Prej oreve te para te mengjesit, forcat e policisë të mbështetura nga ato te FNSH-së dhe RENEA kanë nisur mësymjen në Lazarat.
Mësohet se RENEA ka ushtruar kontrolle në familjet Aliko (në foto Arbjon Aliko, i dyshuar si organizator i grupit) dhe Shurdhi të këtij fshati, ndërsa raportohet se do të bëhet kontroll në çdo cep të territorit për kapjen e grupit të armatosur që qëlloi ndaj forcave të policisë mëngjesin e 24 qershorit, ku mbeti i vdekur efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe efektivë të tjerë u plagosën.
Policia ka lokalizuar 10 vatra zjarri nga ku është qëlluar në drejtim të saj.
Blutë kanë ushtruar kontrolle në pikën e parë, në qendër të fshatit, rreth 200 metra larg xhamisë, ku janë gjetur 100 gëzhoja kallashnikovi, një granatë dhe një thikë.
Nga ana e policisë vijon aksioni për kalimin në sitë të pikave të tjera.
Ndërkohë, grupi hetimor i policise i kryesuar nga kryeprokurori per Krimet e Renda, Adnan Xholi, i mbeshtetur nga grupet RENEA po mbledhin provat për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
