në përgjithësi populli grek është miqësor, duhet të kemi parasysh se rreth 4 milion grekë kanë origjinë shqiptare. Janë institucionet shtetërore dhe kisha ortodokse që nxisin racizmin dhe armiqësinë tek grekët ndaj shqiptarëve.
Deri në Janar 1992, grekët dhe shqiptarët s’kishin asnjë problem, më tej filluan keqtrajtimet e emigrantëve shqiptarë nga ana e policisë dhe ushtrisë greke.
Vetëm përse Shqipëria dëboi një prift të padëshirueshëm si person non grata, Greqia përzuri rreth 80 mijë shqiptarë brenda një muaji me operacionet e njohura “Fshesa”. Pra na krahasuan me plehra. Greqia imponoi ndërrimin e emrave dhe pagëzimin në ortodoksë, nën presione psikologjike. Janë histori të njohura tashmë…
-A ka figura politike në Greqi që nuk luftojnë në dëm të Shqipërisë?
Kur vjen puna për mbrojtjen e shtetit grek ashtu siç e kuptojnë ata, janë unikë. Këmbëngul që janë institucionet shtetërore dhe kisha greke që nxisin urrejtjen e grekëve ndaj shqiptarëve. Shqiptarët kanë krushq të parë nga popujt e ballkanit grekët, kemi me mijëra martesa midis nesh. Greqia trembet nga zgjimi shekullor i arvanitasve sepse nëse ata zgjohen, s’do ketë më Greqi, por Arvaniti. Nëse gurët do flasin në Greqi, ata to flasin vetëm shqip sepse s’dinë gjuhë tjetër.
-Po përplasen në të dyja anët akuza mbi projekte si “Megali Idhea” dhe “Shqipëria e Madhe”…
Projekti Megali Idhea vazhdon luftën për realizimin e tij, por në forma të tjera. Projekti grek punon me skenarë në bazë të politikave të kohës. Pra, në fillim na vranë, na plaçkitën, na përzunë dhe po na asimilojnë. Pas vitit 1990 e deri më sot, janë asimiluar 50.000-100.000 shqiptarë, duke ua ndëruar edhe kombësinë pas dhënies së shtetësisë greke apo lejes së qëndrimit. Ka disa fakte tragjike ku shqiptarit të pas viteve 1990, i është ndërruar edhe vendi i lindjes, nga Shqipëri në Greqi.
Nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë asnjëherë projekti i Shqipërisë së Madhe, shqiptarët kërkojnë trojet që u janë grabitur me dhunë. Bile, ne i kërkojmë këto troje paqësisht me propagandë mediatike dhe jo me luftë.
Grekët kanë disa flamuj, si të Greqisë, Kishës, Vorio-Epirit. Ndërsa shqiptarët kudo kanë vetëm një flamur, atë të Skënderbeut. Kjo tregon se ne kemi vetëm një ideologji, atë kombëtare, grekët kanë disa ideologji, shtetërore, kishtare dhe për aneksimin e jugut shqiptar.
-Disa lexues pyesin si është e mundur që jeni shumë i ashpër me Greqinë dhe nuk ndaloheni të hyni në atë shtet?
Nuk jam i ashpër, jam mbrojtës i kulturës dhe kombit që i përkas. Unë nuk kam gënjyer, as kam sulmuar në shkrimet e mia, por vetëm kam denoncuar me fakte deputetët, organizatat, individët grekë që promovojnë urrejtje etnike dhe fetare midis dy popujve. Kam denoncuar aktivitetet antishqiptare për aneksimin e jugut të Shqipërisë.
Pas vitit 2004 nuk kam shkelur në Greqi dhe as nuk e di nëse do shkoj ndonjëherë, sepse i njoh mirë grekët. Ata çdo njeri që ua përplas në fytyrë të vërtetën e zhdukin, ka plot shembuj për këtë: Nga Naum Veqilharxhi, Anastas Kullurioti, Kristo dhe Theodhos Negovani, at Vasil Gjikë Stillo, Spiro Kosturi, Spiro Bellkameni, Petro Luarasin, at Stathi Melani, Jorgo Maruga, Aristidh Kola, etj.
Grekët kanë zhdukur edhe ata grekë që denonconin ndërtimin e shtetit mbi gënjeshtrën. Poeti i madh grek i vlerësuar me çmim Nobel në letërsi më 1979 Odiseas Elitis ka shkruar: “Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare, vllahe e turke. Kushdo që i përmend, shkon drejt e në burg”.
Në Maj të vitit 2012, shkrimtari grek Dimitris Epikouris në një shkrim të tij për grekët do të shkruante: “Greqia moderne nuk ka asnjë nyje që e lidh atë me Greqinë e lashtë dhe njerëzit që dikur jetonin në atë vend, e parë kjo si në aspektin kulturor, ashtu dhe në atë gjenetik. Grekët e sotëm janë një mishmash i fiseve ballkanike, (shqiptarë, sllavë, vllahë) të cilët gjatë periudhave të ndryshme kohore u përzien gjithashtu me afrikano-veriorë, armenë dhe fise të tjera të Anadollit, pa harruar të përmendim këtu dhe frankët me venedikasit, të cilët ishin po ashtu të shumtë në atë rajon”.
-Dmth mendoni se rrezikoni duke shkruar ato që kini shkruar?
Shiko, udhëhiqem nga parimi se ai që ka lindur, do vdesë një ditë. Por nëse nuk mund t’i ofrosh diçka kombit tënd më mirë futja vetes para se të vdesësh si një plak i paralizuar, si një njeri i padobishëm që nuk mund t’i ofrojë asnjë mirësi shoqërisë dhe familjes.
Edhe një herë, nuk jam kundër Greqisë, unë i respektoj traditat dhe kulturën greke. Jam kundër e atyre që ngrenë dorë kundër çdo gjëje shqiptare, jam kundër atyre që punojnë për shtrembërimin e historisë shqiptare, jam kundër atyre që mohojnë gjuhën dhe kulturën time. Nuk njoh dhe nuk bëj marrëveshje në dëm të çështjes time kombëtare.
-Z.Llalla sipas jush, cili është rreziku më i madh që u kanoset sot shqiptarëve?
Rreziku më i madh që i kanoset shqiptarëve është Egoja, Uni ynë. Shqiptari për egon vret, shkatërron gjithçka, shkon e djeg jorganin, shkon e flen me mullixhinë. Duhet të shërohemi nga egoja që të ecim përpara. Të gjitha luftërat midis shqiptarëve janë bërë nga egoja e sëmurë. Historiania e njohur greke Prof.Maria Efthimiu ka thënë për shqiptarët se janë racë e veçantë, të zgjuar, që mësojnë çdo gjuhë pa i kuptuar se janë të huaj, janë dhe racë e fortë që e ruajnë gjuhën e vet me fanatizëm prej mijëra vitesh. Shqiptarët janë racë e bukur, janë më të fortët e Ballkanit, kush është në zor mundet të kërkojë ndihmë nga shqiptarët, se e fiton çdo luftë…

Edhe ti Arben Llalla,qenke njelloj ANTI SHQIPTAR si kushuriri i babait tend Adriatik Llalla!
Ai si kryeprokuror nuk ka cuar ne gjyq ASNJE KRI(MINEL PESHKAQEN kur krimet e tij psh,Sali Berisha dhe Lulzim Basha jane shume dhe te pa shembullta!
Ndersa ti indirek e tregon veten se je BERISHIST,pra nuk punon per Shqiperine,por per ata qe te interesojne!
Sa per ata QYTETARET E NDERIT te QARKUT apo te FSHATIT,qe keni bere ne kohen e sa-TRAPIT Berisha ka plot sic u bene edhe KRIMINELET HAMIT MATJANI E ISA TOSKA!!!
Edhe gjyshi im ka qene ushtar me Skenderbeun,Fan Nolin,Isa Boletinin,Ismailo Qemalin,Avni Rustemin e plot te tjere,qe ti as nuk e gjen dot te kunderten e as e pohon dot!
Pra boll me keto MBURRJE IDIOTESH,duke na numeruar njerezit tuaj neper ceta patriotesh kur askush nuk i verteton dot!!!
Edhe ti mund te thuiash se ke luftuar ne Vietnam apo Irak etj etj!!!
Ti mashtron opinioninh publik kur thua se JANOLLATOSIN GREK e pruri ministri i Jashtem Kapllani,kur ate e ka prure Sali Berisha!!!
Sa per partite shqiptare ne Maqedoni prap MASHTRON kur nuk e thua te verteten se ATA I PERDORI SALI BERISHA per te percare shqiptaret ne disa parti dhe te alternoheshin ne qeveri njeri pas tjetriot!
JE BERISHIST,O ARBEN LLALLA njelloj si kushuriri yt!!!
Idiot, spiun e grekereve dhe sllvave, vemje, kalbesire, bagle. Autori i ketij shkrimi nuk te permendet ty (s’ia vlen te merresh me gropa muti anonime), prandaj mos u shqeteso.
Arben Llalla duhe te shpallet qytetar nderi i Gjirokastres! Sherbimi qe po kryen ai per Shqiptaret eshte i paçmueshem! I uroj nga zemra te mos kete fatin e te madhit Aristidh Kola!
O bunkeristi e dylberisti { laraska feniks } e keqija tende eshte qe vjen nga hici
e llum nga llumi i ketij populli dhe nuk ke se c fare ti tregoshe te tjereve per
racen tende { evgjit i bardhe } vetem me nje teser partije nga pederastija komuniste,qe te ka ngelur ne xhepin tend si simbol i hajvanit.
fënd X(iks)
mirë që thua ti sje,ti je,po sill një fakt të kundërt or njeri!!
dhe unë mund të them se ti ha e pi për të gjitha këto,por që të jem i besueshëm duhet të them dhe se ku mbështetem!!duhet ti kem parë buzët e tua të lyera me ngjyrë kafe që të të them kishe ngërmë!!ose duhe të të shohë me lugë në dorë e të të them “mos ha shumë se fryhesh”!
prandaj thuaj çfar nuk shkon dhe mos fol në përgjithësi!!
mos u bëj patollogjik kundër berishës,pavarsisht se ja vlen ta hash të gjallë!!ky po të thotë se marrveshja samaras kapllani ka ndodhur ku dhe kur!ti më vjen e më thua se i vetmi ka qënë berisha!!
Or ti mik Feniks apo ca dreqin je.Arbeni shkruan me emer edhe mbiemer dhe ka foto te tije ,po ti cili je mor birkurve qe ban llamllam me emer pordhe bej sa gjysma e ketije djali qe atedhedashurine e ka te lindur permes grupit te gjakut dhe se lidh azgje me cka derdellis ti.Sa per ate djale partia e tije eshte SHQIPETARIA….Pershendetje burralec
Arben eshte shkrimi I pare I sakte qe lexoj ne libra dhe gazeta. Eshte e vertete qe popujt nuk kane asgje me njeri tjetrin JANE politikanet dhe Prifterinjte me Hoxhallaret qe ne keto kohe po mundohen te futin percarje dhe kjo me qellimin kryesor qe tu thone Evropes qe keta jane Muslimane ekstremiste. Edhe une kam jetuar disa vite ne greqi populli eshte mikprites po te tjeret futen fitilat per te na bere ne me bisht , po edhe nga ne nuk kane qene te pakte ata qe trumbetonin : Greku na mban me buke dhe duhet tja dime per nder po pse?
Sepse ata qe hidhnin keto parulla ishin te mesuar nga ustallare . Po ju jap nje shembull se me cfare urejtje mbillesh ne greqi me kohe.
Nje shok I imi kishte nje Vella te madh qe e dinte te vdekur qe ne vitin 1940
Ne vitin 1978 i sjell ne shtepi Vellain e humbur Sigurimi
Tregon vellai qe ishte nga nje fshat kufitar shkova ne greqi u bera mesues u martova kam tre femije.kur vendosa te kethehem te shof njerezit dhe Nenen gjithe farefisi dhe femijet me thane mos se ata ( shqiptaret ) do tehane te gjalle se jane te eger.kjo mjafton per te kuptuar dhe qellimin per konsolidimin e kesaj politike. Sa per ate ministrin e jashtem tonin Kapllanin kam qene ne nje kompani prodhim paisje per buke. Kapllani erdhi aty vete qe te bente blerjen e paisjeve me kredine qe na dha shteti grek po te blejme mall grek dhe Kontraktori ishte Ministri i Jashtem Kapllani qe ishte kethyer ne ndermjetes per te mare 10% Turp per te
Komplimente, Arben LLalles, për këto që shkruan .
Ja skuthe vrimash si ky fenixi,jane vemjet qe kane lene greket dhe serbet ne shqiperi.Ky do te jete ndonje ish sekretar organizate i minoritetit.
Nderim te madhit Aristidh KOLA!
Te lumte goja.
Arben Llalla,eshte nji shqiptare i mbrekullueshem ,me plote kuptimin e fjales,
Aristir Kola, eshte nji Gjeni i shqiptarise,qe vdiq per shqiptarizmin.
Kurse ,ta dini se rrugen e Gjeniut ,Kola ,e vazhdon edhe ne keto momente ,nji shqiptare tjeter i madh me banim ne Gjermani, Niko Stilo .
Kur erdhi ne Tirane dhe bente seminare per parahistorine e shqiptareve….korraket e quajtur …historiane ne Tirane….qeshnin me shpjegimet dhe kerkimet e tij shkencore ne degen e historise .
Ju falenderoje Zoti Llalla qe me krijuat mudesine te iformohen per sa kini treguar gjate intervistes. Mendoj se iformacioni qe kini dhene ka vlera “poliedrike” prandaj dhe formimi juaj eshte i gjitheanshem dhe me nivele te larte historiko-shkencor. Kjo gje Ju nderon ne sy te lexuesve por kryesorja eshte se ju kini aftesine qe “historite e vjetra” t’i perdorni me efikasitet te larete ne interes te aktualitetit dhe formimit te vetedijes jo vetem kombetare por eshe demokratike.
Me respekt te madh per punen tuaj, V.Duka.
Profesoreshe ,kenaqesi pjesemarrja juaj ne kete bisede .Arbeni qe i pari Shqiptar te cilit ju ndalua hyrja ne Greqi dhe nga ne ish luftetaret per te drejtat e njeriut ,te komunitetit te vjeter AUTOKTON ARVANIT ne Greqi Tashme asnjeri nuk eshte me ne Greqine tmerrokratike .Ju nuk do ta besoni por nese kontrollojme gmail timin,per ato adresa qe kane shpetuar pa u hakuar mund te gjesh rreth 50 kercenime per mua dhe familjen time ,me tekst barbar dhe fyes dhe shares.Une u largova fillimisht per te lene te qete familjen time deri sa djali im te mbaronte klasen e 9 – te.Mbas 2010 kam qene vetem nje here per gjyq,12 ore .Ne vendin e lirise klasike ke frike te kerkosh lirine .
Kete duan ta bejne historian me zor. Ka nje fotografi me Aristidh Kolen, i japin ca foto ti botoje, dhe mendon se eshte historian. Si mund te behet historian nje njeri qe nuk eshte ne gjendje te shkruaje sakte gjuhen e vet? Hidhini nje sy fb te tij dhe do tu ngrihen floket perpjete kur te shihni se si shkruan dhe si shprehet. Dhe thote se paska hequr dorë nga pjesëmarrja në simpoziumet shkencore. Nqs ne simpoziumet shkencore paska nje nivel te tille, atehere duhet ti behet ftese edhe Lek Plepit te famshem qe ti jape mend dynjase…