Procesi i numërimit vazhdon për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Përditësimet e fundit të orës 07:44 të mëngjesit të së hënës, flasin për një shkëputje të ndjeshme të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj.
Pas numërimit të votave të 199 kutive nga 864 në total, Veliaj kryeson me 10.352 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.
Kandidati i ASHE ka marrë 53.61% të votave, ndërsa Halim Kosova 38.47%. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.67% të votave, Sazan Guri 1.13%, Arban Tafaj 0.86% dhe Dhimitër Muslia 0.25% të votave.
Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme.
