Pavarësisht ngjarjes tragjike në Lazarat ku humbi jetën edhe një efektiv i policisë, dasmat në këtë zonë nuk janë ndalur.
Fshati i cili ndodhet i rrethuar nga forca të shumta policie, ka mirëpritur këtë javë edhe nuset e reja.
Siç shihet nga kjo foto e realizuar nga LSA, një automjet që po transportonte nusen nuk ka mundur që t’i shpëtojë kontrollit të rreptë policor, duke të kujtuar filmin “Nusja dhe shtetrrethimi” të realizuar në vitin 1978.

Po ku ka nuse ne dite te premte… filloi kontrabanta gjoja me nuse hesapi.