Komuna Otllak e Lefter Maliqit fundosi PD-në në Berat

Bledar Lumani

Lefter Maliqi luftoi deri në fund që të zgjidhej kandidat i PD-së në Berat.

Ai deklaronte se ishte i vetmi që mund ta fitonte këtë bashki.

Por, në vend të Maliqit u caktua Kasëm Mahmutaj.

Maliqi nuk e priti mirë këtë gjë dhe akuzoi Fatbardh Kadillin, si personin që rrëzoi kandidaturën e tij.

Tashmë pas përfundimit të zgjedhjeve, duket se Maliqi ka sabotuar PD-në.

Kjo, duke qenë se komuna Otllak, ku Maliqi është zgjedhur deputet dikur, ka fundosur PD-në.

Mahmutaj ka marrë shumë vota në qytet, por ka humbur pikërisht në këtë zonë të madhe.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *