Shkaku i irritimit të syve në pishina? Urina, jo klori

Ornela

Na ka ndodhur të gjithëve, që kur notojmë në një pishinë për një kohë të caktuar të dalim me sytë e kuq. Epo mirë, sipas një funksionari të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së, arsyeja e këtij reagimi nuk është klori, ashtu siç besohet gjerësisht, por urina e notarëve.

Megjithatë klori luan një rol në këtë reaksion, sepse është elementi që pastron ujin. “Klori bashkohet me të gjitha substancat vrasëse në trupin tonë dhe krijon këto reaksione kimike irrituese. Kjo është ajo që irriton sytë: bashkimi i klorit me urinën dhe djersën”, thotë doktor Michael J. Beach, Drejtor i Programit të Ujit të Shëndetshëm të CDC për revistën “Women’s Health”.

Në fund të fundit, pishinat projektohen me dushe pranë, që njerëzit të lahen para se të hyjnë në pishinë. CDC paralajmëron se ekziston një parazit që transmetohet me diarrenë dhe se është imun ndaj klorit, prandaj është e rëndësishme të laheni para se të zhyteni në ujin e pishinave.

Dhe ju lutemi, kryeni nevojat personale para se të hyni në pishinë, jo gjatë notimit!  /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *