Pas sherrit në Malësinë e Madhe, kutitë e votimit do numërohen nga KQZ

Bledar Lumani

Kutitë e mbetura për Malësinë e Madhe do të numërohen në KQZ.

Vendimi për t’i dërguar në Tiranë erdhi pas incidentit para KZAZ nr 1 në Malësinë e Madhe teksa kanë mbetur dhe 24 kuti për t’u numëruar.

Në orët e vona të së martës, kryetari i PD së Malësisë së Madhe Pjerin Spathari tha se u godit nga një simpatizant i PS në mjediset e jashtme të KZAZ 1.

Spathari pretendon se pasi u godit me grusht, në debat e sipër, deputeti i PS Paulin Sterkaj ka nxjerrë dhe armën.

Gjë që ky i fundit e mohon kategorikisht.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *