Policia e Shtetit bën me dije se deri më tani, në Lazarat janë arrestuar 14 persona të dyshuar për sulmin e djeshëm.
Ajo iu bën thirrje edhe personave të tjerë të dyshuar, që të vetëdorëzohen
“Policia e Shtetit vijon operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për sulmin me armë të një ditë më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.
Gjatë këtyre orëve, janë ndaluar 14 shtetas:
Zhaklin Dërxho
Gurim Skënderi
Albon Meçi
Denis Mahmutaj
Rustem Mahmutaj
Xhuljano Nuri
Fatmir Gërveshi
Sinan Rabaj
Jeton Kalemi
Sevo Shurdhi
Xhuljan Malo
Gerald Bime
Xhemil Gjolleshi
Eligent Basha
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë rinisur kontrollet në fshatin Lazarat dhe në banesat e personave të shpallur në kërkim.
Ndërkohë grupi hetimor po kqyr vendin ku u sulmuan me armë forcat e Policisë.
Të dhënat paraprake evidentojnë të paktën 10 vatra zjarri, ku u sekuestruan rreth 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë.
Policia e Shtetit përsërit edhe njëherë thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim, të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit”, thuhet në deklaratën e policisë.
