Mbiemri i njëjtë është rastësor. Mes Lulzim Bashës dhe Ibrahim Bashës së ndjerë nuk ka asgjë të përbashkët. Megjithëse të dy të rinj, rrugët e tyre të jetës kanë qenë kaq të kithëta dhe perspektivat kaq të ndryshme saqë ndoshta asgjë në botë nuk do t’i bënte bashkë. Por ndodhi kjo që ndodhi dhe kryetarin e PD-së me dëshmorin e forcave RENEA i bashkoi… Lazarati. Plot 23 ditë para se një plumb snajperi i nisur për të zënë në mish t’i merrte jetën Ibrahimit, Lulzimi kreu në Lazarat mitingun më të madh të kësaj fushate elektorale për zgjedhjet vendore. 23 ditë më pas, gjëja e parë që kreu i opozitës kishte për të thënë për vrasjen e një oficeri të trupës speciale policore RENEA, ishte një kritikë për policinë e shtetit që dërgonte në Lazarat edhe furgonë jo të blinduar, çka solli shkaktimin e viktimës. Vini re, nuk e kishte me vrasësit që kishin bërë gati pritën, që kishin rrafshuar mure e gardhe për të pasur pamje më të plotë, që pritën të vinin specialët dhe shtinë prej së largu (siç konfirmojnë hetimet e deritanishme), por me mungesën e një blindi.
Nuk e dimë nëse Basha (ky i gjalli) shkoi me makinë të blinduar në Lazarat, por mund ta themi me siguri se makinat që përshkojnë përditë rrugën nacionale poshtë fshatit nuk janë të blinduara. Dhe snajperët e çakërdisur, largqoftë mund të kishin bërë më parë prova me këdo që kalonte asaj ane. Dhe me këtë linjë arsyetimi, nuk është çudi që kreu i PD-së të fajësonte më parë shoferët e papërgjegjshëm që bredhin pa makinë të blinduar, sesa të gjente diçka që nuk shkon pak më lart, në fshat.
Nuk ka asgjë të keqe nëse një fshat voton i tëri një forcë të caktuar politike. E keqja është tek arsyeja përse e bën këtë. Dhe në rastin e Lazaratit është e qartë se ngritja e këtij fshati në statusin e një republike autonome të kultivimit e trafikimit të narkotikëve dhe mbretërimit të krimit, e rrjedhimisht pasurimi i shumë prej banorëve është një zhvillim për të cilin Lazarati ja di për nder PD-së. (Kjo, shumë më tepër sesa fakti që fshati filloi të votojë “djathtas” që në vitet 90 sepse ka qenë i persekutuar nga regjimi komunist). E keqja edhe më e madhe, është pastaj tek identifikimi i turpshëm i PD-së me këtë fenomen sot e kësaj dite. Sepse kjo parti nuk ka ndërruar kurrë qëndrim dhe as është tërhequr ndonjëherë nga shpallja që kryetari faktik i saj, Berisha, bëri një vit më parë publikisht: Po, unë e kam lejuar kultivimin dhe trafikimin e hashashit në Lazarat, ishte një zgjedhje politike e imja?!
Në këtë pikë, mund të thuhet se më shumë sesa Lazarati është i PD-së, kjo e fundit është e Lazaratit. Dhe në rastin e Lulzim Bashës, është e qartë se ai as që bëhet fjalë të distancohet haptaz nga ky qëndrim i Berishës, paçka se do ishte lumturi për të gjithë nëse kjo do ndodhte. Por në mungesë të fakteve e argumentave për të kundërtën, unë besoj se nëse PD vjen që nesër apo pas dy viteve në pushtet, sërish në fshatin zulmëmadh do fillojë kultivimi i drogës.
Në fakt, kjo e fundit, kultivimi i drogës së opiumit, ishte aktiviteti më paqësor me të cilin përballej Ibrahim Basha në misionet e tij në Afganistan. Nga ky vend ku talebanëve u janë shtuar edhe ithtarë të ISIS-it, shanset për t’u kthyer shëndoshë e mirë tronditen rëndshëm sidomos kur je me mision ushtarak. Gjithsesi djaloshi ja doli të kthehej, ashtu si dhe nga shërbimet në Irak. Vendosi të bëjë kërkesë që të rekrutohej në RENEA, padyshim sepse i kishte të gjithë cilësitë e duhura, por ma ha mendja, edhe me besimin se krahasuar me ç’i kishin parë sytë deri atëherë, gjithçka në pjesën shqiptare të karrierës së tij në shërbim të shtetit do ishte më e lehtë. Rruga e tij që u ndërpre para dy ditësh, ishte ajo e një të riu nga një familje e madhe me shumë fëmijë, që çan përpara me punë, kualifikim dhe shërbim të devotshëm ndaj vendit. Hap pas hapi, mision pas misioni. Nuk kishte mundësi për ashensor privat në pallat, që të çon drejt apartamentit të tij dupleks. Nuk avullonte qindra milionë euro me një firmë. As qindra km katror det. Në dhjetor 2014 u pranua dhe sapo kishte mbushur gjysmë viti në trupat speciale policore.
Sot ai nuk mund të flasë e të thotë pse pranoi të hipë në furgonin e pablinduar të RENEA-s; mbase shokët e tij po. Por nëse ai nuk mundet, Basha tjetër nuk Duhet të flasë nëse ka ndërmend të thotë broçkulla. Se po vazhdoi kështu, do t’u kërkojë llogari viktimave të 21 janarit pse nuk vishnin antiplumb. Më e udhës do ishte të nxjerrë Lazaratin nga PD-ja dhe ta kuptojë se Shqipëria, mes tij dhe Ibrahimit, zgjedh Ibrahimin.

Shume viktima kane rene e gjithnje e me teper do bjene si pasoje e sundimit te Sali Berishes. Jo vetem ne Lazaret por ne te gjitha trojet shqiptare te Ballkanit. Vite me radhe na udheheqi nje njeri i cmendur qe as sot nuk din asgje tjeter vetem te uruloi rrugeve te Tiranes dhe ne Parlament. Dashte zoti dhe e zbuloj kompjuterin e po hupe kohe ndejun duke shkrua fatva.
o gazetar leshi na hapet barkun ….po pse e politizoni ngjarjen.
clidhje ka mitingu me nji peA rson qe ka shkalluar dhe qellon policin..
po per makinen e kartonit qe u vra komando kush e mban pergjegjsin po kryetari opozites.
pse nuk thua qe Tahir qurrashi vet bredh me makin te blinduar ndersa djemt me te mire i con mish per top me fugona kartoni..
si ta ban ndergjegja o Kociko ty e te gjithe gazetarve qe sbete nji kritike qeverise.nuk pash nji kerkes nga ju gazetaret per dorheqe te ndoj shefi policie per minister as qe bohet fjal se sja mban juve.
dje qanit me lot krokodili qe nga presidenti kryeministri ministri e me radhe ..
Sa lek harxhuan per fushate kryeministri me shoke ee
sikur nji bashki te vogel ta linin pa dhen leke per te blere voten edhe te blenin nji fugon te blinduar Bimi do ishte gjalle sot dhe sdo kishte nevoj per shqipoj me krah te arte e lamtumira o miku im i panjohur,e ku ta di un qe do ta marrim hakun…
po ju nuk keni turp Zoti ju artht hak..
Ke faj o Cane i thane.Ke te drejte dhe ti o Ali Asllani.Pse shkuan ne lufte me makina kartoni policet e Tahirit?Kriminelet nuk kane faj fare.Ata duan pa varesine e republikes se ashashit. Shteti po ju bie me qafe krimineleve.
Sipas logjikes se ali luanit, me duhet te pranoj se nje miku im ka patur te drejte, kur ndodhi masakra e 21 janarit 2011 dhe kur Luli ishte minister i brendshem, me tha per ata qe u vrane: mire ua bene, c’deshen qe vajten aty? Pra edhe policet c’deshen ne Lazarat, aq me shume edhe pa mjet te blinduar? Mire bene lazaratasit qe i vrane se i shkelen sovranitetin dhe fshati sovran i BB-ve, nuk toleron ashtu si dhe BB-te, nuk toleruan kur iu ‘pushtua’ gardhi i kryeministrise, sipas tyre , se edhe ai nuk u prek, nga askush pale nga ata qe u vrane me duar ne xhepa. Ah moj drejtesi e vendit tim?!
Ali Asllani makina e katonit eshte blere me tenderat e qeverise Bisha, kur ministra te brendeshem ishin Lul Basha, Jar musteqja e Mut Noka, pra kane grabitur milionat e eurove per te blere met “tendera” kete park makinash qe ti i quan kartoni. Qeveria Rama 18 muaj ka ne detyre, nga do qe t’a vertisesh laku mblidhet po tek SHQYP-i, Sala, Lulushi dhe banda e 400 hajduteve. Po ai snajperi dhe banda kriminale nga Lazarati i PD, eshte hero e i pafajshem sipas teje, qenke komplet toc e klluf.
Une shpresoj shume se drejtesia do ta thote fjalen e saj mbas reformes ne drejtesi.
Qe banda PD dhe Sali Neroni dogjen Shqiperine bashke me Fevzine e Arvi.zine kjo nuk ka b
nevoje as per mend e as per kalem pyetja eshte:
Eshte elektorati idjot gazetaret qe kane publikuar e bere fresk krimit apo ‘OPOZIQIJA’ qe 25 vjet ka vjedhur pjesen e vet dhe ka thene qe fajin e ka salija?
‘Dy burrat e shtetit’ e rinj qe po na servir informacioni i xhixhilese 25 vjet ku kane qene apo llogariten keto 2 vjet?!
Nuk munde te harohen lehte thirrjet halucinante te qoftlargut nen efektin e hashashit re Lazaratit: Kush prek Lazarati prek vdekjen!
Kjo monster, kjo kufome politike ne dekompozim po qelb dynjane!
Nuk munde te harohen lehte thirrjet halucinante te qoftlargut nen efektin e hashashit re Lazaratit: Kush prek Lazaratin prek vdekjen!
Kjo monster, kjo kufome politike ne dekompozim po qelb dynjane!
o Alqi Kociko
Ik or cun boll u tallet me kufomat,qe nga 98 kur Berisha i bente si koke Dashi per te hapur dyert e Kalave.
Dhe sot,Qeveria e KOKEPALAREVE,ben HISTORIRA TRIMERIE per te marre pike per vete dhe tallen me kufomat.
Normal qe TURMAT nuk i kuptojne qellimet TUAJ TE NDYRA,dhe Kerkojne gjak,po se ca gjaku kerkojne asnje se di,duan gjak se Tallet,Rama,Berisha,Meta,GJAK,po ca gjaku o Te MJERE,O SKLLEVER,O IDIOTE,ca GJAKU KERKONI,ne 1997 kush u vra o QORRA,po ju o te mjere JU,se keta KUFOMTALLESIT,iken e ju lane mes gjakut.
o Alqi…Bej nje shkrim tjeter dhe reflekto ndryshe,se na hapet barkun me keto pacavure!!!
Te me ndjeje z.Kociku por deri me sot nuk me ka takuar te lexoj nje shkrim kaq te dobet ne mediat shqiptare. Ju a kalon nga niveli fare i ulet i argumentave llogjike, edhe komenteve me primitive qe i gjen me shumice nga militantet socialiste ne kete gazete.
E shoh teper naive, por edhe te pa pergjegjeshme qe ne nje shkrim per vrasjen e nje oficeri policie qe ka mbiemrin Basha, abuzon pa asnje lidhje llogjike me liderin e opozites L.Basha.
Nuk e di se kush eshte kryeredaktor i kesaj gazete, por i kujtoj se shkrime te tilla kaq te dobeta, vec ja ulin vleren kesaj gazete.
Co te thote kjo qe pergjigje e Saliut se lejimi i prodhimit te kanabisit ne lazarat ishe vendimi politik i tij .Kujt i duhen keto vendime kur ligjet e shtetit e kane ndaluar kete.Me kete pohim te tij prokuroria duhet te nise hetimet dhe te mbarre te pandehur Sali Berishen qe eshte shkaktari i ketyre humbjeve te jeteve te djemurise shqiprtare.Si kujton ai se shqiperija eshte prone e Rames dhe Sheqeres si kulla e vicitolit dhe ja kane lene atij te beje cte doje !?Titulli i shkrimit ben krahesimin e dy njerzeve ,per rreget e jetes tyre te ndryshme per te jetuar , i ndjeri kishte zgjedhur rrugen per te punuar me ndershmeri te vendin e tij dhe ju pre jeta ne mes nga kriminelet dhe tjetri ka zgjedhur rrugen e bashkpunimit dhe te mbrojtjes tyre per te bere antiligjin dhe kundershtuar ligjin Basha qe e quajne lider nuk eshte i tille ai eshte i emruar nga ujku qe qimen e ndron por zanatin kurre se harron, ky pinjoll i Saliut po ta lesh te flasi nga mengjesi deri ne darke ne TV vetem brockulla do te thote.Po ti themi lider ketij gjeli te krekosur pa pike kapaciteti intelektual qe ngen notat e zerit kur flet perpara atyre qe kane shkuar ta degjojne sikur te ishte ngjallur Hitleri per te treguar forcen e kauzes tij ,rruga qe ka zgjedhur ai nuk ka kauz por vetem mbeshtetje te krimit dhe mashtrime e genjeshtra per dite per avjonet me droge qe transportojne droge ne aeroportet e shqiprise ,vjedhje te votimeve kur nuk doli asnje nga 400 vezhgues te huaj qe i ruajten ato per te thene qe ne kete apo zone u vodhen kaq vota etjr.Njerez si ky qe ka ardhur ne politiken e PD ne vitin 2005 dhe jane katapultuar kaq shpejt nga ujku plak per ti sherbyer familjes tij zanat qe vetem ky e ben me mire se kush do tjeter Ate ta gezoje familja e tij si sherbetor i devotshem i saj ,ketij populli nuk i duhen njerez si ky qe te vrasin naten dhe te vajtojne diten.