Deputetja e LSI-së për Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat është shprehur për procesin zgjedhor në bashkinë e re të Lezhës.
Kryemadhi ka thënë se procesi është drejt mbylljes, kutitë janë drejt fundit, dhe aty ku ka njerëz në radhë, do të vazhdojë që të qëndrojë e hapur deri sa të votojë dhe personi i fundit.
“Është karakterizuar nga një qetësi. Sigurisht me disa incidente të vogla sporadike të cilat kanë ndodhur jashtë qendrave të votimit, por jo brenda qendrave të votimit dhe që karakterizohen nga një lloj qetësie dhe një kulturë”, tha deputetja e LSI-së në Lezhë.
Sipas Kryemadhit, ka pasur disa situata pak e tensionuar jashtë qendrave të votimit për arsye nga më të ndryshmet, si në disa lagje të Shëngjinit apo të Torovicës dhe te lagjja “Skënderbej”. Por, me ndërhyrjen edhe të dy palëve, të PS-së dhe të PD-së kanë tërhequr simpatizantët e tyre, situata është tërhequr dhe stabilizuar.
Duke bërë krahasimin e zgjedhjeve të vitit 2011-të me këto të 2015-ës, Kryemadhi tha që ulja e trendit është më e vogël për shkak sepse votojnë për dy persona, për kryetar dhe për këshillat bashkiak.
“Duke qenë se tashmë është një këshill i madh dhe jo dhjetë këshilla, natyrisht dhe interesi i njerëzve të përfshirë në procesin e votimit është më i vogël se sa ka qenë më përpara. Kështu që normalisht do të ketë një trend rënie, por për mua nuk do të thotë që Lezha hyn te bashkitë që ka pjesëmarrje të vogël”, tha deputetja e LSI-së.
Kryemadhi thotë se nga të dhënat që ajo ka marrë, deri në orën 17:00 pjesëmarrja në Lezhë ka qenë 42- 45 për qind.

Pse kaq e padurueshme per te dhene “sihariqin” kjo Kryemadhi?!
Do te kete dalje te dyte?
jane duke u pregadite me e vjedhe mire Lezhen !