SHËNIM: ‘Problemi’ PS-LSI dhe çifti 2B

redaktor

Prej dy ditësh disa analistë dhe media pranë opozitës janë duke tërhequr vëmendjen me këndvështrimin e tyre sikur po krisen marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së. Sipas syresh socialistët kanë sabotuar kandidatët e LSI në bashkitë që u humbën nga e majta. Nuk kanë asnjë fakt se kjo ka ndodhur realisht, nuk dinë se si janë votat për këshill bashkiak, dhe nuk dinë nëse LSI ka këtë konkluzion. Në fakt LSI ka fituar në 9 bashki, nga 15 që kishte kandidatë të propozuar prej saj. Që do të thotë se ka marrë dy të tretat ashtu siç ka marrë dhe koalicioni në rang vendi.

Por t’i marrim bashkitë me radhë.

Në bashkinë e Kukësit, LSI kandidonte me Hasan Halilaj i cili vinte nga radhët e PD-së dhe kishte konsumuar dy mandate. Shanset për një fitore në këtë bashki kanë qenë realisht të vogla duke iu referuar zgjedhjeve të kaluar.

Në Lezhë konkurrohej me Viktor Tushajn që përveç se kishte dy mandate në atë bashki, duhet të rikuperonte edhe komunat e djathta që iu bashkuan bashkisë së re. Në Vorë që ka votuar gjithmonë djathtas sfida ishte e vështirë dhe praktikisht doli barazim.

Madje LSI në këtë bashki rikuperoi rreth 300 vota, pasi në zgjedhjet e kaluara diferenca ka qenë rreth 600-700 vota. Duke shtuar edhe dosjet në prokurori për rritje fiktive të votuesve, por dhe të angazhimit vetëm në tre muajt e fundit në këtë zonë, del se rezultati është pozitiv.

Në Pogradec duhet bërë një analizë e thellë, sepse aty jo vetëm që s’ka funksionuar mirë koalicioni por dhe nga vetë radhët e LSI ka pasur pakënaqësi. Në Mallakastër dhe në Selenicë duket se ka ndikuar pakënaqësia që njerëzit kanë me PS. Këto dy zona të majta janë ndjerë të lëna pas dore nga socialistët dhe mund të jetë dhe një votë proteste ndaj qeverisë.

Analiza e mësipërme do të vërtetohet ose hidhet poshtë kur të dalin dhe votat për këshillat, por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se si analistët e PD-së nuk po thonë asnjë fjalë për humbjen katastrofale për PD-në. Ajo që u konfirmua në këto zgjedhje është fakti se partia e Bashës dhe e Berishës nuk shihet më si një alternativë.

Fakti që LSI po del forcë e dytë në shumë zona tregon qartë se e djathta do të duhet të kërkojë një parti të re ose të reformojë veten në mënyrën më të thellë. Grushti që mori në vitin 2013 u pa si një mashtrim i popullit ndaj të majtës. Reformimi në atë parti u kthye në një makijazh që si pudër në fytyrë iu vendos Lul Basha në krye të partisë. Ky i fundit u shpreh se nuk është koha për gjueti shtrigash kur u pyet për reformim. Tashmë duket se do të përsëritet situata e dy viteve më parë.

Edhe pse PD shënoi një rritje shumë të vogël, me presje dhjetore, ajo sërish ishte afër humbjes katastrofale duke përsëritur deri diku edhe rezultatin e 2013-s. Këtë humbje, Basha po përpiqet që ta kamuflojë duke propaganduar problemet brenda PS-LSI. Nga ana tjetër, edhe dy partitë më të mëdha të majta, duhet të rishikojnë formulën e bashkëpunimit.

Rezultatet e para për këshilla tregojnë se LSI ka një rritje krahasuar me zgjedhjet e 2013-s, çka do të duhej të përkthehej e tillë edhe në disa prej bashkive ku ajo humbi, kryesisht në jug të vendit. E nëse militantët e LSI-së janë më kompaktë duke ndjekur linjën e partisë për të votuar kandidatët e PS-së, një gjë e tillë duket se nuk ka qenë nga ana e mbështetësve të PS-së, të cilët kanë devijuar. Dy partitë e majta duhet të administrojnë të gjithë vendin, dhe tashmë defektet duhet t’ i shohin po vetë sepse opozita u bë për ndjesë pastë.

Share This Article
22 Comments
  • Nje analist qante hallin per nje pale breke te rena. Infantile analiza e tij. Jane dy parti ne pushtet dhe ne asnje menyre nuk do ta lekundin bashkepunimin edhe neqofte se ka probleme. Ketu halli me i madh eshte opozita mjerane qe konsiderohet aset i shoqerise. Kjo opozita jone eshte ne ditet e saj me te erreta.

    • Por kur njera parti ja fut tjetres si i behet????? Halli eshte qe ai qe ja fut tjetrit eshte gjithmone RAMA. Rama ja futi aleateve, Rama ja futi LSI-se etj etj.
      Po me te futme nuk funksionon gjithmone.
      Po qe se LSI do ja fuste Ramen ne Tirane, sot do kishim kryetar Bashkie doctor Halimin.
      Pra koalicioni nuk funksionon vetem ne nje krah, por eshte reciprok.
      Rama po del gjithmone e me i pabese. Por deri kur?????

  • Keto analiza me duken pa vlere fare…vetem kta te dy e dine te verteten dhe sigurisht qe sdo na e thone neve…te pakten deri ne 2017…

  • Fare e thjeshte.
    LSI eshte dredharake. U largua nga e majta dhe bashkepunoi me te djathten. Edhe neser mund te ribashkepunoje me te, mjafton te jete ne pushtet.
    Shikon parane, pasurine, pushtetin. Eshte “praktike” si Meta e Monia. Per te s’ka parime, por vetem praktike interesash te ngushta materiale
    A mund te jete e besueshme?
    Kurre!

  • PO te marresh mendjen e Artan Hoxhes,2 0rshin president, pa tjeter qe kjo do jete e vertete. Po keshtu edhe analisti Prec ,shoqeron Artanin ,e i ben iso Fevziut qe ta punesoi ne emision . Te dy keta jane te punesuarit e Fevzos e jo te ftuarit e Fefzoz. Sigurisht llustraxhiu i kepuceve te saliut ,Aleksander Frangaj do propogandoi keto mendime te te punsuarit Artan……….

  • Fitorja e LSI(Liri ,Sali,Ilir)bene te mundur perseri per nje kohe te caktuar(e dijne ata qe i organizojne keto puçe)te ktheje perseri PD ne pushtet !Mos t’ju duket çudi pasi ne ate parti vetem morali mungon e gjithçka pazaresh mbarten!Rrofte LSI qe tash ne vetvete e ka kryer rotacionin e shiptohet “ILS”!

  • SIKUR HALLA TE KISH K….
    Analiza eshte e sakte sikur LIKJA DHE RAMA TE ISHIN TE MENGJER E TE VUANIN PER BUKEN E GOJES SI 90 PERQIND E FEMIJEVE MJERANE SHQIPETARE 25 VJET!

  • Edhe ky artikull j Habilajt mund te konsiderohet si gjethja e fikut per te fshehur qejfmbetjet e LSI. Kujt i drejtohet batuta e Luan Rames mbi pazarin e Roskovecit? Meta vete evitoi t’i bente direkt urimet per fitoren Erion Veliajt. Le t’ia leme kohes per te kuptuar se kush ka te drejte.

  • Ne Shkoder njerezit deshojne te LSI dhe te numrimi i votave , shumica prisnin fitoren e pa diskutueshme te Keti Bazhdarit , me shpresen e investimeve nga qeveria Rama ne Shkoder , as Lek Plepi nuk priste se fiton Voltanja e sh. Ramiz .
    Pse filloj me vonese numrimi i votave ne Shkoder ?

  • Erjon gazetari!
    Me vjen keq por gjithe ky nxitim per te bere kete shkrim, pas “fjalimit programatik” te nje prej udreqesve te leshelise, ish ministrit te brendshem peseist Luan Rama, sikur nuk me duket ndonje gje e sakte.
    Qe PD-ja eshte nje force politike qe nuk ka jo alternative por as monopat ku shkon, kjo nuk do mend.
    Une nuk e di se kush nga keta analistet qe thua zotrote ka bere kete analize perveçse ç’degjova ate Ramushin e Lesit.
    Shkrimi yt reket apo tenton te mbroje apo te perdoret si gjethe fiku ndaj mardhenieve “dashurore” me pirun ndaj dy ketyre forcave qe e konsiderojne veten te majte.
    Si duket leshelistat e Mete Flori-Kerrabes jane hedhur ne sulm me tenxheren e mbushur me çorbe te prishur per ta shperndare.
    Kujdes se kjo bie ere çorbe leshelistash!

  • Deklarata e Tomes se ai ka mundur salèn dhe jozefinen vèrteton se mundi edhe Bazhdarin e L S I-sè. Bravo Tom ja ke arrit qèllimit,vèrtetove plotèsisht ato qè ke thènè dhe tani fli rehat te mullixhiu i shpellès.Transpirtin e ke falas me kalin e shpellarit,bridh ku tè dojè qejfi,ke kohe tè bèhesh doktor profesor si zhelali me daulle.

  • E vertete!
    Per Mallakastren eshte i vertete fakti se: vota kunder e socialisteve te thjeshte nuk ishte kunder kandidatit,por ishte vote kunder kryetareve te komunave qe drejtoheshin nga socialiste.
    -asnje investim ne 15-vjet drejtim nuk beri K.Komunes Aranitas Viktor Mahmutaj
    -asnje investim nuk beri K.komunes hekal Eqerem beqiraj (alias Mico)
    -asnje investim nuk beri K.komunes Fratar,fshatari i “Tiranizuar” Astrit Sejdini.
    -asnje investim nuk beri K.komunes Kute-Corrush, Ramiz Leshi,
    -asnje investim nuk beri K.komunes Greshice,Baftjar Bakiu per tete vite rresht,(dhe tubat e ujsjellsit i coi te perdorur)
    -punoi fort kunder kryetari i bashkise ballsh Ilir Cela
    Te gjithe keta persona ishin faqe e zeze e PS-se qe ndikuan ne humbjen e kandidatit pasi ai shpalli publikisht se gjate marrjes ne inventar te bashkise se re nuk do te pranonte asnje veper dhe objekt inekzistent (ne letra). Frika se do te perballeshin me prokurorine i bashkoi te gjithe keta kunder kandidatit duke manipuluar fshataret e tyre qe i kishin lene ne mjerim.
    Keta persona e kthyen Mallakastren 4-vite mbrapa vetem per interes te tyre duke u sjelle ne menyren me te keqe me elektoratin e tyre, duke i bere ata te verber dhe detyruar te votonin per kandidatin e djathte.
    Keta analfabete funksional se bashku me Pajtim ligesiren vulosen humbjen.

  • ZGJEDHJET TREGUAN SE BAZA E PS-SE KA NEVERI PER LSI.

    RAMA DUHET TA REFLEKTOJE KETE NE DREJTIM, NDRYSHE DO TI SHKASE SITUATA NGA DUART.

  • Analizen mire qe e beni, por akoma nuk mund te nxirret konkluzion pa dale edhe ato te keshilltareve.Militantet e PS-se jane me liberal dhe nuk komandohen si ata te LSI-se.Une personalisht nuk e harroj dot qe kjo LSI me Ilir Meten e percau PS dhe e la 8-vjet ne opozite po keshtu edhe ne zgjedhjet per bashkite ne 2011 ku Monika bente namin ne Keshillin Bashkiak te Tiranes qe te mos miratohej buxheti i bashkise kur kryetar ishte Edi Rama, disa ligje dhe vendosja e Presidentit aktual me votat e kesaj LSI nuk duhen harruar kurre se ajo eshte fytyra e vertet e tyre.

  • Reformat dhe radikalizimi I thelle qe duhet te fillojne urgjentishte, jane e vetmja terapi e fitores ne 2017. Progresi nuk vjene me fjale e me genjeshtra, por me pune e sakrifice.

  • Te ngriu buzeqeshja ne mut,o Sali!Me vuajtje e ke koston edhe ti.Sa rregullohet Argita me maikup,aq rregullohet rrangalla PD.Burgu ose hasmi te pret mor mut muti!

  • Dy gishtat,gishta jane e ndahen shpejte,keputen shpejte more te mjere por grushtit nuk ke cfare ti besh se te dermon.Mesi kur bene gol entusiazmin e ttregon me grusht,po keshtui dhe Ronaldo qe do te thote se golat i kam me shoket grusht bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *