Tahiri: Dora e pabesë do të ndëshkohet

redaktor

Goditja e ligjit, për këdo që ka guxuar apo guxoi të vërë dorë mbi shtetin dhe policinë e shtetit. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në homazhet e zhvilluara për efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha.

“Sfidat na bëjnë më të fortë, vështirësitë na e bëjnë rrugën më të qartë”, tha Tahiri.

“Thonë se heronjtë njihen kur flejnë nën dhe, po ti ishe hero dhe për së gjalli me shokët e tu, të vendit tënd dhe të huaj.  E gjithë Shqipëria u shtang se dora e krimit dhe terrorit të mori jetën, këtu në vendin tënd, ku luftë nuk ka, po ku për më shumë se dy dekada ka pabesi të pashoqë që kanë mbjellë plag të neveritshme në trupin e vendit tonë, siç ëshë dhe fshati ku ca kriminelë të morrën jetën ty. Luftove për të bërë të lirë e të sigurtë vende të tjera e popuj të tjerë, po jetën tënde dhe për popullin tënd, këtu në vendin tonë”, vijoi ministri.

Tahiri u shpreh më tej: “Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka mbi dy dekada që rritet për t’i bërë karshillëk Shqipërisë, për të sfiduar shtetin, ligjin, drejtësinë. Ajo dorë morri jetën tënde, në atë fshat plot me njerëz të ndershëm, po ku kanë mbetur ende disa kriminale të përdorur. Në atë fshat që vjet e çliruam nga droga e krimi po që nuk kemi mbaruar ende. Ti dhe shokët e tu dini diçka që nuk e thoni kurrë, dini diçka që publiku nuk e di shpesh, krimit i mjafton të ketë sukses një herë në 100 apo një mijë raste, ndërsa policisë i duhet të ketë sukses çdo herë. E djeshmja ishte dita jote e pafat, Ibrahim. Na kanë vrarë të gjithëve nga pak, ajo dorë ka goditur shtetin”, tha Tahiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *