Kremrat antirrudhë, ja përbërësi që duhet të kenë për të bërë efekt

anazapta

Një lajm i mirë për femrat mbi të tridhjetat, për të cilat beteja me rrudhat është shumë e rëndësishme. Kremrat antirrudhë funksionojnë vërtet dhe ky konfirmim vjen nga vetë shkencëtarët. Eksperimentet e kryera së fundmi tregojnë se një përbërës në mënyrë të veçantë ka potencialin për të kthyer kohën pas.

Arma sekrete quhet Matrixyl dhe dyfishon sasinë e kolagjenit, proteina që i jep lëkurës pamjen e lëmuar dhe të shëndetshme. Dhe lajmi i mirë ka akoma. Ky përbërës nuk është ekskluzivitet vetëm i markave të shtrenjta, por mund ta gjeni edhe në kremrat që nuk i kalojnë 10 euro.

Kimisti Ian Hamley, i cili ka kryer studimin e publikuar në revistën “Molecular Pharmaceutics” thotë se përqendrimi i lartë i matrixylit rrit sasinë e kolagjenit që prodhon organizmi.

Nëse një krem ka në përbërje këtë proteinë, atëherë ai është më i mirë sesa kremrat që e ofrojnë të gatshëm kolagjenin, i cili shpesh nuk përthithet nga lëkura. Matrixyl është në vetvete një peptid, pra një fragment proteine, e cila stimulon prodhimin e kolagjenit nga vetë lëkura.

Kremrat antirrudhë më përmbajtje të lartë matrixyli i rikthejnë fytyrës rininë, duke zhdukur vijat e holla, zbutur rrudhat dhe rritur kompaktësinë e lëkurës. Ju mbetet vetëm të zbuloni se cilat marka e kanë këtë përbërës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *