Kukan: Përgëzime për progresin. Dekriminalizimi, minusi i të gjithë procesit zgjedhor

Dita

Edhe eurodeputeti Eduart Kukan përgëzoi për progresin e arritur në këto zgjedhje. Por, ai tha se do të pritet raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it. Për Kukan, minusi më i madh i procesit ishte dekriminalizimi.

Eduart Kukan: Nga çfarë kam lexuar deri tani, në përgjithësi zgjedhjet ishin paqësore. Nuk pati parregullsi të mëdha dhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it thotë se, ky proces zgjedhor pati shumë përmirësime dhe se dita zgjedhore nuk shënoi parregullsi, apo incidente të rënda. Prandaj dua t’i uroj shqiptarët për zgjedhjet dhe dua të çmoj përmirësimet e bëra për këtë proces. Sigurisht që pati parregullësi, të cilat përfshihen në raport dhe duhet të hetohen plotësisht, me qëllim që të arrihen përmirësime të mëtejshme në të ardhmen. Pati mjaft polarizim të medias dhe ndërmjet vetë partive politike. Por, përshtypja fillestare është se zgjedhjet shkuan në rregull, e për këtë arsye ato do të vlerësohen si një hap i mirë për përmbushjen e pritshmërive nga Shqipëria, përpara publikimit të raportit të progresit.

TCH: Pra për ju, Shqipëria e kaloi testin për nisjen e negociatave, apo jo?

Eduart Kukan: Është shumë herët dhe do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime po të shprehesha. Le të presim raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it. Këto zgjedhje ishin të rëndësishme për të kapërcyer testin për datën e çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE-në, por jo i vetmi faktor që do të merret parasysh nga Komisioni, për të  shqyrtuar nëse do të rekomandojë, apo jo, nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

TCH: Por, përveç reformave në 5 prioritetet kyçe, këto zgjedhje u quajtën të rëndësishme për të vijuar me fazën tjetër të procesit anëtarësues të Shqipërisë. A ishin fushata elektorale, dita zgjedhore dhe procesi i numërimit deri më tani, në përputhje me pritshmëritë?

Eduart Kukan: Kjo është ende një deklaratë paraprake dhe unë gjykoj në bazë të raportimeve, që kam marrë deri më tani. Kështu që, qëndrimi im është se Shqipëria, me këto zgjedhje lokale veproi mirë dhe pres me plot besim për raportin e radhës dhe rekomandimin, e nëse 5 prioritetet kyçe janë trajtuar pozitivisht, rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale nuk do të dëmtojë imazhin e Shqipërisë.

TCH: Këto zgjedhje përbënin dhe ushtrimin e parë elektoral për kreun e opozitës, Lulzim Basha. Si doli ai, sipas jush?

Eduart Kukan: Për çfarë kam dëgjuar, zoti Basha ishte shumë aktiv në fushatë zgjedhore dhe u paraqit në një mënyrë mjaft shembullore, siç më kanë treguar shumë njerëz nga Shqipëria. Rezultatet e deritanishme të këtyre zgjedhjeve nuk janë pozitive për të, por le të presim për rezultatin përfundimtar të bashkive. Ai bëri më të mirën e tij, si udhëheqës.

TCH: Po përsa i takon dekriminalizimit?

Eduart Kukan: Aty ka një hapësirë të madhe për përmirësimin e kësaj çështjeje, sepse nuk u zbatua plotësisht, ashtu siç ishte rënë dakord në dhjetor. Këtë e shoh si një minus ndaj të gjithë procesit në tërësi.

TCH: Nga cila palë nuk u zbatua?

Eduart Kukan: Nga qeveria.

Share This Article
4 Comments
  • ELVIS RROSHI I DENUAR PER PLAGOSJE ME ARME ZJARRI NE 2000

    TANI RILINCI I KAVAJES ME 70% TE VOTAVE.

    GJEJENI VETE CFARE POPULLI JANE KAVAJSIT.

  • Me pergjigjen qe jep per pyetjen e fundit zoti Kukan me zhgenjeu. Nuk me vjen keq pse fajeson qeverine, por sepse shkel mbi nje parim qe juristet e quajne parimi prezumimit te pafajesise. As zoteria qe fitoi zgjedhjet ne Kavaje, as zoteria qe i fitoi ne Kruje nuk jane te denuar, por thjeshte te dyshuar nga policia italiane. Ne rast se qeveria kritikohet per mos zbatim te marreveshjes se dekriminalizimit (per mua nje artifice) kete zoti Kukane duhet ta bente edhe per opoziten qe kandidoi zotin Meziu (fitues i zgjedhjeve) qe ishte denuar nga gjykata pak dite para kandidimit.
    Nuk e di pse mban qendrim te ndryshem zoti Kukan, por me shume dua te besoj se ka marre per informacion ate qe thote z. Berisha. Dhe kjo eshte me keq se te jete aq i paditur sa nuk di se kush quhet i inkriminuar.

  • Kukan ka te drejte.Asnje vend nuk mund te pretendoje kur ka nje Drejtesi te korruptuar .Rames i duhet ngulitur ne koke:Pa ndeshkimein e krimineleve dhe hajduteve ne kupola Shqiperia nuk ka per ta pare deren e Evropes .Keshtu ndodhi per 10 vjete me Kroacine.

  • ANALIZE : Mision i pamundur per Shqiperine ! Ne nuk mund te dekriminalizojme Parlamentin Europian !!!
    Kete gje duhet ta bejne vete qytetaret e Europes !
    Jena merzite duke na quajtur kriminele e njerez me bisht !!!
    Shihni shpijat e Juaja qe i keni mbushe me pederasta !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *