Disa muaj më parë në një shtet europian mik u bë bienalja e kulturës. Shqipëria përfaqësohej në të me punimet e artit dhe ndër të tjera dhe skeletin e një balene më të madhe se 9 m. Balena në skelet përfaqësonte “luftën” që bënë detarët e nëndetëset tona në vitin 1964 kundër nëndetëseve amerikane që tentonin të kalonin ujërat tona. E gjora balenë fosile skelet, humbi orientimin, u fut në Gjibraltar dhe përfundoi në gjuajtjen me silurë shqiptare në detin Adriatik. Metafora: kështu do ta pësonin sipas diktaturës të gjithë armiqtë që do të afroheshin. Në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Tiranë u shfaqën tre figura të gjalla, që unë do t’i quaja fosile politike. Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu. Fotografia që u botua në gazetën Dita të lë pa mend kur e shikon. Qeshin e zgërdhihen duke mbajtur sa më pranë njëri-tjetrin. Kjo fotografi e gjallë fosile duhet të çohet dhuratë në selinë e BE, në SHBA, OSBE, në Gjermani, Itali, Spanjë, Angli, Francë etj. Kjo është fotografi fosile e gjallë me njerëz politikë për të cilin ky popull ka shumë për të treguar. Kurrë nuk deshët të na besonit.
Tre figurat që përmenda më lart, fosilet e politikës shqiptare, do t’i shikojnë brezat pas 20 vjetësh.
Ata do çuditen më shumë se me skeletin e balenës. Brezat do thonë: Sa të duruar janë shqiptarët! Çfarë fosilesh të gjalla kanë sjellë rrotull një popull për 25 vjet! 3 figurat që përmenda kanë në skeletin e tyre edhe firmat piramidale, edhe Gërdecin, edhe 21 Janarin, edhe rrugën e Kombit, edhe Remzi Hoxhën, edhe detin për Greqinë. Kur të dalë kjo fotografi në Bienalen Europiane ne do zëmë vendin e parë.
Letër e nënshkruar
Vasil Puci
