Çfarë janë kodikët e esnafeve?

redaktor

I nderuar lexues! Kodikët e esnafeve janë regjistra që përmbajnë dokumentimin e shkruar për veprimtarinë kryesore ekonomiko-shoqërore të esnafeve, si dhe ngjarjet kryesore të jetës së tyre. Kodikët shërbenin si evidenca për emrat e anëtarëve të esnafeve, të mjeshtrave dhe personave të tjerë me përgjegjësi si dhe të kallfëve e çirakëve që kishin marrë testirin e mjeshtrit. Aty shënoheshin kapitalet dhe shpenzimet e esnafit, procesverbalet mbi pasurinë dhe gjendjen vjetore të arkës dhe rregullat kryesore që drejtonin jetën e këtyre organizatave. Kodikët e esnafeve janë burime dokumentare me vlerë për studimin e jetës qytetare të vendit. Më të vjetër dhe më të pasur me të dhëna faktike janë kodikët e esnafëve të argjendarëve (1662-1900), të gëzoftarëve (1669-1884) dhe bojaxhinjve (1689-1895) të Elbasanit.

Share This Article
1 Comment
  • Une nuk kam komente te vecanta, por desheroj te dergoj nje material shkencor-filosofik per Ndergjegjen Njerzore dhe evoluimin e saj,lidhur me ngjariet politike qe kane ndodhur ne Shqiperi…..”
    Prof.Dr.Elmas Eltari
    pasi nuk gjeta nje adrese per ta derguar me internet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *