Rastet më të bujshme të spiunazhit të shekullit të XX

Ornela

Kriza aktuale e përgjimeve mes SHBA-së dhe Francës kujton rëndësinë e shërbimeve të inteligjencës

 

 

 

 

Mata Hari, spiunia e Luftës së Parë Botërore

mata-hari--644x362

 

Margaretha Geertruida Zellei (1876-1917) e njohur botërisht  si Mata Hari ishte një artiste e famshme e vrarë pasi u dënua  nga drejtësia franceze për spiunazh në vitin 1917, gjatë Luftës  së Parë Botërore. Ende ka dyshime në lidhje me fajësinë e saj.

 

 

 

Coco Chanel, një histori konflikti me nazizmin

coco-chanel--644x362

Dokumentari francez “Hija e dyshimit” i transmetuar në vitin  2014, akuzoi stilisten Coco Chanel (1883- 1971) se kishte  bashkëpunuar me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Franck Ferrand mbështeste këtë tezë pasi zbuloi disa  dokumente në Ministrinë e Mbrojtjes franceze. Për më tepër  Chanel ishte e dashura e baronit gjerman Hans Gunther von  Dincklage

 

Kim Philby, spiuni që tradhtoi vendin e tij

kim-philby--644x362

Kim Philby (1912-1988) përqafoi marksizmin gjatë viteve si  student në Kembrixh dhe bashkëpunoi në mënyrë aktive me  shërbimet sekrete sovjetike pavarësisht se mbante një post  të lartë në inteligjencën britanike. Më 1963 Philby u zbulua  dhe u arratis në Bashkimin Sovjetik. Agjenti u varros në  varrezat moskovite të Kuntsevos më 1988.

 

 

Graham Greene, shkrimtar dhe spiun

graham-greene--644x362

Graham Greene (1904 -1991) autori i disa romaneve shërbeu  si spiun në Shërbimet Sekrete britanike gjatë Luftës së Dytë  Botërore në Liberi dhe në Sierra Leone.

 

 

 

/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *