Lazarati digjet, Republika bën plazh

Dita

Kur ajo u fut në Big Brother, u përfol shumë, jo për aftësitë e saj, por për vendin nga vinte dhe përfaqësonte, Lazaratin. Republika Kasmahu ose Bikja, siç i thërrasin shkurt, kishte një ëndërr, të bëhej police, dhe pas disa tentativave ajo arriti të fitonte Akademinë e Rendit dhe sot punon si Inspektore Policie në Vlorë.

Vajza nga fshati i famshëm i Gjirokastrës ka postuar disa foto teksa ka qenë duke shijuar momente nën shoqërinë e aktorëve të Portokallisë, në qytetin bregdetar të Vlorës.

Kjo do të thotë që ajo nuk është në Lazarat, madje nga ajo që shohim, duket se Bikja nuk e ka mendjen fare tek situata ku gjendet fshati i saj. Për të, jeta vazhdon… në të tjera drejtime. Bravo Bike, ti e ke gjetur drejtimin e duhur!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *