Speciet po zhduken 114 herë më shpejt se më parë

redaktor

Speciet po zhduken 114 herë më shpejt se më parë, paralajmërojnë shkencëtarët të cilët pretendojnë se njerëzit mund të jenë ndër speciet e para që do të zhduken.

Sipas shkencëtarëve nga universitetet Princeton, Stanford dhe Berkeley, kjo normë e zhdukjes së specieve nuk është parë që nga epoka e dinozaurëve rreth 66 milionë vjet më parë.

Paul Ehrlich nga Universiteti Stanford, që me zhdukjet merret që nga viti 1980, thotë se “nuk ka dyshim se po futemi në zhdukjen e gjashtë masive”, transmeton Telegrafi.

Raporti i shkencëtarëve të këtyre universiteteve ka hasur në kritika të shkencëtarëve tjerë që vlerësojnë se këta po i zmadhojnë gjërat. Por, ekipi nuk lëshon pe.

“Nëse lejojmë që kjo të vazhdojë, jetës do t’i duhen miliona vite që të shërohet, por soji jonë do të vdes – sipas të gjitha gjasave në një fazë të hershme. Ne po e këputim degën ku jemi ulur”, shton Gerardo Ceballos.

Që nga viti 1900, raporti thotë se mbi 400 specie të kurrizorëve janë zhdukur. Kjo humbje, në rrethana normale do të ndodhte në 10 mijë vite. E kjo, sipas raportit të publikuar në revistën “Science Advances”, ndodh për shkak të ndryshimit të klimës, ndotjes dhe shpyllëzimit.

Ekipi i shkencëtarëve thotë se “norma mesatare e humbjes së llojeve të kurrizorëve gjatë 100 viteve të fundit është 114 herë më e lartë seç do të duhej të ishte pa aktivitetin negativ njerëzor”.

a.d. / dita

Share This Article
7 Comments
  • e shuan te pangopurit per pasuri e shuan ata qe nuk kane asnje ndjenje njerezore por vetem pushtimin vjedhjen harxhimin e pa fre te tokes MEME , DHIMITRA ,ERDE ,EARTH
    TERRA ETC thithjen e gjakut te tokes (NAFTES) dhe tokaq digjet si nmga ferri qe eshte berthama e zjarrte e saj(LLAVA) si dhe nga dielli !

    NJERIU EGOIST DHE MAKUT E TAHMAQAR ESHTE QENIA KAFSHE ME E TMERRSHME E GLOBIT TONE!

    • E kane orientuar Gamor , drejt erresires dhe kaosit ! I gjithe sistemi social qe eshte sot ne Toke , vetem kete qellim ka !

      Por njeriu ka ne shpirt edhe “Harmonine” dhe “Driten” , pervec “erresires” dhe “kaosit” , sepse asnjera nuk rron dot pa tjetren !

      Por per t’i nxjerre nga shpirti “Harmonine” dhe “Driten” , ka rruge dhe drejtim tjeter !

      Njeriu do ta gjeje , pavaresisht se sot endet ne erresire , sepse eshte qenie me arsye !

      Por derisa sa te kete injorante dhe njerez te erresires si ky Mark Uku , do te kerkoje kohe !

  • Shejet jane se ndryshe nuk spjegohet.Si ka mundesi qe njerzit ate qe u nxine jeten e duan ma teper.Mire thot populli po nuk jua bere ate punen nuk tetherrasin baba.Shembullin ma te mire e dha populli ne kto votime.Do pendohen po do jet shume vone.Tani behuni gati kush ka ngel ne vend te ikin nga syte kambet.Te ne rrale per te marr ushqimet qe ne oren kater te mengjezit,vetem nese kan me cfar e marrin.Pune do gjeni,do hapen kooperativat dhe oburra ne fshat,do ju ndihmoj edhe kllasa puntore nga qyteti.Nga kur ke te drejt arme ne ushtri e zbore.Ateher me kang e me rreshtor do kendoni kangen:NE ARA FABRIKA KANTIERE…..

  • Shejet jane se ndryshe nuk spjegohet.Si ka mundesi qe njerzit ate qe u nxine jeten e duan ma teper.Mire thot populli po nuk jua bere ate punen nuk tetherrasin baba.Shembullin ma te mire e dha populli ne kto votime.Do pendohen po do jet shume vone.Tani behuni gati kush ka ngel ne vend te ikin nga syte kambet.Te ne rralle per te marr ushqimet qe ne oren kater te mengjezit,vetem nese kan me cfar e marrin.Pune do gjeni,do hapen kooperativat dhe oburra ne fshat,do ju ndihmoj edhe kllasa puntore nga qyteti.Nga kur ke te drejt arme ne ushtri e zbore.Ateher me kang e me rreshtor do kendoni kangen:NE ARA FABRIKA KANTIERE…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *