Duke qenë se duhet ruajur një farë besimin në natyrën njerëzore, çdokush ndoshta dëshiron të besojë se Stalini dhe lakejtë e tij ishin të gjithë klinikisht të çmendur. Sigurisht, njerëz që zhyten në gjak – në mënyrë metaforike kur urdhërojnë vrasjen e shtatë milionë kulakëve dhe në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, kur rrahin deri në vdekje miqtë e vjetër – duhet të kenë humbur aftësinë të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes.
Por, udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik, për të cilët vrasjet ishin një instrument politike, “nuk e diskutuan kurrë terrorin përpara fëmijëve të tyre, të cilët jetuan në një botë gënjeshtrash”. Mashtrimi dhe hipokrizia vërtetojnë se ata mund të ndienin turp, në mos faj. Megjithatë, Stalini dhe ata që i shërbyen atij vazhduan politikën e vrasjeve masive për pothuasje tridhjetë vite, duke eleminuar çdokënd që u dilte para. Dhe, për të “marrë masat” sa më mirë, ata eleminonin edhe bashkëshortet dhe fëmijët e armiqve të tyre.
Gjaku u derdh aq shumë, saqë ai u nxjerr një problem historianëve. Për shembull, të lexosh librin “Stalin” të Simon Sebag Montefiores, duket sikur fillimisht autori është më shumë i zënë me rrëfimet e vrasjeve. Ndonjëherë ai përgjithëson. Në 1931, “pati një luftë shfarosjeje në fshatra”. Në raste të tjerë, ai bëhet më specifik: “U vra 10 përqind e partisë gjeorgjiane”. Diku edhe më i saktë: “Në 29 korrik, Stalini firmosi një tjetër listë vdekjeje që përfshinte më shumë nga njerëzit e preferuar të Jezorit”.

Herë pas here, rrëfimet për horroret janë vetëm diçka periferike. “Donte vetëm të vriste një tjetër prej bashkëshorteve të miqve të tij…” Por, kjo është mënyra se si jetoi Stalini. Historia e tij është, pashmangshmërisht, një rrëfim vrasjesh të vazhdueshme. Ai, dhe jo historianët që janë marrë me jetën e tij, është fajtor për teprime. Ka vrasje të dhunshme në pothuajse çdo faqe që kthen kur lexon librat e historisë mbi Stalinin, për arsye se kjo ishte karakteristika kryesore e jetës në “Oborrin e Carit të Kuq”. Disa prej lakejve të tij gjenin kënaqësi në gjthë këtë kasaphanë. “Beria, për shembull, u përpoq të spikasë duke kryer me duart e tij torturimin e familjes së Lakobasit, duka ia çmendur atij vejushën, duke i futur një gjarpër në qelinë e saj, si dhe duke i rrahur për vdekje fëmijët”.
Por Stalini ishte i motivuar vetë prej dëshirës për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Sigurisht, ai pretendonte se ecte përpara për shkak të besimit pasionant tek komunizmi. Kur bashkëshortja e Leninit u përpoq të shfrytëzojë statusin e saj, ai i kërkoi të dijë që “mos vallë vetëm se përdorte të njëjtën nevojtore si Babai i Revolucionit, ajo imagjinonte që kuptonte Marksizëm-Leninizmin?” Staini kuptoi gjithçka në mënyrë të përsosur. Sigurisht, lexuesit e librave të historisë nuk kanë dyshime se monstra kishte tru. Por filozofia – ndonëse dikur respektohej sinqerisht – ishte vetëm një front. Në fund të fundit, ai donte vetëm pushtetin.
Pushtet që për pak iu mohua. Pak javë përpara se të vdiste, Lenini diktoi një “Testament” të fshehtë, i cili dëshironte jo vetëm të mos lejonte që Stalini të ishte pasardhësi i tij, por edhe bënte thirrje për shkarkimin e tij. Sebag Montefiore, një prej historianëve të shumtë që kanë shkruar, nuk shpjegon se cila prej çudirave të temperamentit rus apo Politbyrosë bëri të domosdoshme që ky dënim publik të zbulohej vetëm pas vdekjes së Leninit. Cilado qoftë arsyeja, vonesa ishte kritike. Në kohën kur e vërteta doli në shesh, Stalini kishte organizuar funeralin e Leninit në një mënyrë të tillë që ishte më shumë e përshtatshme për një “Shenjt Ortodoks”, dhe kish bindur popullin se ai ishte pasardhësi i duhur.
Dhe komisionerët e pushtetit, në një gabim madhor gjykimi, kishin rënë dakord se tirani potencial kundër të cilit duhej të ngriheshin ishte “Trocki, njeriu i vetëmburrur i revolucionit”. Eshtë një aliteracion për hir të aliteracionit. Ka shumë përshkrime më të mirë për Trockin se sa ky pohim i vockël.
Neveria, e përzier me mosbesim, është i vetmi reagim i duhur përpara zbulimit të asaj çfarë ka bërë Stalini. Ka qenë përtej çdo lloj justifikimi. Por, terrori as nuk i arriti objektivat për të cilët u krye. Vrasja e kulakëve – që ishte menduar se do të dyfishonte prodhimin bujqësor – u pasua nga një rënie në prodhimin e drithit, nën nivelet e kohës së Carit. Dhe lufta nuk u fitua nga Stalini dhe komisarët e tij, por nga vetë Mëma Rusi. Xhaxha Jozefi, Aleati ynë i madh kish qenë gati të dorëzohej. Përse jo? Ai kishte firmosur një pakt me Fyhrerin dhe të dy këta burra kishin shumë gjëra të përbashkëta.
Stalini dhe Molotovi udhëzuan Berian që të kërkonte realizimin e një paqeje të negociuar me Hitlerin, edhe nëse kjo do të kërkonte sakrifikimin e Ukrainës, Bjellorusisë, Moldavisë dhe Republikave Balltike. Por, ndërmjetësi i cili duhej të kishte përcjellë mesazhin gjykoi – duke patur një kuptim më të mirë të situatës se sa e gjithë Byroja Politike – se gjeografia do të sillte fitoren e luftës për Bashkimin Sovjetik.
Ajo fitore erdhi me një çmim të tmerrshëm. Pasi zbuloi se ushtarët gjermanë kishin më shumë frikë nga oficerët e tyre se sa nga armiku, Stalini përshtati të njëjtën politikë. “Thuhet se e vetmja herë kur Stalini ndali luftën kundër populit të tij ishte gjatë viteve 1941 dhe 1942″. Gjatë atyre dy viteve, u dënuan me vdekje 994 000 ushtarë dhe u pushkatuan 157 000. Megjithatë, Stalini fitoi admirimin e disa demokratëve perëndimorë në fundin e jetës së tij. Sigurisht, ata nuk e dinin se sa i ligë ishte ai, por të paktën duhej të dyshonin. Falë Simon Sebag Montefiores dhe historianëve të tjerë si ai, tashmë nuk ekziston as edhe justifikimi më i vogël për të mos e konsideruar Jozef Stalinin një monstër. /Storia in Network/Bota.al

Une kam bindjen se asnje njeri eshte 100% i mire ose 100% i keq. Mendoj se per gjykimin e nje njeriu duhet qe te vihen ne peshe te mirat dhe te keqiat e tija. Eshte e vertete se beri krime te medha por nga ana tjeter diti te udheheqe luften kunder Hitlerit. Pra nga anon peshorja ? Une per vete nuk e di.
Ushtari i Stalinit te Madh ngriti Flamurin Rus ne Reichstag ,ne Zemren e Nazizmit GJERMAN i cili vrau 23 million te pafajshem dhe gjithsej 100 milion njerez ne EUROPE
Ushtari i Stalinit te Madh ngriti Flamurin Rus ne Reichstag ,ne Zemren e Nazizmit GJERMAN i cili vrau 23 million RUSE te pafajshem dhe gjithsej 100 milion njerez ne EUROPE
g: Se pari ju pyes,mos mendoni se po ju flet nxansve te klases se pare,apo mendon se po zhvilloni pune politike qe nuk guxonte njeri te kundershtonte.Per dijeni ne luften e dyte botrore negjith boten u vran rreth 52milion.Duke llogaritur edhe 22000 te shtuar nga komunistet.
g: Se pari ju pyes,mos mendoni se po ju flet nxansve te klases se pare,apo mendon se po zhvilloni pune politike qe nuk guxonte njeri te kundershtonte.Per dijeni ne luften e dyte botrore negjith boten u vran rreth 52milion.Duke llogaritur edhe 22000 te shtuar nga komunistet.ne shqiperi
LEXO HISTORINE TI SE KE MET KE “UKU “AKOMA
MARESHALLI JOSIF VISARIONOVIC STALIN mbetet ne historine boterore si STRATEGU ME I MADH I LUFTES SE DYTE BOTERORE,qe udhehoqi me zotesi USHTRINE E LAVDISHME TE KUQE per shfarosjen e NAZISTEVE HITLERIANE dhe shpetoi BOTEN mbare nga PUSHTIMI NAZIST!!!
STALININ e vleresojne vetem popujt SOVJETIKE e askush tjeter,aq me teper ARMIQTE E TIJ!!!
Ne se duhet gjykuar per krimet ne bote ne 100 vitet e fundit jane te pakrahasueshme krimet e SHBA-ve,Frances,Britanise se MadhemItalise etj ne kolonite e tyre ne te gjithe boten,ne Luften e PARE e te DYTE BOTERORE, me hedhjen e 2 BOMBAVE ATOMIKE NE HIROSHIME E NAGASAKI,ne Luften e Korese ne 1953,ne Luften 30 vjecare kunder popullit vietnamez,ne Luften ne Afganistan,Irak etj,etj!!!
Llogaritni TE VRARET,TE GJYMTUARIT,SHKATERRIMET etj qe i kane shkaktuar botes keto shtete ne keto 100 vjet,pastaj merruni me STALININ!
Mos harroni se ARMATOSJEN DHE NXITJEN E GJERMANISE NAZISTE KUNDER BASHKIMIT SOVJETIK e bene SHBA dhe Britania e Madhe,prandaj ata jane edhe pergjegjesit kryesore te 52 milion te vrareve ne Luften e Dyte Boterore!
Shikoni se cfare pom behet ne SIRI dhe perendimi HESHT!
PSE HESHT???
Sepse keshtu ju intereson per te patur perhere vatra te ndezura lufte per te patur TREG TE GARANTUAR PER SHITJET E ARMATIMEVE E MUNICIONEVE TE TYRE!!!
KORBAT DUAN GJITHMONE KERMA qe te ushqehen!!
LAVDI STALINIT TE MADH!!!
Stalini nuk i vriste antikapatet or Mark!
*****Stalini nje udheheqes I madhe suprem ,pa diskutim ai fitoi luften me te madhe me te tmerrshme kur te gjithe popujt e botes dridheshin perpara hitlerit dhe i kishin kthyer kurrizin B.Sovjetik e lane ne vetmi perpra bishes hitlerjane dhe popujt e B.S me Stalinin e madhe ne zemer hidheshin ne sulme kunder armikut duke shkruar faqe te ndritura te histories popujve te B.S dhe me shpirte luftarak kreu mesymjen me te madhe ne histori me te lavdishme i vuri perpara nazistet me gjithe makinerine ushtarake me moderne te kohes dhe i hodhi tutje nazistet e hitlerit qindara kilometra tutje ne nje front te gjate prej 150 km ,koha kur nazistet kishin rrethuar forcat angleze,amerikane dhe kanadeze ne DANKER ,dhe kur Çurçilli I kerkoi ndihma Stalinit /jemi te rrethuar na jepni ndihma /,dhe Stalini I madhe ja dha ndihmen,i shpetoi aleatet nga asgjesimi hitlerjan.Çdo diktatur e proletarjatit ka ligjet e saje ,dhe kush I shkel ato denohej.Keshtu edhe kapitalizmi ka ligjet e saje te shfrytzimit,te shtypjes,te diskreminimit duke I ndare njerzit ne te pasur dhe te varfer,ne politiken e ndeshkimit per popullin e thjeshte ,dhe mos ndeshkimit per te korruptuarit dhe te pasurit,kapitalizmi eshte shfrytzimit nacional deri ne palce ,ne grabitjen e vendeve te varfera,ne lulzimine krimit dhe imoralitetit dhe droges ku vdesin me qinda dhe mijra njerez dhe jata e njriut ne kapitalizem s’ka vlere sa nje kafshe.Lulzimi I fese ne kapitalizem si kerpurdhat pas shiut eshte per te mbuluar shtypjen dhe shfrytzimin e popullit varfer qe te mos hidhen ne greva.SHtimi I kriminalitetit vrasjet ,vjedhjet grabitjet,perdhunimet droga masivisht sulmet me arme ku vrasin mijra e miljona njerez te pafajshem sot ne bote ky eshte nje fakte .Pra demokracia ne shqiperi keto 24 vjet ka vrare me shume njerez se diktatura e E.Hoxhes.Dhe askush nuk ka mbajtur pergjegjesi.Tani imperjalistet kane frike nga konkluzionet e filozofise dialektike dhe te shkences .Kapitalistet nuk orvaten ta forcoin demokracin por ta mbajne pezull,ase ne vendet e zhvilluara si dhe ne vendet ne zhvillim si shqipria etj.SOT teoricent KAPITALISTE shpifin lloje, lloje akuzash duke nxitur llumin e teologve te njezimit kunder Stalinit per te ruajtur sistemin kapitaliste nga shkatrrimi nje kapitalizmin vrases dhe shfrytzues.~~~~~~~~~~~~~~~~~#
kur lind nje Hitler qe vret njerez te pafajshem i kalon neper dhoma gazi qe te kursej plumbat e i djeg neper krematoriume, i mbledh neper kampe perqendrimi ku mjek te tij bejn eksperimente edhe mbi femij e shtazeria e pa fund deri te urdheroj oficeret te vrasin ushtaret e tij ,vet natyra pjell nje tjeter monster qe te shpetoj nga i pari ! Edhe Stalini sakrifikoi shum ushtar gjat kesaj lufte te madhe ku ter pesha ra mbi Rusin e tij ! Nuk di nese po te mos ish Stalin cili do ish fati i Rusis dhe i gjith njerzimit ! Merita i mbetet Stalinit me gjith gabimet e tij ashtu si dhe Kutuzovit ne luften me Bonapartin ! Ky popull mbajti peshen e rend te ksaj lufte te eger si dhe diktaturen e ktij Stalini, sipas ktij shkrimi rrenqethes ! Me ka qelluar te lexoj ktu e shum vite nje liber me titull, “Konspiracioni i madh kunder Rusis”e aty per her te par, mbas urejtjes qe kisha krijuar per kte monster vrasese, krijova nje tjeter ikon per motivet qe e shtyn te behej i till !Sic thot me lart autori, Stalini donte pushtet dhe gjithcka e beri vetem per pushtet, ndryshe nga udheheqsit e sotem tip Sali Berisha etj qe pushtetin e duan per pasurim te familjes dhe shesin atdhe e popull !Pra Stalini i besoj nje ideologjie qe ne teori sillte barazi dhe ne ato kusht i duhej vetem pushtet, qe ta vinte ne jet e per kte zgjodhi rugen e dhunes !E verteta esht se ne ate koh ka shum tradhti ,ka shum sabotime shum agjentur, qe duan me cdo kusht permbysjen e ksaj ideologjie te re (sipas librit qe flas me lart) e kte terror, e paguan te pakenaqurit e “armiqt e klases”…Sa ishte gjall ai dhe mbas tij BRSS, nuk kishte kte gjakderdhje qe shofim sot !Nuk kishte kto vatra te llahtarshme qe nuk i dihet se ku mundet te ndizen nga casti ne cast ! Kishte luft te ftoht ,kishte izolim por nuk kish kte dyndje qe po sjell destabilizim kudo ! E prandaj po haroen avash avash “krimet ” e Stalinit kur shofim se si priten koka sot ,si u shperbe nje Lindje e Mesme,si po vriten gra e femij, qe per tju larguar tmerrit, marin rugen e panjohur te mergimit e mbyten neper dete !Ska nevoj te perseris cfar thot loko me lart se jan te verteta dhe koha ben gjykimin !
Ka ndryshim ndermjet Stalinit Monster dhe Enverit ?