Më në fund u gjetën paratë: Buckingham Palace, rezidenca zyrtare e Mbretëreshës Elizabeth, do të restaurohet, ashtu siç banorët e saj e kërkonin prej kohësh.
Dyshemetë e disa dhomave janë mbushur me kova që grumbullojnë shiun, tapiceritë kanë nevojë për një pastrim të plotë, impiantet nuk janë në normën e duhur dhe tek-tuk ka ende izolant asbesti që duhet hequr me kujdes.
Mbretëresha Elizabet dhe bashkëshorti i saj Philip do të transferohen në rezidencën e Uindsorit 40 kilometra në jug të Londrës. Ndërkohë, do të duhet të paktën një vit që pallati të restaurohet plotësisht, gjatë të cilit turistët mund të vizitojnë dhe dhomat e rezervuara për ta.
Prej pothuajse 60 vjetësh në ndërtesën më të famshme në botë nuk bëheshin punë serioze mirëmbajtjeje. Mbretëresha dhe Princi Philipi prej vjetësh kanë bërë thirrje për ndërhyrje, të cilat janë mohuar vazhdimisht për shkak të kostos së tyre të lartë (do të shpenzohen rreth 210 milionë euro) dhe për shkak se nuk ishte e qartë se kush duhet të paguante.
Për Elizabetën ishte e qartë prej kohësh: pallati nuk është i saj, por i takon Croen Estate që menaxhon pronat e vjetra të monarkisë.
Nëse Elizabeth dhe 460 anëtarët e saj të stafit do detyrohen të lëvizin për disa muaj, kjo do të jetë hera e parë që Pallati braktiset nga familja mbretërore. Nuk kishte ndodhur që prej kohës së mbretëreshë Viktorias. Madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbreti dhe mbretëresha kishin vazhduar të jetonin atje.
Elisabet nuk e ka dashuri kurrë Pallatin e Buckingham, të cilin nuk e konsideron shtëpinë e saj, por zyrën e saj. Kur babai i saj George VI u bë mbret më 1936, familja e saj u transferua në pallat dhe të gjithë donin të largoheshin.
Dhomat ishin të ftohta dhe minjtë endeshin nëpër korridore. Që atëherë gjërat janë përmirësuar, por asnjë ndërtesë nuk mund të rezistojë 60 vjet pa pak mirëmbajtje.
Me 775 dhoma, (Elizabeta përdor vetëm 9) 789 banja dhe 52 dhoma gjumi, Buckingham Palace ka kosto të lartë mirëmbajtjeje, por është një pallat madhështor që mban një nga koleksionet e arteve më të rëndësishme të botës dhe reliket më të rëndësishme të historisë britanike.
Karl prej kohësh po mendon të transferojë rezidencën zyrtare në kështjellën e Ëindsor dhe t’i japë pallatit të Buckingham një rol vetëm përfaqësues.
Pallati n dertimi i të cilit daton më 1703, ishte shtëpia e Dukës së Buckingham, u ble në 1761 nga George III. Më 1820 kur në të jetonte George IV filloi punimet për zgjerimin, arkitektit John Nash. Por vetëm më 1837 me Viktorian u bë rezidencë e përhershme e sovranëve britanikë.

Gezon kucka tani se do i rregullohet pallati … U sa qejf !!!
Kjo matufe parazite qe rron me tatimet e popullit.
Cfare tallje me sklleverit….
Mos u merzit Mretnesh se ku cu djemte ne doganat e Albanistanit te bejne nje dore lek.
Po 789 nevojtore pse i duhen, apo per te bere kskerdhia minjte e per te dhjere sherbetoret, mbreteresha e mbreti i dergojne ne spital per te dhjere, se rrine nga 10 dite kaps dhe duhet nderhyrja e mjekeve. Mbreteri qe nuk ka rregullu shtepine e vet dhe ne presin te rregulloje boten.
Ata kane grabitur tere boten qe e kane pasur koloni te veten qe nga India e deri ne ishujt Malvine ! Ne u qajme ” hallin ” ! Ata ( qeveria britanike ) pa piken e turpit e te meshires per nje popull qe kishte dale nga lufta , grabiten arin shqiptar ne Banken e Londres , ku e kishte “siguruar e ruajtur” shteti shqiptar i asaj kohe ! Se Zogu pjesen e tij e ” rruajti ” me pare !
Pastaj duke e ditur edhe vete se sa takat kishim ne per te minuar bregdetin, na lane fajtore, nepermjet gjyqit te Hages, ( dhe si vend i vogel e pa mbrojtje ) na grabiten arin , me sebepin e incidentit te Korfuzit , sepse hisorikisht kane qene miq te grekerve !